"Oppenheimer" rrëmben shumicën e çmimeve "Bafta"
Filmi "Oppenheimer" i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve "Baft...

Rreth 13 vjet më parë u shua Vasillaq Vangjeli, aktori dhe komediani shumë i dashur nga shqiptarët, por nëse do të ishte gjallë sot, artisti do të festonte 76-vjetorin e lindjes.
Vasillaq Vangjeli qëndroi 45 vite në skenë, duke i dhuruar një pasuri të pashlyeshme kinematografisë dhe teatrit.
Aktori lindi më 19 shkurt të 1948-ës dhe u nda nga jeta më 26 shtator 2011 pasi vuante nga diabeti.
Vangjeli studio për Mjekësi, por në vitin e tretë e braktisi shkollën për të hyrë në Institutin e Lartë të Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit të tij e çuan për të bërë stazhin në teatër.

Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit dhe që nga viti 1976 deri më 1 prill 2005 ka qenë aktor dhe regjisor në estradë dhe aktor i Estradës së Tiranës. Në këto kushte aktivizohej që atëherë në Estradën e Shtetit, që nga viti 1967-1968 kur ka qenë regjisor Bujar Kapexhiu. Vangjeli luajti mbi 100 role në teatër, kinematografi dhe estradë.
Për rreth 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm, Vangjeli bëri për vete me qindra mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuajse në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolut, humorist, recitues.

Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di t’i vërë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla. Ajo vetëm të zhvillon, të drejton nëpërmjet dhuntive të lindura. E kështu ndodh edhe me Vasillaqin. Humori është i lindur që me lindjen e tij.
Në rininë e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte. Djalë i formuar e plot dëshirë. Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol te drama “Lëvizja” me regji të Pirro Manit, rol që e realizoi me sukses. Por megjithatë, mendimi i partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan. Urdhri ishte urdhër, pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit, të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre. E Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej. Frikë kishte se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri. E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e merituar të kësaj të fundit.

Estrada nuk e deshi në fillim, punonte pa dëshirë, pa vëmendje. Bënte mungesa në punë, role pa cilësi. Por është po ky artist që u lidh aq shumë me estradën, me humorin, instrumentet, paroditë, sa nuk shpjegohet dot më. Më pas Estrada u bë vendi ku shpërfaqi me të gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike, u bë vendi ku realizoi ëndrrën aktoreske. Vlerat i maten me rolet e interpretuara, e nuk janë pak. I kalojnë të 100 role të krijuara në estradë, teatër, kinematografi, etj.
Aktori do të mbahet mend në rolet e tij si dhëndri Koçi te "Zonja nga qyteti", xhaxhi Vaso te “Shoku ynë Tili”, apo për rolet te shumë filma të tjerë si “Dashi pa brirë”, “Një gjel në qymez”, “Një mburravec që ka frikë nga pëllitja e lopës”, “Dordoleci”, “Don Kishoti”, “Toka e përgjakur”, “Pylli i Lirisë”, “Kur ndahesh nga shokët”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Radiostacioni”, “Yjet mbi Drin”, “Ëndërr për një karrige”, “Dasma e shtyrë”, “Ne vinin nga lufta “, “Rrethimi i vogël”, etj.

Në morinë e madhe të roleve mund të përmendin komeditë: “Nata e dymbëdhjetë”, “Tre ditët e qametit”, “Mimoza pyeti zemrën”, “Tre dhëndurët”, “Mirela”, “Një burrë me dy gra”, “Divorci”, “Lezeti i kolltukut dhe i krevatit”, “Gjashtë vjet shtatzënë”, apo kinokomeditë “Gjuetia e fundit”, “Të gjallë apo të vdekur”, “Një ditë pa pune”, “Oreksi i madh”, “Çanta e zeze”, “Përralla e Trimit”, “Qefllinjtë”, etj.
Në përvjetorin e 60-të, ai u ngjit në skenë me një rol në komedinë e regjisorit Ervin Çuli, “HARVEY”.
Aktori i mirënjohur i humorit, Vaso Vangjeli, u dekorua me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë.

Në vitin 2005, kur u shkri Estrada e Tiranës, Vasillaq Vangjeli u gjet i papunë. Herë pas here ai merrte pjesë në projekte të ndryshme private. Shtëpinë e tij e ktheu në një restorant modest pranë Medresesë, ku i shkonin vazhdimisht miq edhe shokë.
“Nuk është puna ime kjo. E bëj me qejf sepse mbaj fëmijët, por nuk është punë kjo.
Më hanë duart për punë. Sepse jemi në pikun e pjekurisë artistike. Është një pozicion shumë i keq… Dëshirën që kisha sa dola nga shkolla për të punuar në Teatrin Popullor, do të doja ta realizoja tani. Vitet e fundit t’i kaloja atje. Do të doja të realizoja disa figura, që nuk munda dot dhe të dal i qetë në pension. Nuk ka rëndësi se çfarë. Por i dua 3 komedi të mirëfillta. Por të kemi jetë e shëndet. Nuk kam ngopur veten time akoma me art. Kam role pa realizuar”, thoshte aktori në një nga daljet e tij të fundit për mediat, por këtë ëndërr nuk mundi ta realizonte.
Megjithatë, filmat e komeditë vijojnë të shihen dhe humori i tij e mban ende pranë nesh Vasillaq Vangjelin./ CNA
Filmi "Oppenheimer" i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve "Baft...
Na ra si bombë ndarja e Gretës nga Mandi. I kishim të ...
Ia kushtoj këtë kontribut timin historik profesorit Luan M...
Beci, kështu i thërras Besnikut, shokut tim të zyrës, ...
Nasi Kondili dhe Devis Xherahu, dy yjet e muzikës korçare,...
Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon disa dokumente arkivor...
Ai ishte një personalitet në profesionin e tij si pedi...
Një fotografi në të cilën shfaqet një ari polar që fle...
Ikona e Ansamblit Kombëtar dhe Mbretëresha e Valles Sh...
Mbrëmjen e së dielës janë shpërndarë çmimet më prestigjioz...
Në numrin e dytë të buletinin “Përpara” të grupit komu...
Viron Prodani ka publikuar një tjetër libër dhe këtë r...
Është shuar në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozit...
Ditën e sotme, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit ku...
Monumenti arkeologjik “Muret e Portës” në Durrës, është pë...
- Sot Kadare mbushi 88 vjeç. - Viti 1973. Gazetar. Ng...
Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 88-vjetori...
Tregimet e së dielës nga Agim Xhafka Sofo sa pa Benin...
Sot, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, feston...
Caqet e njeriut dhe shkrimtarit tek Ismail Kadare, nga...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...