Ndarja nga jeta e poetit Skënder Rusi/ Mesazhi prekës i të birit: Tim Eti, dy fjalë
Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njoh...

Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 72-vjeçare. Rusi njihet si liriku i letrave shqipe, që i dedikoi vargjet më të ndjera dashurisë.
Që kur ishte student në Shkodër, Rusi ka sjellë poezinë lirike si askush tjetër, poezi të cilën e ka lëvruar aq me shumë dashuri deri në frymën e fundit.
Ai shkroi edhe për miqtë e tij më të mirë sepse Rusi, ishte ndoshta më social se çdo poet tjetër.
Krijimtaria poetike e tij është pasuria më e madhe që poeti i la Devollit ku lindi e u rrit dhe Korçës së tij të dashur, qytetit në formë zemre, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës dhe I thuri vargje siç vetëm ai dinte, ashtu siç i la një pasuri të madhe letrare të gjithë Shqipërisë.

Prej më shumë se pesë dekadash ai i dhuroi shpirtin e tij poezisë shqipe.
Në tetor të vitit të kaluar, Rusi promovoi përmbledhjen e fundit poetike, me titull “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”.
Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetsore, Rusi u ngjit në skenë dhe interpretoi disa vargje, si një paralajmërim I kobshëm për largimin e tij të parakohshëm.
“Dhe vjen një çast që në këtë anije s’do jem…
Unë i dhashë asaj lavdinë ajo më tha vdekjen”

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.
Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Prej 12 vjetësh është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë.
Prej 7 vjetësh organizoi dhe drejtoi aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë” me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.
Në 2021-shin, Rusi u vlerësua me titullin ‘Qytetar Nderi” i Korçës./ CNA
Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njoh...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga j...
Një tjetër media e huaj ka shkuar për Shqipërinë turistike...
Një lajm i trishtë është bërë i ditur këtë të diel. Pandel...
Në këtë reportazh të përgatitur nga Cna Tv, shikuesit do t...
Muharrem Fejzo, një nga pionerët e parë të kinematografisë...
Eduard Shalsi është ndër politikanët më të njohur të së ma...
Në ambientet e COD në Kryeministri është promovuar libri “...
Lirika Pojani, një ndër kostumografet më të spikatura në K...
Aktori i njohur nga Vlora, Vasillaq Godo, është ndarë nga ...
Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kultur...
Nëna qysh kur u martua 18 vjeç e derisa doli në pension pu...
“Na ishte njëherë”, kështu titullohet shfaqja teatrale e r...
Në kuadër të projektit të restaurimeve të veprave kinemato...
"Mjeshtri i Madh" i skenës së teatrit, Koço Qëndro, këtë 1...
Sa kthehesha në drekë nga shkolla, pasi haja atë pjatën e ...
Shqipëria arriti të tërheqë vitin e kaluar një shifër reko...
Arkeologët nxorrën në dritë mozaikë dhe afreske të reja gj...
-Mos e zër me shokë mbrëmjen sot. Do të ikim te Viola,...
Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...