Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më ngjethet mishi. Më ngurtësohen mendimet, ndiej ethe në trup. Kështu më ndodh edhe po qe p.sh. korrik. Në zheg e në ngricë ajo ngjarje më fut drithma.
Nisi qetë, si ato ditët me mëngjes plot diell e në darkë ia beh një stuhi me erë dhe me flokë bore të mëdha sa pëllëmba. Isha 13 vjeç, madje as i kisha mbushur. Shkoja në klasën e gjashtë dhe me mësime si përherë isha stampuar te tabela e nderit. Mbaj mend mirë që atë ditë prilli kishte ditëlindjen Kozeta, shoqja ime e bankës. Shokët më thoshin ajo qe e dashura ime. Unë e pranoja ngaqë qe e bukur, me sy të zinj, me të qeshur, plot tallaz dhe në mësime afrohej pranë meje. Pra ishte e dyta e klasës. Kisha muaj që përgatitesha për ditëlindjen e saj. Mendoja për shumë dhurata, por i fshija të gjitha se nuk kisha asnjë lek. S’më jepte kush se tepër nuk kishte kush. Në familje mezi mbaheshim. Derisa vinte rroga ndodhte që ndonjë ditë, a dy, a tri... të flinim edhe pa darkë. Ose me ndonjë gotë çaj mali e ndonjë krodhe të vjetër buke që lundronte sipër. Por nëna ma zgjidhi hallin. Do të të bëj një palë dorashka për Kozetën, më premtoi. Mori një kanotiere leshi të babait, e prishi, e bëri top me fije të trasha e ia hyri punës.
U gëzova se ajo qe artiste kur punonte me shtiza. Kishte vite që na sajonte bluza, pulovra e plot gjëra të tjera. U lumturova kur më tregoi se e mbaroi një dorë. Ma dha ta shihja. Ngjyrë kafe e errët dhe pesë gishtat që atë çast nuk m’u panë si të thurura, por si të Kozetës. Sikur ajo gjendej aty para nesh dhe po i provonte. Nisa t’ia fërkoj gishtat dhe humba mendjen, por nëna ma tërhoqi e s’më la të ëndërroja më shumë.
Në klasë disa herë Kozeta më pyeti se çfarë dhurate do t’i bëja.
-Gjeje!- i thoja.
-Libër?
-Jo.
-Fjongo?
-Jo, jo.
Më tej nuk numëronte. Se aq qenë mundësitë e moshës dhe të jetesës së familjeve tona. Edhe dy ditë e do trokiste ditëlindja. Mamaja gati e mbaroi edhe dorashkën e dytë. Ma tregoi nga larg e qeshte. Shkova të fle i lumtur. Sikur kisha gjetur një thesar me xhevahire. I gëzohesha mamasë dhe e quaja fat të madh që ishte imja. Krahasuar me nënat e shokëve të mi qe ku e ku. Më e bukur, më e qeshur, më punëtore. Fjeta si në përralla dhe sa u zgjova shkova drejt e te sirtari ku nëna kishte vendosur dorezat. E hapa dhe...gjeta dy topa leshi. Uaa, u çudita. Si u kthyen dorashkat në topa? Fola me zë siç duket se gjyshja më tha:
-I prisha unë dorezat se...
Nuk dëgjova më. Ika me vrap e me inat nga shtëpia dhe sa arrita në shkollë takova Calen.
-Arratisemi? -i thashë.
-Në Greqi, apo në Jugosllavi?
-Në Prrenjas.
Aty kisha xhaxhain. Punonte inxhinier. Me të kisha marrëdhënie speciale. Ndërsa me babain kisha 20 vjet diferencë me atë kisha dhjetë. Sapo kishte mbaruar universitetin dhe kishte nisur punë në minierën e Pishkashit. Në mllefin që më kishte përfshirë veç ai mund të më qetësonte. Qe si melhem për mua.
U nisëm drejt stacionit të autobusit për në Maliq. Pastaj ose do na merrte ndonjë makinë e rastit ose do ta bënim më këmbë. Natën do arrinim në Pogradec e të nesërmen do t’ia dilnim të kapnim Prrenjasin. Nuk kishim as lekë, as ushqim. Por kishim inat e nuk ktheheshim pas. Se nesër qe ditëlindja e Kozetës e më mirë vrisja veten sesa të shkoja tek ajo pa dhuratë.
Në autobus nuk na kërkoi kush biletë. Sa zbritëm në Maliq pyetëm dikë nga binte Pogradeci. Ai na shtriu krahun e andej ne ia nisëm marshimit. Prilli i atij viti mbaj mend qe i ftohtë. Kur po ecnim drejt Pogradecit ia nisi një dëborë me suferinë. Ishim veshur veç me tuta e po dridheshim nga i ftohti. Cales iu bë hunda e kuqe e nga ajo i vareshin ca pika, tamam si çezma në kuzhinë kur i hollohej gomina. U futëm te tombina poshtë rrugës. Sa dëgjonim zhurmë makine dilja vrap e zgjatja dorën. Por kot, askush nuk ndalte. Ndaj futesha me vrap te tombino e i shpëtoja erës. Ishim ngrohtë aty. Uria po trokiste, po e largonim. Sa erdhi zhurma e një makine tjetër doli me vrap Calja. Pas pak zhurma pushoi. Bravo Cale, thashë. Dola gjithë gëzim. Calja ia kishte dalë. Makina qe ndalur e nga kabina e saj zbriti...babai im. Fërkoja sytë se nuk po e besoja. Më kapi prej veshi e më hodhi në kabinë. Pastaj iu fut Cales me shpulla e me pickime.
-Po ç’ke me mua? -bërtiste i ziu. -Unë s’jam djali tënd.
-E di, e di, -i thoshte babai. -Po ty s’të kam në shtëpi se Gimit ia tregoj pastaj.
Kështu deri në Korçë. Më mbylli në shtëpi e iku. Prisja dënimin kur të vinte nga puna. Por u bë natë e as babai, as nëna, madje as gjyshja, nuk po dukeshin. Vonë, shumë vonë trokiti dera. Qe nëna me gjyshen.
-Po babai? - pyeta.
-U shtrua në spital. I bënë analizat e vizitat qysh dje. Është ftohur. Duhej të shtrohej në mëngjes, por i hape punë ti, -tha mamaja.
Ngela me gojë hapur e ia plasa një të qare që më dilte prej turpit, jo prej trupit.
-Prandaj i prisha dorashkat e Kozetës, -tha gjyshja. -I bëra kanotiere leshi babait se kështu tha doktori.
Nuk fola. Heshta e po mendoja çfarë dënimi t’i jepja vetes. Të mos ha dy javë që t’i kursej familjes, mendova. Dhe nisa zbatimin që atë darkë. Fjeta pa ngrënë. Në mëngjes do ikja në shkollë pa futur gjë në gojë. Sapo do merrja çantën mbi të pashë dy doreza të zeza lëkure.
-I la mamaja për ty, ia ka dërguar xhaxhi Guri nga Amerika, ti e di që ajo i pëlqen shumë, por t’ia çosh Kozetës më porositi. U bëftë 100 vjeç, -tha gjyshja e doli nga shtëpia. Po iki në spital, dëgjova gjyshen nëpër shkallë.
Orët e mësimit nuk ecnin. Si çizmet e mia kur nguleshin në baltë, meazallah se shkuleshin. Kur ra zilja e orës së pestë dola me vrap nga klasa.
-Nuk e ka tani ditëlindjen, e ka në orën katër, -më bërtiti Calja.
E dëgjova, po nuk i ktheva përgjigje. Po vrapoja e po vrapoja drejt spitalit. Të takoja babain, t’i thoja më fal, ta puthja e t’i mbaja erë djersës së tij që më ngjante me aromën e blirit poshtë ballkonit. Ecja e qaja. Nga gabimet, nga pendesa dhe nga malli për atin tim. Por edhe nga dëshira se do takoja Kozetën. E sa thoja emrin e saj prekja në xhep dorezat prej lëkure. Më dukej sikur fluturoja drejt spitalit duarbashkuar me shoqezën time. Gishtat e saj i kisha bërë gërshet me gishtat e mi. E nuk i shtrëngoja fort, mos i lëndoja. Ngaqë pandehja se brenda pëllëmbës sime kisha dorën e saj aq të ngrohtë, aq të bukur, aq elegante. Aq e aq mbushur me flutura që më rrotullonin mendjen si rodhani te Shëndëllia.
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Këtë 13 mars bëjnë plot 59 vjet pa Fan Nolin, poetin, përk...
Muzikantët e qytetit të Bremenit "Muzikantët e qytetit të...
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, është kandiduar pë...
Vështirë se gjen kaq shumë matematicienë nga e njëjta fami...
Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin H...
Ola e mori vesh rastësisht dramën që sa i kish trokitu...
Juarda Allko 18 vjeçarja nga Cerriku ka zgjedhur që në Dit...
Një pasion i nisur rreth viteve ’75 për arkitektin Maksim ...
E them që në fillim se Korça nuk ngjet me asnjë qytet shqi...
Sonja Mamaqi, operatorja e parë e filmit shqiptar feston d...
Tek prisnim unë dhe Spiro Duni "pagatorin" e Kinostudios t...
Prej 3 ditësh Shkodra ka pritur Karnavalet e 2024-ës, një ...
Mëngjesin kur jam në Korçë e nis me një shëtitje nëpër...
Për më shumë se 70 vjet qyteti liqenor i Pogradecit vijon ...
Rreth 13 vjet më parë u shua Vasillaq Vangjeli, aktori dhe...
Filmi "Oppenheimer" i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve "Baft...
Na ra si bombë ndarja e Gretës nga Mandi. I kishim të ...
Ia kushtoj këtë kontribut timin historik profesorit Luan M...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...