Fotografia e jetës së egër që i mahniti të gjithë
Një fotografi në të cilën shfaqet një ari polar që fle...

Ai ishte një personalitet në profesionin e tij si pediatër dhe gjenetist, me një kontribut të jashtëzakonshem në fushën e Gjenetikës Mjekësore dhe formimin e brezave të rinj si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe Fakultetin e Mjekësisë “La Sapienza” në Romë.
Pas specializimit në vitin 1983 në Gjenetikë Mjekësore në Universitetin “La Sapienza” Romë (Itali), nxënës i një prej eminencave botërore në fushën e Gjenetikës Mjekësore, Prof. Bruno Dallapiccola, ai u bë një ndër themeluesit e Shërbimit të Gjenetikës Mjekësore në Shqipëri të cilin e drejtoi për shumë vite deri në vitin 2017.
Prof. Mokini ka një kontribut të veçantë në zhvillimin e Gjenetikës Klinike në vendin tonë me krijimin e sektorit të Konsultores Gjenetikë në Shërbimin e Gjenetikës Mjekësore për vendosjen e diagnozës klinike të sëmundjeve gjenetike dhe këshillimin gjenetik të familjeve me risk.
Aktualisht sot në këtë shërbim ka një databazë të plotë në lidhje me sëmundjet gjenetike në Shqipëri duke filluar nga viti 1984. Ai ka shërbyer në vite për këshillimin gjenetik të pacienteve e familjarëve të tyre.
Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm jo vetëm në krijimin e Laboratorit të Citogjenetikës për diagnostikimin e anomalive kromozomike dhe sindromeve të lidhura me to, por dhe për vizionin e tij në kërkim të aplikimit të metodave të reja në këtë laborator si kërkesa të kohës.
Në mungesë të tyre ai ishte gjithnjë në ndihmë të pacientëve dhe familjarëve të tyre për kryerjen e këtyre ekzaminimeve gjenetike dhe konsultave të specializuara në qendra ekselence jashtë vendit.
Me formimin e tij shkencor ai është ndër gjenetistët me kontribut të veçantë në Shqipëri. Karriera e tij pedagogjike dhe akademike në Fakultetin e Mjekësisë është një pasuri në fushën e Gjenetikës Mjekësore.
Leksionet e përgatitura prej tij për studentët dhe specializantet e Fakultetit të Mjekësisë dalloheshin për një profesionalizëm dhe didaktizëm të veçantë, drejtshkrimin perfekt dhe përditësimin e vazhdueshëm me të rejat aq të shumta në fushën e Gjenetikës Mjekësore.
Ai është autor dhe bashkautor i disa librave të Gjenetikës Mjekësore për studentë dhe specializantë, autor dhe bashkautor i dhjetëra artikujve në revista kombëtare e ndërkombëtare, udhëheqës i shkëlqyer i nje sërë doktoraturash dhe diplomash për studentë, recensent me shumë vlerë i disa librave, monografive dhe doktoraturave.
Këtij kontributi i shtohet aktiviteti i tij si drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë projektesh me qendra ekselence jashtë vendit për studimin e mutacioneve më të shpeshta në popullatën shqiptare të Fibrozës kistike (1990-92, 1994-97), β-Talasemisë (2009), Distrofisë muskulare Duchenne (2008-2010), etj. Këto studime ishin jo vetëm një ndihmë dhe mbështetje për diagnozën dhe trajtimin e pacientëve, por krijuan një bazë të rëndësishme për të vazhduar më tej me ngritjen sot të Laboratorit të Biologjisë Molekulare në Shërbimin e Gjenetikës në vendin tonë.
Studimet klinike, biokimike dhe gjenetike dhe depistimet të cilat ai drejtoi apo mori pjesë për sëmundje të tilla si Ataxia Friedreich, Veshka polikistike, Sëmundja Wilson, Neuropatite periferike hereditare në Shqipëri, janë një kontribut i çmuar per popullatën shqiptare.
Prof. Mokin do të jetë i paharruar si një vlerë në mjekësinë shqiptare me një kontribut të veçantë dhe vizion në krijimin e bazave të Gjenetikës Klinike dhe Citogjenetikës në Shqipëri.
Emrin e tij do ta shoqërojë gjithnjë respekti dhe mirënjohja për gjithçka që ai beri në ndihmë të pacientëve dhe familjarëve të tyre me profesionalizmin dhe humanizmin që e karakterizonte, formimin e brezave të rinj, kontributin e tij shkencor në mjekësi dhe veçanërisht në fushën e Gjenetikës Mjekësore, por dhe dashuria dhe vlerësimi i kolegëve dhe miqve për mençurinë, kulturën dhe qytetarinë që ai ofronte./ CNA
Një fotografi në të cilën shfaqet një ari polar që fle...
Ikona e Ansamblit Kombëtar dhe Mbretëresha e Valles Sh...
Mbrëmjen e së dielës janë shpërndarë çmimet më prestigjioz...
Në numrin e dytë të buletinin “Përpara” të grupit komu...
Viron Prodani ka publikuar një tjetër libër dhe këtë r...
Është shuar në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozit...
Ditën e sotme, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit ku...
Monumenti arkeologjik “Muret e Portës” në Durrës, është pë...
- Sot Kadare mbushi 88 vjeç. - Viti 1973. Gazetar. Ng...
Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 88-vjetori...
Tregimet e së dielës nga Agim Xhafka Sofo sa pa Benin...
Sot, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, feston...
Caqet e njeriut dhe shkrimtarit tek Ismail Kadare, nga...
Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt, që beso...
Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh s...
Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fu...
22 Janari është e kremtja e shën Anastas Persianit, i cili...
Kur më pyeti nipi, në ç’moshë unë kam përjetuar stresi...
Sot artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa, mbush 67...
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi Gladiatori 1...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...