Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

-Mos e zër me shokë mbrëmjen sot. Do të ikim te Viola, na ka ftuar për darkë. U bë me shtëpi të re, -më tha gruaja qysh në mëngjes.
-Patjetër zemër, -i thashë me sinqeritet dhe gëzim.
Viola është mbesa e saj. E takova për herë të parë para dhjetë vjetësh. Na trokiti dera një mbasdite dhe sa e hapa m’u shfaqën para një burrë, një grua dhe një vajzë e vogël.
-Jam Viola, -tha gruaja.
Po i flisja mendjes, cila Viola je, por nga pas dëgjoj gruan:
-Eja brenda, o shpirt.
Më pas mësova hollësira. Viola ishte vajza e Jetës, gocës së xhaxhait të gruas, por ngaqë ishin kaq të lidhura mes tyre e quante mbesë. Para ca muajsh kishte ardhur me burrin nga Korça në Tiranë. Kishte konkurruar për mësuese, kishte fituar. Më pas një shtëpi me qira dhe ec me ritmin e kryeqytetit.
-Në fakt kemi ardhur për Agimin, -ia nisi i shoqi.
-Urdhëro, fol! -i thashë.
-Ti ke miqësi me drejtorin e shkollave në Korçë. Po na krijove një mundësi pune për Violën duam të kthehemi atje. Në Tiranë nuk po ia dalim dot. Qiraja, kopshti i gocës, abonetë, unë më shumë pa punë se s’po gjej dot.
Heshta pak dhe pyeta gruan:
-E mban mend kur erdhëm ne në Tiranë me dy vajzat binjake?
-Ua, ku harrohen ato ditë. Hymë në një apartament 50 metër katror. Asgjë brenda. Veç dy susta krevati që i solli një shok i Gimit. Te një gjellëtore mbushëm një tenxhere me fasule dhe nxorëm katër pjata që i kishim marrë nga qyteti që ikëm. Po s’kishim tavolinë, karrige. Vumë valixhen në tokë e mbi të pjatat me fasule. Anash secili nga tre libra të Enverit si karrige. Dhe iu futëm pjatave e i përlamë. Kështu shtymë ca ditë derisa gjetëm një autorizim për dhomë gjumi. Pastaj blemë katër karrige e ja kështu ia nisëm. Tamam si njerëzit në autobus. Shtyhen e shtyhen sa mezi mbyllet dera. Uf, uf bëjnë të gjithë. Ama askush nuk zbret. Mësohen me atë siklet deri te stacioni i duhur.
U bë pak heshtje, po Viola ma kujtoi drejtorin e shkollave në Korçë.
-Do të të dërgoj një CV. Atje hë për hë do rrimë te shtëpia e mamasë. Nuk paguajmë qira.
-Kam ca kushërinj nga fshati e do na sjellin ca mish e ca bulmet, -tha i shoqi.
Më erdhi keq për gocën e vogël. Do ta kishte brengë kur të rritej që prindërit e hoqën nga Tirana.
-Ej, ishte gallatë kur lanim çarçafët, -nisa të tregoja nga fillesat e mija në kryeqytet. -Nuk kishim lavatriçe dhe te furnela me vajguri vendosëm një kazan me ujë. Brenda shtypëm çarçafët dhe iu grimë tre sapunë Rrogozhine. I lamë tri orë të zienin. Më pas i shpëlamë në govatë dhe i shtrydhëm. Hahah, unë nga kreu brenda në banjë, Tasha në fund të korridorit, se ishte shtëpi kukulle. Ajo e spërdridhte çarçafin majtas, unë djathtas. Uji rrëke në dysheme. Eh, lodheshim, por ia dilnim.
Viola më shihte si ai nxënësi i bankës së parë. I shoqi herë pas here ulte kokën.
-Keq e patëm kur e pushuan Gimin nga puna. Zanati i tij punë zyre. Nuk dinte gjë tjetër, por e shtyu nevoja të fitonte lekë. Dhe një ditë erdhi i gëzuar. E kishte punësuar një shoku i tij, që merrej me tregti, të shkarkonte maunet që ai sillte nga Turqia. -po tregonte gruaja.
Nuk po sajonte. Muaj të tërë e kreva më së miri hamallin. E dinte veç gruaja. Vajzat nuk e mësuan se unë isha pushuar nga puna e zyrës.
Më tej biseda rrodhi mbi hallet dhe përgjegjësitë. Çifti na dëgjonte me vëmendje. Më vinte keq për ta se dukej sikur po i merrnim në provim. Nuk po i pyesnim, por po i shtynim drejt një provimi që ata e kishin me veten. E kuptoja që ishin mes stresit, krijimit të një stereotipi të ri, miklimit nga ca lehtësira që u afronte provinca. Qenë mbi tehun e thikës që ndante guximin nga plogështia, rrezikun nga statuquo-ja, rutinën nga ëndrra, dremitjen nga shpresa.
Kur vajzën e tyre po e merrte gjumi u çuan dhe me kokë ulur na thanë:
-Natën e mirë!
Më pas sikur u harruan. As për drejtorin e shkollave në Korçë nuk më morën në cel. U bëra merak e pyeta gruan:
-Nuk ikën. Këtu janë. Po s’kanë kohë të bëjnë vizita. Se Viola bën dy-tri punë. I shoqi ka hapur një biznes të vetin. Jo kushedi, por që u sjell të ardhura modeste. -tha ajo duke qeshur.
-Leksionet tona paskan vlejtur, -ia ktheva.
-Për llafka je i vetmi ti, -qeshi.
-Dhe për të bërë binjakë, -e qesëndisa.
Më puthi befas.
Ndaj darkën e sotme e prita me shumë kënaqësi. Më duket sikur po shkoj në mbrëmjen e diplomës së studentëve të mi. U gëzova shumë që Viola dhe burri i saj ia dolën, por edhe që Tirana ka në gjirin e vet vajzën e tyre të bukur, Jolën, me sy bojëqielli...
Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka k...
Korça njihet për traditën, kulturën e më shumë për ser...
Besimtarët orthodoksë po festojnë Javën e Madhe të Pashkës...
Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeolo...
Një portret i një gruaje të re nga Gustav Klimt, i cili be...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur i humorit, Agron Ll...
Biletat vazhdojnë të shiten për "Dune: Part Two", i cili p...
Veglat muzikore, të cilat janë thesari kombëtar i popullit...
Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turis...
Alqi ishte manjak, por jo ashtu siç i shkon mendja lex...
Shkrimtari Hysen Kobellari ka kujtuar nëpërmjet një po...
Ditën e sotme në bibliotekën e Korçës është zhvilluar ...
"Dy personalitete të shquara shqiptare në perandorinë osma...
Artistët shqiptarë kanë vënë në jetë një dramë në skenën e...
Zoti e bekoftë shqiptarin e madh te shekullit Sami Repisht...
Veç krijimtarisë së paçmuar artistike në fushën e fotograf...
Aktivistja Brizida Gjikondi ka shpërndarë në rrjetin e e s...
U bënë tri ditë që sa herë në mëngjes zbrisja shkallët...
Në dhomën ku jetoi gazetari Zamir Dule, ditën që u fsheh n...
Sot është Nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...