Namik Ajazi rikthen Muharrem Fejzon, një nga pionerët e parë të kinematografisë shqiptare
Muharrem Fejzo, një nga pionerët e parë të kinematografisë...
Në këtë reportazh të përgatitur nga Cna Tv, shikuesit do të njihen më në detaj me një nga personazhet më të veçantë që ka fatin të ketë Korça. Korça mbetet qytet i traditës, kulturës, trashëgimisë, dhe më mirë se kushdo këtë e ka përcjellë Lirika Pojani, kostumografja e folklorit tradicional të juglindjes.
Ka qenë viti 2011 kur Lirika ka krijuar kostumin e parë, pasion ky i cili u reflektua ndër vite. Bashkëshorti i saj, Bardhi Pojani, koreograf i mirënjohur korçar, hapi një sallë ku do të mësonte fëmijë e të rinj vallet popullore dhe rryma të tjera. Kjo ka qenë pikënisja edhe e pasionit të Lirikës, e cila pas hapjes së sallës së bashkëshortit, pa nevojën e krijimit të veshjeve popullore për kursantët.
Arritjet e saj deri më sot kanë qenë mjaft të mëdha, pasi dy herë ajo ka qenë kostumografe e Festivalit të Gjirokastrës duke përfaqësuar denjësisht traditën e qytetit të bukur të Korçës. Për të, krijimi i një galerie që më në fund ja arriti ta realizonte, ishte një ëndërr e mbetur në sirtar.

"Kostumin e parë e kam bërë në vitin 2011. Filloi ashtu krej papritur, bashkëshorti im hapi një sallë dhe aty ishte nevojë, që të visheshin këta fëmijë, të performonin vallet e ndryshme, të vishnin kostumet e zonës. E kështu filloi. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam rreshtur së punuari folkun. Më pas, në 2015 kam qenë kostumografe në festivalin e Gjirokastrës dhe aty ishtë një dashuri më vete. Shumë e vlerësuar, përfsaqësoja Korçën, kostumet më të bukura të saj dhe vazhdoi e u rrita. Më vonë, në 2023 sërish kostumografe në festivalin e Gjirokastrës. Por, çfarë dua të them. Gjithmonë kam qenë jo e plotësuar në këtë pjesë sepse më kanë ngelur ato foto në celular. I kam ndarë me persona të veçantë që bënin një porosi dhe sot ëndrra ime shpërtheu dhe dua ta ndaj me të gjithë njerëzit, sa të bukur e kemi folkun, sa e pasur është Korça me kostumet e saj dhe këtë ëndërr sot dua ta ndaj me të gjithë. Dua të festoj së bashku me ëndrrën time dhe me traditën dhe i kam ftuar të gjithë të festojmë për vlerat kaq të bukura që i kemi."
Lirika Pojani pavarësisht se ka shumë për të folur për veten e saj, ka zgjedhur që fokusin ta marrë galeria e sapo inaguruar në zonën e pedonales të qytetit. Ajo mes emocionesh na tregon me detaje se çfarë mund të gjejnë artdashësit, qytetarët korçarë, të rinjtë dhe vizitorët në galerinë e saj "Etno Art". Një nga kostumet më të vjetra daton prej vitit 1988, një kostum qytetar me të cilin u përfaqësua edhe në Gjirokastër, ndërsa më i vjetër akoma është kostumi i grave të fshatit Dardhë, që mbart një histori të veçantë të risjelljes së tij në jetë.
"Në ekspozitë përveç kostumeve të qarkut të Korçës, duke filluar nga kostumi i Dardhës. Kostumin e Dardhës e kemi simbolin e Korçës për gra, sepse Dardha ka qenë një qytetari. Më pas kemi për burra kostumin e Devollit me fustanellën, me jelekun me krahë. Në fustanin e Dardhës nuk kam lënë ornament të fustanit, duke e sjellë në tre breza nga sëndyku i një zonje të moçme. E kam punuar me aq dashuri e aq pasion duke mos lënë asnjë detaj. Kostume të tjera kemi qytetarin, që nga 1988, ku u përfaqësova edhe në Gjirokastër me këtë kostum dhe e hijeshon më shumë edhe vashat kur e veshin. Jam shumë e lumtur që këtë kostum e kam bërë edhe pjesë të ansamblit "Skënderbeu"."
Ajo që na bën përshtypje gjatë vizitës tonë pranë galerisë Etno Art, është padyshim vlera e çmuar që vijon të mbahet gjallë si traditë e zonës nga Lirika. Ajo thotë se çdo detaj i kostumeve është një varg historie që i përket Korçës, një traditë që duhet ta shijojë edhe brezi i ri.

"Shumë vlerë, janë shumë të çmuara, çdo detaj i kostumit është një varg i historisë që na përket. Duke punuar këtë galeri, sepse kam sjellë ca tradita, gjëja e parë që kam menduar është që kushdo ta shohë, të zgjojë atë ndjenjën e dashurisë dhe ti japë emocione. Nëse ndodh kjo, e kam arritur. Dhe jo vetëm dëshira që të vijë brezi i ri që duke e parë, duke e shijuar, duke e prekur, do ti lindë dëshira të krijojë këto motive të folkut. Ti veshë në jetën e përditshme apo në një festë, ti dashurojë dhe ti çojë para. Dhe kështu brez pas brezi ne e përcjellim këtë traditë kaq të bukur."
Netë pa gjumë, lodhje e pamasë, gjatë gjitjë këtyre viteve, por për Lirikën ajo që ka më shumë rëndësi është konkretizimi i çdo elementi të vjetër të veshjeve. Nëse ditët e sotme nuk mund të gjejmë elementin e xibunit, këtë shumë mirë mund ta përshtate Lirika me elementin e shajakut.
"Shumë jam lodhur. Netë pa gjumë. Jam lodhur sepse meraku që të isha shumë konkrete në traditë, që mos më lëvizte asnjë element. Në ditët e sotme ne nuk mund të gjejmë atë xibunin, atë materialin që bëhej në ato vite, por kemi mundësira. E kam sjellë në shajak, në materiale që mund të kem, por kjo nuk do të thotë që i bie vlera. Unë kam rruajtur me shumë dashuri të gjitha elementët që ka kostumi."
Galeria e sapoinaguruar nga artistja korçare është realizimi i ëndrrës së saj shumëvjeçare. Përmes ekranit të Cna Tv, ajo falenderon të gjithë pjesëmarrësit, që nga miqtë e saj, artdashësit korçarë, qytetarë, por edhe vizitorë të huaj të cilët nën tingujt e muzikës, kanë shijuar atmosferën fantastike duke kërcyer e duke njohur edhe folklorin muzikor të zonës.
"Unë kam shumë emocione dhe i falenderoj të gjithë që janë pjesë sot e këtij emocioni tim, e kësaj ëndrre time. I ftoj të vijnë ta shikojnë sepse do gjejnë veten, do gjejnë Korçën, do gjejnë traditat e bukura që për ne s'do vdesin kurrë."
Lirika Pojani, artistja me duar të arta, mbetet një nga vlerat që ka Korça. Pasionin dhe dashurinë e saj për folklorin, Lirika kërkon ta trashëgojë brez pas brezi, duke u përcjellë përmes galerisë së saj, pikërisht të rinjve, vlerat dhe traditat që janë të pavdekshme. Ajo do të rizgjojë dashurinë për traditën, një dashuri që është brenda çdo kujt, por thjesht duhet të dalë në pah./ CNA
Muharrem Fejzo, një nga pionerët e parë të kinematografisë...
Eduard Shalsi është ndër politikanët më të njohur të së ma...
Në ambientet e COD në Kryeministri është promovuar libri “...
Lirika Pojani, një ndër kostumografet më të spikatura në K...
Aktori i njohur nga Vlora, Vasillaq Godo, është ndarë nga ...
Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kultur...
Nëna qysh kur u martua 18 vjeç e derisa doli në pension pu...
“Na ishte njëherë”, kështu titullohet shfaqja teatrale e r...
Në kuadër të projektit të restaurimeve të veprave kinemato...
"Mjeshtri i Madh" i skenës së teatrit, Koço Qëndro, këtë 1...
Sa kthehesha në drekë nga shkolla, pasi haja atë pjatën e ...
Shqipëria arriti të tërheqë vitin e kaluar një shifër reko...
Arkeologët nxorrën në dritë mozaikë dhe afreske të reja gj...
-Mos e zër me shokë mbrëmjen sot. Do të ikim te Viola,...
Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka k...
Korça njihet për traditën, kulturën e më shumë për ser...
Besimtarët orthodoksë po festojnë Javën e Madhe të Pashkës...
Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeolo...
Një portret i një gruaje të re nga Gustav Klimt, i cili be...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur i humorit, Agron Ll...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...