Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kulturës ka njoftuar çeljen e ekspozitës "Artivizimi për një transformim social të përgjegjshëm", të mjeshtrit të mirënjohur ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto, kuruar nga “Fondacioni Pistoletto Cittadellarte”.
Ekspozita do të çelet të martën, më 21 maj 2024 në mjediset e COD-it, Kryeministria. E shpërndarë në të gjithë hapësirat e saj, ekspozita rrëfen artin si shprehje e mendimit, që artisti merr përsipër përgjegjësinë për të vënë çdo aktivitet njerëzor në komunikim, nga ekonomia në politikë, nga shkenca te feja, nga edukimi tek sjellja. Me pak fjalë... të gjitha pikëpamjet sociale.
E ndarë në katër ambiente dhe tetë ndalesa, kjo ekspozitë do të ndalet tek: “Të duash të ndryshmen”, “Veprat pasqyrë”, “Kozmologji”, “Ekologji”, “Mitologji”, “Ushqyerja”, “Shkrimi” dhe “Metaverse”. Ekspozita rishikon udhëzimet e projektit të artit përmes veprave të mjeshtrit dhe lindjes dhe zhvillimit të “Cittadellarte” dhe “Parajsës së Tretë” në idenë e një "qytetërimi global" që eliminon distancat duke ruajtur dallimet.
Përzgjedhja e veprave që do të ekspozohen në COD, vënë theksin tek roli i mjeshtrit dhe tek artivizimi, një koncept i krijuar nga Fondacioni “Pistoletto” Cittadellarte, i cili bashkon dy fjalë: "art" dhe "aktivizim". Si përfaqësim i idesë së përdorimit të artit si një mjet aktiv për të stimuluar, angazhuar dhe aktivizuar ndryshimet shoqërore. Është një qasje që shkon përtej shprehjes artistike, duke inkurajuar artistët dhe njerëzit që punojnë me artin të bëhen agjentë aktivë të transformimit përmes veprave të tyre dhe ndërveprimeve të tyre me shoqërinë.
Kjo ekspozitë nisi me ftesën e dërguar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me “Fondazionin Pistoletto Cittadellarte” dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), me menaxhim kuratorial dhe projekti nga z. Francesco Saverio Teruzzi dhe menaxhim projekti ekspozite nga z. Alessandro Lacirasella. Ekspozita sjell në Tiranë veprën e një prej mjeshtrave më të mëdhenj të artit botëror, Michelangelo Pistoletto-s, i shquar si për rëndësinë e madhe artistike të veprave të tij, ashtu edhe për mesazhin e transformimit social, të dialogut dhe pranimit të dallimeve, arti i të cilit është bartës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), nga data 22 maj deri më 2 korrik 2024 dhe hyrja do të jetë e lirë.
Michelangelo Pistoletto lindi në Biela, në vitin 1933.
Filloi të ekspozojë në vitin 1955 dhe në vitin 1960 çeli ekspozitën e tij të parë personale në Galerinë Galatea në Torino. Krijimet e tij të para në pikturë karakterizohen nga një kërkim mbi autoportretin. Në dyvjeçarin 1961 – 1962 mbërriti në realizimin e Veprave pasqyrë, që përfshijnë drejtpërsëdrejti në vepër praninë e spektatorit, dimensionin real të kohës dhe rihapin gjithashtu perspektivën, duke përmbysur atë të Rilindjes së mbyllur nga avangardat e shekullit të XX-të. Me këto punë Pistoletto arriti shpejt vlerësim dhe sukses ndërkombëtar, që e bënë të realizojë, që gjatë viteve gjashtëdhjetë, ekspozita personale në galeri prestigjioze dhe muze të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veprat pasqyrë do përbënë themelin e krijimtarisë së tij artistike të mëvonshme dhe të reflektimit teorik.
Mes vitit 1965 e 1966 prodhoi një tërësi punësh të titulluara Objekte më pak, që konsiderohen themelore për lindjen e Artit të Varfër, lëvizje artistike për të cilën Pistoletto është krijues dhe protagonist. Duke nisur nga viti 1967, jashtë hapësirave tradicionale ekspozuese, realizoi veprimtari që përfaqësojnë shfaqjet e para të atij “bashkëpunimi krijues” që Pistoletto do zhvilloi gjatë dekadave të mëvonshme, duke krijuar lidhje mes artistëve që vijnë nga fusha të ndryshme dhe sektorë gjithnjë e më të gjerë të shoqërisë. Mes vitit 1975 e 1976 realizoi në Galerinë Stein në Torino një cikël prej dymbëdhjetë ekspozitash të njëpasnjëshme, Dhomat, e para e një sërë punësh komplekse të shtrira gjatë harkut kohor të një viti, të quajtura “kontinente të kohës”, si Viti i Bardhë (1989) dhe Breshka e Lumtur (1992).
Në vitin 1978 çeli një ekspozitë gjatë së cilës prezantoi dy drejtime kryesore të kërkimit dhe krijimtarisë së tij të ardhshme artistike: Pjesëtim dhe shumëzim i pasqyrës dhe Arti përfton fenë.

Në fillim të viteve tetëdhjetë realizoi një sërë skulpturash me poliuretan të ngurtë, të shndërruara në mermer për ekspozitën personale të vitit 1984, në Forte di Belvedere, në Firence. Nga viti 1985 deri në 1989 krijoi serinë e volumeve “të errëta” të quajtur Arti i mjerimit.
Gjatë viteve nëntëdhjetë, me Projekt Arti dhe me krijimin në Biela të Cittadellarte – Fondacioni Pistoletto dhe të Universitetit të Ideve, e vendosi artin në lidhje aktive me fushat e ndryshme të shoqërisë me qëllim që të frymëzonte dhe prodhonte një transformim të përgjegjshëm të shoqërisë.
Në vitin 2003 u vlerësua me Luanin e Artë për Karrierën në Bienalen e Venecias. Në vitin 2004 Universiteti i Torinos i dha atij Laurea Honoris Causa në Shkenca Politike. Në atë ngjarje artisti bëri publike atë që përbën fazën më të fundit të punës së tij, të quajtur Parajsa e Tretë.
Në vitin 2007 mori në Jeruzalem Ëolf Foundation Prize in Arts, “për karrierën vazhdimisht krijuese si artist, edukator dhe aktivizues, inteligjenca e pandalshme e të cilit u ka dhënë jetë formave pararendëse të artit që ndihmojnë në një të kuptuar të re të botës”. Në vitin 2010 ishte autor i esesë Parajsa e Tretë, botuar në italisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Në vitin 2012 u bë promotor i Rebirth-day, dita e parë botërore e rilindjes, e festuar çdo vit më 21 dhjetor me nisma të realizuara në mbarë botën.
Në vitin 2013 Muzeu i Luvrit në Paris mikpriti ekspozitën e parë personale të Michelangelo Pistoletto, annéè un – le paradis sur terre. Po këtë vit mori në Tokio Praemium Imperiale për pikturën.
I janë dhënë disa laurea honoris causa në art nga: Universidad de las Artes de L’Avana, Akademia e Arteve të Bukura e Katanias, Firences dhe Leçes dhe nga Universiteti i Bazilikatës.
Është Qytetar Nderi i Qyteteve të Palermos, Sarajevës dhe Sanremos.
Në parkun e Pallatit të Kombeve në Gjenevë, seli e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndodhet skulptura monumentale Rebirth, pasqyrim i Parajsa e Tretë, realizuar me gurët e ardhur nga 193 vende anëtare të OKB-së.
Në vitin 2017 u botua teksti i tij Hominiteizmi dhe Demopraksia, manifest për një rigjenerim të shoqërisë.
Në vitin 2021 u përurua në Cittadellarte Universari, një hapësirë ekspozimi ku artisti prezantoi kërkimet e tij më të fundit, dhe në dhjetor 2022 u botua libri i tij i fundit, Formula e krijimit, ku përshkon hapat themelorë dhe evolucionin e gjithë rrugëtimit të tij artistik dhe të reflektimit të tij teorik.
Në vitin 2023 përuroi me një intervistë të gjatë rëndësinë e edukimit në proceset e paqes në Mbledhjen e përdyvitshme të Ministrave të Arsimit në UNESKO./ CNA
Nëna qysh kur u martua 18 vjeç e derisa doli në pension pu...
“Na ishte njëherë”, kështu titullohet shfaqja teatrale e r...
Në kuadër të projektit të restaurimeve të veprave kinemato...
"Mjeshtri i Madh" i skenës së teatrit, Koço Qëndro, këtë 1...
Sa kthehesha në drekë nga shkolla, pasi haja atë pjatën e ...
Shqipëria arriti të tërheqë vitin e kaluar një shifër reko...
Arkeologët nxorrën në dritë mozaikë dhe afreske të reja gj...
-Mos e zër me shokë mbrëmjen sot. Do të ikim te Viola,...
Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka k...
Korça njihet për traditën, kulturën e më shumë për ser...
Besimtarët orthodoksë po festojnë Javën e Madhe të Pashkës...
Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeolo...
Një portret i një gruaje të re nga Gustav Klimt, i cili be...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur i humorit, Agron Ll...
Biletat vazhdojnë të shiten për "Dune: Part Two", i cili p...
Veglat muzikore, të cilat janë thesari kombëtar i popullit...
Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turis...
Alqi ishte manjak, por jo ashtu siç i shkon mendja lex...
Shkrimtari Hysen Kobellari ka kujtuar nëpërmjet një po...
Ditën e sotme në bibliotekën e Korçës është zhvilluar ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...