Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që në mbi dy mijë vjet u rezistoi tre tërmeteve
Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rin...
Korça çel zyrtarisht sezonin turistik me aktivitetin më të veçantë të verës, Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve. Qyteti juglindor organizoi për të 17-tin vit radhazi karnavalet, një festë tradicionale e këtij qyteti, që solli një atmosferë fantastike në Korçë.
Trupa karnavalesh nga Shqipëria dhe shtete të tjera të Europës janë bërë bashkë në këtë festë për t'i dhuruar qytetit një pamje ndryshe dhe plot emocion.
Organizatorja dhe aktorja e mirënjohur Zamira Kita, e veshur me një kostum mjaft të veçantë, e mbuluar nga frutat, na tregon simbolin e vjeshtës dhe po ashtu atmosferën festive që ka mbledhur mijëra turistë në qytetin e Korçës.

"Jam shumë e kënaqur që kemi çelur sezonin turistik. Në fakt ka kohë që ka filluar sezoni turistik në Korçë, ne ndihemi shumë të lumtur kur shohim që shumë qytetarë të Shqipërisë dhe të huaj zgjedhin Korçën, por sot u ndje shumë më tepër atmosfera” tha aktorja Zamira Kita.
28 grupet pjesëmarrëse kanë prezantuar fabulat e tyre duke i dhuruar qytetarëve korçarë, turistëve vendas e të huaj, një atmosferë elektrizuese me plot emocione. Mesazhin e fabulave e kanë dhënë 22 grupe nga Korça dhe 6 grupe nga Italia, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
“Siç e shihni, grupet kanë qenë të shumta, ne jemi plot 28 grupe, 400 persona të veshur karnaval, me kostume të ndryshe dhe tematika. Unë kam zgjedhur të vesh "Vjeshtën", e cila është gjithmonë e bukur në Korçë pavarësisht se tani nuk jemi në vjeshtë. Jam e mbushur e gjitha me fruta dhe besoj që ky kostum është shumë interesant, më pëlqen dhe më rri mirë. E veçanta e karnavalit është që kemi 6 grupe të huaja të cilat kanë performuar dhe Bullgaria ka ngritur peshë qytetin me kostumet e bukura me kokat e kafshëve. Gjithashtu kemi patur Greqinë me kostume të veçanta, Italinë dhe Japoninë të dyja bashkë se kemi kostumet japoneze të sjellë nga Italia. Kemi patur Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, me kostume, fabula, muzikë, atmosferë, gjithçka shumë e bukur. Jam e lumtur, s'kemi mbaruar, fillojmë Carnaval Party”, u shpreh Kita.
Cna Tv ka siguruar intervista me disa nga personazhet më pikantë të këtij festivali.
Irina Treska, vajza nga Korça, ka zgjedhur që këtë karnavale të vishet me fustan të bardhë dhe me krahë të zinj, që tregon edhe fabulën e ulje ngritjeve që hasim në jetë.

"Fabula lidhet me të bardhën e të zezën. Jam veshur me të bardhën si ëngjëll por unë kam krahët e zinj sepse në Rin Shoë isha pjesë e perëndive greke. Zgjodha Nemesis dhe jam ndryshe nga të tjerat. Është hera e parë që jam pjesë e Karnavaleve. Më duket shumë mirë, është eksperiencë e bukur dhe sidomos fëmijët më pëlqejnë që vijnë dhe kërkojnë foto. Janë shumë të lezetshëm."
Anton Gjoka nga Tuzi i Malit të Zi, së bashku me grupin e tij, merr pjesë për herë të parë në karnavalet e Korçës, ndërsa kanë prezantuar zotat grekë.

"Vijmë nga Tuzi. Nuk është hera e parë, kemi marrë pjesë edhe disa herë të tjera. Sot e kemi temën "Zotat grekë". Inspirimi na erdhi duke u bashkuar si shoqëri dhe e zgjodhëm këtë temë. Mesazhi, të respektojmë njëri tjetrin dhe gjithmonë e mira fiton. Shpresoj të kthehemi sërish."
Leonidas Skopelitis vjen me grupin e tij nga Greqia, të veshur si derrkucë, po ashtu pjesëmarrës për herë të parë. Ai shprehet mjaft i lumtur që ndodhet në këtë qytet duke thënë se do të rikthehen sërish.

"Ne jemi grekë. Prezantojmë sot Ksanthi, qytetin më të bukur të Greqisë. Hajdeni na u bashkoni. Jemi veshur si derrkuce, sepse kemi veshje shumë të bukur për të veshur. Korça është qytet shumë i bukur dhe po kënaqemi shumë. Është hera jonë e parë në Shqipëri. 100% do kthehemi."
Artisti Vaskë Niço rikthen personazhin e veçantë të Charlie Chaplin, ashtu si në vitin 1994, ndërsa ka dashur që edhe pas 30 vitesh ta mbyllë me këtë personazh.

"Gëzuar për shumë vjet festën kombëtare që realizohet me hapjen e sezonit turistik. Faleminderit qytetarëve që kanë dalë dhe na shoqërojnë. Shpresoj të kënaqemi të gjithë. Në vitin 1994 kam hapur karnavalet me Charlie Chaplin dhe pas 30 vitesh dua ta mbyll po me këtë personazh."
Opera Aida është ajo çka ka zgjedhur Aleks Suljoti me vajzat e tjera pjesëmarrëse, duke dhënë mesazhin se pavarësisht çdo vështirësie, në jetë fiton gjithmonë e mira.

"Prezantojmë Operan Aida të Guissepe Verdit sepse na pëlqeu dhe rastesisht e përzgjodhëm për sot që të gjendeshim pikërisht këtu. Nuk e kishim përgatitur, u gjendëm rastësisht. Fabula është se gjithmonë fiton e mira. Sado vështirësi dhe sakrificë të ketë jeta, e mira është ajo që fiton."
Aktiviteti ka startuar prej orës 18:30 në bulevardin kryesor të qytetit, me paradën e grupeve të ndryshme, dhe ka kulmuar në Pazarin e Vjetër të Korçës me Carnival Party. Mbrëmja është shijuar nga mijëra korçarë, vizitorë vendas e të huaj, ndërsa atmosfera u ndje në çdo cep të qytetit. Korça edhe këtë të shtunë është bërë top destinacion i vizitorëve, ashtu si i ka hije vetëm këtij qyteti./ CNA
Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rin...
"Gruaja e burrit tim", komedia që ka rrëmbyer zemrat e pub...
Bashkia e Kolonjës ka çelur mbrëmë në një koncert të këngë...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka kujtuar një nga momentet m...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, ka mbyllur sytë përgj...
Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njoh...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga j...
Një tjetër media e huaj ka shkuar për Shqipërinë turistike...
Një lajm i trishtë është bërë i ditur këtë të diel. Pandel...
Në këtë reportazh të përgatitur nga Cna Tv, shikuesit do t...
Muharrem Fejzo, një nga pionerët e parë të kinematografisë...
Eduard Shalsi është ndër politikanët më të njohur të së ma...
Në ambientet e COD në Kryeministri është promovuar libri “...
Lirika Pojani, një ndër kostumografet më të spikatura në K...
Aktori i njohur nga Vlora, Vasillaq Godo, është ndarë nga ...
Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kultur...
Nëna qysh kur u martua 18 vjeç e derisa doli në pension pu...
“Na ishte njëherë”, kështu titullohet shfaqja teatrale e r...
Në kuadër të projektit të restaurimeve të veprave kinemato...
"Mjeshtri i Madh" i skenës së teatrit, Koço Qëndro, këtë 1...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...