"Grammy 2024"/ Kush i rrëmbeu çmimet më të rëndësishme
Mbrëmjen e së dielës janë shpërndarë çmimet më prestigjioz...

Ikona e Ansamblit Kombëtar dhe Mbretëresha e Valles Shqiptare, Liljana Cingu është ndarë nga jeta.
Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj.
Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.
Kush ishte Lili Cingu?
Cingu u lind në Tiranë dhe ashtu si dhjetëra artistë të tjerë edhe tek Lili talenti ra në sy që në fëmijëri. Ajo ndërmjet sportit dhe artit zgjodhi këtë të fundit.
Që në moshën 12 vjeçare përfaqëson shkollën”11 Janari” në një konkurrim sportiv, ku dhe fiton një medalje duke u kualifikuar e para.
Regjistrohet në grupin e valleve pranë Pallatit të pionierëve dhe më vonë 1963 ndjek një kurs vallëzimi katërvjeçar pranë AKKVP, nën drejtimin e Gëzim Kacelit. Ajo ju kushtua tërësisht valles dhe nuk mbeti e zhgënjyer.

Përfundon shkollën e mesme në Liceun artistik “Jordan Misja” në degën e koreografisë.
Në vitin 1967, pranohet si valltare profesioniste pranë AKVP, krahas valltareve të tjera. Në fillim interpreton si valltare e thjeshtë në grupin e valleve në vallet “Vallja e maleve”, “Vallja e tërkuzës”etj.
Që nga viti 1969 pas një turneu në Turqi ajo u bë një ndër solistet më të shquara të AKKVP, e cila për më se 30 vjet rresht arriti që në repertorin e saj të interpretonte rreth 200 valle , nga më të thjeshtat e deri tek ato më të arrirat si “Vallëzimi i shqipeve”, “Festë të madhe ka sot Shqipëria” “Vjelja e gështenjave”, “Në garë”, ”Valle me motive të Labërisë”, “Vallja e Tiranës”, etj.
Një rol të rëndësishëm në jetën e gjatë artistike të Lili Cingut kanë luajtur edhe koreografët, ata që i besuan asaj perlat e koreografisë, duke filluar që nga Panajot Kanaçi, Gëzim Kaceli, Agron Aliaj etj.
Lili Cingu është shquar për një interpretim dinjitoz, elegancë e finesë, si dhe një kulturë të lartë muzikore, si njohëse e folklorit të të gjitha trevave. Këto cilësi i dhanë asaj mundësinë që të shpreh më mirë aftësinë në interpretimin e valleve lirike, por edhe atyre epike. Me kërcim të lehtë e plotë bukuri interpretoi me shije si vallen e Jugut, Çamërisë, të Dropullit, të Korçës, të Kolonjës, të Shqipërisë së Mesme,, ashtu edhe vallet epike të Veriut (Shota dhe Azem Galica”, “Sup më sup me malet”, “Oshëtima e maleve”, etj. Dhe natyrisht në këtë interpretim dinjitoz të saj nuk mund të mos përmendim partnerët e saj në AKKVP Besim Zekthi, Bashkim Braho, Rexhep Çeliku etj.

Sukseset e AKKVP janë të lidhura edhe me solisten e këtij ansambli Lili Cingun. Në çdo vend të Evropës, Azisë, Amerikës e Kanadasë ku ka shkuar e është prezantuar Ansambli ka qenë prezent edhe Lili Cingu, duke marrë pjesë në shumë festival ndërkombëtare, ku ajo ka shpalosur me interpretimin e saj vlerat e artit koreografik shqiptar. Lili Cingu është një nga valltaret shqiptare që ka krijuar një personalitet të sajin tipik, jo vetëm në skenë por edhe jashtë saj. Ajo punoi në AKKVP deri në vitin 1997, vit në të cilin u largua në Kanada si plotë artistë të tjerë në atë kohë, ku ushtroi profesionin e saj. Krijoi shkollë ku përgatiti brezin e ri të kërcimit të valles popullore shqiptare. Me duart e saj,si të ishte një stiliste, u qepte valltarëve kostumet e trevave të ndryshme, sidomos në festën e flamurit. Kurse vetë Lili si soliste, ka interpretuar disa herë në koncerte në Kanada, ku të pranishmit janë shprehur: “Me lëvizjet dhe kërcimin e saj, vendi i vogël shqiptar na duket i madh”.

Në vitin 2003 në Festivalin e Folkut në Tuz të Malit të Zi, si e ftuar me grupin e valleve të shqiptarëve në Neë York, u vlerësua si grupi më i mirë i festivalit. Edhe pas kthimit në atdhe Lili nuk e ndërpreu aktivitetin e saj artistik. Ka marrë pjesë në recitalet e partnerëve të saj Rexhep Çeliku e Besim Zekthi dhe në vitin 2011 organizoi recitalin e saj “Vallja ime, jeta ime”.
Artistja e madhe e skenës, Lili Cingu është vlerësuar nga kritikët e artit botëror si “Perëndesha e valles”. Lili Cingu mban titullin “Nder i Kombit”, por gjatë aktivitetit të saj artistik me AKKVP-në ajo është nderuar me mjaft çmime, urdhra e medalje të ndryshme, me Çmimin e Republikës”, “Urdhrin “Naim Frashëri”. “Artiste e Merituar”etj. Për talentin, punën dhe suksesin e Liljana Cingut flasin dhjetëra emisione televizive, reportazhe, me qindra faqe të shtypit të shkruar brenda dhe jashtë vendit./ CNA
Mbrëmjen e së dielës janë shpërndarë çmimet më prestigjioz...
Në numrin e dytë të buletinin “Përpara” të grupit komu...
Viron Prodani ka publikuar një tjetër libër dhe këtë r...
Është shuar në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozit...
Ditën e sotme, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit ku...
Monumenti arkeologjik “Muret e Portës” në Durrës, është pë...
- Sot Kadare mbushi 88 vjeç. - Viti 1973. Gazetar. Ng...
Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 88-vjetori...
Tregimet e së dielës nga Agim Xhafka Sofo sa pa Benin...
Sot, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, feston...
Caqet e njeriut dhe shkrimtarit tek Ismail Kadare, nga...
Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt, që beso...
Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh s...
Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fu...
22 Janari është e kremtja e shën Anastas Persianit, i cili...
Kur më pyeti nipi, në ç’moshë unë kam përjetuar stresi...
Sot artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa, mbush 67...
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi Gladiatori 1...
Për orthodhoksët tradita e festimit të emrit eshtë një tra...
Sot shënohen 556 vite nga vdekja e herorit kombëtar, Gjerg...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...