Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Alqi ishte manjak, por jo ashtu siç i shkon mendja lexuesit. Qe manjak për të bërë foto. Rrinte pas fotografëve të rrugës dhe u lutej ta nxirrnin në poza siç pëlqente ai dhe në vendet ku donte ai. Në fillim ia bënë ca shkrepje para Hotel-Turizmit dhe Bankës së Shtetit. Më vonë e shporrnin se ngulte këmbë ta fotografonin edhe para gjimnazit, edhe para teatrit dhe më e lodhshmja, edhe para uzinës së precizionit ngaqë kjo ishte në periferi të qytetit.
Alqi sa kishte mbaruar ushtrinë kur i hipi ky zell i madh për të dalë në resme, siç e tallnin korçarët. Ai qytet kishte plot njerëz me llagape të çuditshme që nga Kiço Rabecka, Faik Gjymi, Nesti Zëri, Llaqi Gjuha, Raqi Lopa, Pandi Këndeska...por asnjëri nuk kishte maninë e Alqit.
Të gjithë silleshin urtë dhe të matur, veç ky këmbëngulte për foto. Në fakt i ngeli “Manjaku” se ashtu sillej. Bile te Turizmi sapo shihte të huaj me aparat fotografik në dorë me vrap u dilte para dhe qeshte. Nuk guxonte t’i nxiste ta nxirrnin, por vetë qëndrimi i tij bënte që ata ta shkrepnin. Sa dëgjonte shkrakun e aparatit i hipte mërzia se nuk do mundej ta merrte pamjen e stamposur nga që turistët do iknin e askush në botë nuk do kujtohej më për të.
Alqi ishte 20 vjeç kur u bë manjak. Jetonte me nënën. Babai i kishte vdekur herët dhe nga fisi i të atit jetonte vetëm xhaxhai, Pandi, ikur në Amerikë kur Alqi nuk kishte lindur ende. Sa mbaroi ushtrinë nisi punë te fabrika e qelqit, bash në furrën e shkrirjes dhe ngaqë nuk kishte zanat e vunë të ngopte me rërë zjarrin e madh te gryka. Djersinte më tepër se 5 litra ujë që pinte, lodhej e raskapitej. Paguhej pak se quhej punë e pakualifikuar. Mbase nga ky stres e kapi sëmundja e fotografimit.
Kaluan vite e Alqin nuk e ngacmonin më qytetarët. E dinin se çfarë manirash kishte. Vetëm vogëlushët e thërrisnin me zë të ulët manjak, manjak, kur u kalonte pranë. Mbeti me punë te fabrika e nuk u martua. I vdiq nëna dhe fillikat bënte rrugën punë-shtëpi-fotografi.
Kur ndërroi sistemi ai nuk u përzie me asnjë protestë apo grupim politik. U bë gati të ikte nga mali për Greqi kur u mbyll fabrika. Por ato ditë i mbërriti lajmi se vdiq xhaxhai në Amerikë. Mësoi nga ca miq të tij që kishin ikur me green card në Amerikë se xhaxhai nuk kishte krijuar familje atje dhe pasuri e katandi ça kishte duhej të interesohej ngaqë i takonte atij.
Në fillim nuk e besoi, më pas mendoi se xhaxhai ishte i varfër, por kurioziteti e ngacmoi e shkoi te një zyrë avokatie. Kërkoi të interesoheshin ata. Kaq, vetë iku në Selanik e nisi punë si ndihmës i Bertit, kushëririt të tij hidraulik. Shpërblehej mirë dhe jetonte ku e ku krahasuar me vendin ku u rrit. Derisa një ditë një zile telefoni e çoroditi.
-Eja se xhaxhai ka lënë pasuri,-i thanë nga atdheu.
Udhëtoi për tërë natën dhe në mëngjes u shfaq para avokatit. Ai nuk ishte aq miqësor sa para ca muajsh.
-Hë?- pyeti Alqi.
-Na folë ti,-i tha avokati dhe nxori mbi tavolinë qindra foto të Alqit dalë në qytet para cdo institucioni,duke qeshur e duke rrezatuar lumturi.
-Kap njërën,-e shtyu.-Dhe lexoje nga pas çfarë ke shkruar!
Dora i kapi atë duke u zgërdhirë te Turizmi. Nga prapa shkruar :”I dashur xhaxha,jam mirë. Sapo kam ndërtuar hotelin e ri,ky prapa meje.Kemi shumë,shumë punë. Të fala, nipi yt, Alqi!”
-Lexo këtë që ke dalë te Banka.
-I dashur xhaxha e bleva edhe bankën e qytetit. Punët më ecin mbroth. Të përqafoj,Alqi,nipi yt!
Iu kujtuan vitet dhe vendet e fotova,siç mbante mend fjalet shkruar nga prapa.
-Pse?- e pyeti avokati.-Pse ke mashtruar njeriun tënd qindra herë në plot e plot vite?
Alqi u ul në karrike dhe nisi shpjegimin.
-Xhaxhai na dëgonte letra. Shmallej ai,por dhe ne,na fliste për jetën e tij gjerë e gjatë. Brenda në zarf fuste dhe foto dalë para vilës së tij,dalë në restorante,me makinë,në plazhe..
Asnjëherë nuk dërgoi qoftë dhe dhjetë dollarë. Ai e dinte se si jetoja unë dhe nëna,me barkun bosh e me shpirtin zgavër. Ndaj u nxeha nga ligësia e tij dhe ndërmora hakmarrjen. Dilja foto para çdo ndërtese dhe ia nisja,si shkolla ime,fabrika ime, uzina ime. Kërkoja ta çmendja,të mallkonte veten që kishte ikur në Amerikë,se ne këtu gjenim gëzim e lumturi më shumë se ai. Ndaj u bëra maniak pas fotove,nga që kisha fiksim mposhtjen e mëndjemadhësisë së tij.
Pas një qetesie avokati foli zbehtë:
-Ke kryer vetëvrasje,bir. Xhaxha Pandi ka lënë testament. Fotot dhe letrat t’i kthen ty,merri,tani je pronar i tyre. Ndërsa paratë,pas shitjes së vilës dhe dy dyqaneve,ai ia fal muzeut të qytetit se nipi im,shkruan xhaxhai ,është tejet i pasur e nuk ka nevojë per gjë.
Donte të ikte me vrap,por avokati i dha faturën e shpenzimeve. Shifra e tronditi.
-Të t’i shlyej me këste?-propozoi.
Avokati nuk foli. Në rrugë gjallëri e diell. Vrapoi drejt autobuzit të Selanikut. Ai po lëvizte,sa po nisej. I ra fort derës e nga brenda dikush bertiti:
-Hape,o shofer,hape! Po udhëtoka dhe manjaku sot me ne.../CNA
Shkrimtari Hysen Kobellari ka kujtuar nëpërmjet një po...
Ditën e sotme në bibliotekën e Korçës është zhvilluar ...
"Dy personalitete të shquara shqiptare në perandorinë osma...
Artistët shqiptarë kanë vënë në jetë një dramë në skenën e...
Zoti e bekoftë shqiptarin e madh te shekullit Sami Repisht...
Veç krijimtarisë së paçmuar artistike në fushën e fotograf...
Aktivistja Brizida Gjikondi ka shpërndarë në rrjetin e e s...
U bënë tri ditë që sa herë në mëngjes zbrisja shkallët...
Në dhomën ku jetoi gazetari Zamir Dule, ditën që u fsheh n...
Sot është Nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në...
Muaji i Ramazanit është në 10-ditëshin e fundit, i cili ka...
Piktori i njohur, Ali Oseku, është ndarë nga jeta mbrë...
Jaku Goja nuk ka të bëjë me Francesko Gojën. Është shqipta...
Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen e...
Është një ditë e shënuar për kulturën shqiptare. Akademiku...
Ka një industri që do të mund të ishte ambasadore e produk...
Dita qe aq e bukur, por m’u nxi sapo dola në bulevard....
Tregimi i të dielës: PADASHUR E LËNDOVA GOMARIN Trokëlli...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...