Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Jaku Goja nuk ka të bëjë me Francesko Gojën. Është shqiptar, më saktë ishte, se nuk jeton më. Ka disa vjet që na la dhe fluturoi si engjëll. Kështu duhet folur për të. Mbante mbi vete veç virtyte dhe ishte plot stolira.
Për korçarët nuk lodhem hiç të shpjegoj se kush ishte Jaku Goja. Për të tjerët më duhet të rendis me disa radhë jetën e këtij bohemi.
Unë e kam pasur shtëpinë pranë Jakut. Nuk di nëse emrin e ka pasur kështu a ndryshe. Por për të gjithë, derisa ai ndërroi jetë, ishte dhe mbeti Jaku. Ajo Goja nuk e mora vesh si iu ngjit, por në Korçë e shpjegoi si llagap se qyteti ishte mbushur me thënie të tilla. Siç ndeshej p.sh. Piro Buti, Ilkë Kokmadhi, Nasi Gjuha, Spiro Speci, Petro Keci, Landi Mamaja, Gaqo Gjella, Peçi Bajamka, Koço Goxilla, Vangjo Buçe, Koci Kanarina, Stefo Rabecka, Kliti Kukumjaçka e plot të tillë që ekzaktësisht tregonin një person publik të mëhallës a të qytetit.
Jaku, derisa u bë madhor, punonte në parkun e automjeteve. Si biçim motoristi a xheneriku. Nisej me kominoshe herët nga shtëpia dhe në darkë vinte i zi në fytyrën zeshkane, me duart dhe surratin plot vajra makine e nga larg mbante erë naftë. I lodhur dhe i panginjur me ushqim. E te dera e priste shoqëria e natës, grupi i serenatave. Ata nuk bridhnin poshtë dritareve. As i këndonin ndonjë femre të caktuar. Këndonin për dashurinë, si vajza e të gjithëve, që mund të ishte ndryshe në përfytyrimin e secilit, por në këngë shfaqej si një muzë e bukur dhe plot adrenalinë rinore. Kjo kuptohej nga të bërtiturat në kupë të qiellit dhe nga kohëzgjatja e koncerteve deri afër mëngjesit. Të nesërmen, sa agonte, Jaku çapitej drejt ofiçinës me po ato vajra e po atë erë nafte. Kështu derisa një ditë...
-E more vesh për Jaku Gojën, mo?!- më tha Ndreçi Dosa. -Iku në Tiranë me punë, në Opera!
-Hahaha, -qesha unë. Siç qeshi gjysma e qytetit. Por ja që Jaku kishte hipur në skenën e operës si bas i pastër dhe i padëgjuar në shumë vite e treva. Në fillim në kor, pastaj në shkollë e kështu Jaku mori mbiemrin artist.
Këtë rrugë e ndoqën plot zanatçinj korçarë që punonin p.sh. zdrukthëtarë, ose shoferë, ose oficerë dhe përfunduan këngëtarë lirikë. Pa bërë akademi e shkollë arti. Se auditore patën rrugicat, mësuesit patën përvojën dhe zelli u erdhi nga gjenet e të qenit korçar. Kur m'u kujtua Jaku në Amerikë pasi po shihja në TV një koncert me këngëtarë lirikë që ai i vë te thembrat, më erdhën ndërmend edhe plot të tjerë të grupit të Jakut; Petrika Zguro, Petrika Qorri, një me mbiemrin Terezi. Siç kujtova Gjergj Suljotin, tenorin e papërsëritshëm shqiptar që dashuria për qytetin e ktheu nga opera te lagjja ku u rrit. Para ca ditësh mësova se edhe ai ndërroi jetë. Iku dhe një bukë e grunjtë, thoshte ati im për talentet e rralla.
Kur isha student dhe kur nisa punë në Tiranë i gjeja bashkë të gjithë këta dashnorë të muzikës. Që punonin, që pinin pa kufi, që këndonin e ishin të shpenguar nga kufizimet e asaj kohe. Bile çorodisnin edhe policët afër mëngjesit që kur e pyesnin për emrin, u thoshte: “Jaku jam bre! Jaku jam!” E dimë, e dimë, ja ku je. Se të shohim, po kush je nuk na i the, nervozoheshin me Jakun.
Ata jetonin mes pentagramesh, dëfrenin vetë e na dëfrenin dhe artin e jepnin pa biletë edhe në qebaptore, edhe në rrugica, edhe në Opera. Në njëfarë mënyre këta djem ishin Pavarotët tanë. Plot art të madh e mbushur plot thjeshtësi. Na injektuan në gjak muzikën si një mjaltë me polen Morave. Na bënë krenarë që jemi korçarë, bashkëqytetarë e miq të solistëve ardhur nga rruga. Të ardhur nga jeta dhe mbushur me gëzimet e njerëzve të uritur. Të uritur për bukë e të pangopur me art.
Jakut po i shtohen shokët andej matanë. Me siguri po e rikrijojnë grupin. E nuk do jetë çudi kur ndonjë natë të na vijë nga yjet serenata e tyre:
-O vemi, o s’vemi,
Në mes të qiellit ne jemi,
Atje ku dielli dhe hëna lot mbi re…
Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen e...
Është një ditë e shënuar për kulturën shqiptare. Akademiku...
Ka një industri që do të mund të ishte ambasadore e produk...
Dita qe aq e bukur, por m’u nxi sapo dola në bulevard....
Tregimi i të dielës: PADASHUR E LËNDOVA GOMARIN Trokëlli...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Artisti i njohur korçar, Gjergj Sulioti ka ndërruar jetë n...
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare kompozitori i njohur Jo...
Si sot, më 20 Mars të vitit 1899, lindi Llazar Fundo, inte...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Këtë 13 mars bëjnë plot 59 vjet pa Fan Nolin, poetin, përk...
Muzikantët e qytetit të Bremenit "Muzikantët e qytetit të...
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, është kandiduar pë...
Vështirë se gjen kaq shumë matematicienë nga e njëjta fami...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...