“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Edhe këtë vit, Korça është përzgjedhur nga organizatorët e Rally Albania, si një nga destinacionet me terrene të mrekullueshme për garuesit.
Rreth 300 të apasionuar pas këtij sporti ekstrem si edhe garues profesionistë, nga të gjitha vendet e botës, i janë bashkuar garës me shumë adrenalinë prej 4 ditësh tashmë.
Gara ka nisur nga kryeqyteti, duke vazhduar më pas në Qeparo, ndërsa sot kanë mbërritur në Korçë ku do të garojnë ditën e nesërme përgjatë shtigjeve.
Garues me motorra e makina të terrenit malor kanë ngritur stendat pranë sheshit tek Qyteza e Fëmijëve, për tu çlodhur e shijuar sot qytetin, ndërsa e nesërmja u ka rezervuar aventurën e rradhës.
Cna Tv sjell ekskluzivisht për shikuesit atmosferën pranë këtyre garuesve që me shumë emocione kanë treguar pasionin e tyre për motorrat dhe garat, e po ashtu pritshmëritë në atë çka ofron terreni i Korçës.
Malvin Kaçaj është një nga pilotët tashmë profesionistë, përfaqësues i ekipit "Naçut Racing", i krijuar prej vitit 2005. Për Malvinin, ky sport është bërë pjesë e pandarë e jetës së tij, ndonëse me shumë vështirësi në varësi të terreneve malore, sërish mbart shumë adrenalinë dhe emocion për të.

"Pasioni është i vjetër sa vetë gara, por ndërkohë ne nuk e ndiqnim dot në 2005 kur është krijuar ekipi. Ka qenë pak i mëvonshëm, kuptohet edhe me vitet por është një pasion që nuk është ndarë nga puna, zanati dhe pjesa tjetër e jetës. Kemi që në 2005 që krijuam ekipin Naçut Racing, tashmë i konsoliduar dhe prej këtij viti jemi në podiume, me rezultate shumë të mira. Sivjet është viti i 20-të i Rally Albania, nuk kanë mbaruar rrugët apo shtigjet që organizatorët përzgjedhin, çdo vit është më i vështirë e ka të papritura e surpriza. Sivjet nisi me supriza që ditën e parë me rrugët ekstreme që kishin përzgjedhur dhe detyrimisht vetëm gjysma arriti ta mbarojë. Ndër ta ishim edhe ne që po vazhdojmë akoma për të mbyllur garën dhe mundësinë për të qenë në podium. Korça ka qenë gjithmonë destinacion i përzgjedhur nga organizatorët sepse ka goxha terren, ka mal, fushë, pra larmishmëri të terreneve."
Edhe Albi Saliasi, si pjesë e garuesve të këtij ekipi, shprehet i kënaqur nga ajo çka ofron Korça, duke përmendur fshatrat turistikë me pamje e terren fantastik. Për Albin këto 4 ditë të garës kanë qenë sa të lodhshme, aq edhe të veçanta. Në 20 vite që është pjesë e këtij sporti, adrenalina sa vjen e shtohet, po ashtu edhe arritjet e "Naçu Racing".

"Korça ka Voskopojën, Dardhën, pjesën e fushës së Maliqit, ka shumë gjëra të lezetshme për ti parë shqiptarët por edhe të huajt, për promovimin e qytetit dhe gjithë Shqipërisë. Këto ditë kanë qenë të lodhshme, të bukura, të paharrueshme. Po bëjmë 20 vjet që merremi me këtë sport, herë kemi qenë pjesë e stafit mbështetës të ekipit, herë garues. Rezultatet kanë qenë të mira, të pranueshme, të pamotivueshme, të gjitha bashkë."
Mario Nikolli është prej 7 vitesh pjesë e këtij sporti ekstrem. Marion e njohin pjesa më e madhe e futbolldashësve për shkak të angazhimit të tij në ekipin e Skënderbeut, disa vite më parë, ndërsa është bashkuar me të apasionuarit e Rally Albania vitet e fundit. Në këtë 20 vjetor të organizimit të këtij kompeticioni ndërkombëtar, duket se konkurrenca është shumë e fortë mes garuesve, por pritshmëritë janë të larta sa i përket këtij ekipi pasi një nga makinat është pretendente për të kapur 3-shen e parë.

"Pasioni është dhuratë ose gjobë nga Naçut Racing, kemi shumë vite, praktikisht 6 apo 7 vite që jam pjesë e ekipit. Realisht jep shumë emocione, shumë adrenalinë, është pasion. Ka filluar në Tiranë, më pas 2 ditë në Qeparo, sot erdhëm në Korçë dhe sigurisht gara është shumë e fortë. Është 20 vjetori i garës, ka shumë konkurrencë, aktualisht jemi 7 makina në garë dhe me njërën prej tyre jemi pretendentë në tre vendet e para dhe shpresojmë që ta luftojmë fort deri në fund për të arritur pse jo vendin e parë. Korça dihet, s'ka nevojë ti zgjedhim, unë personalisht ndihem si në shtëpi meqënëse kam qenë edhe pjesë e futbollit por do ta mbarojmë këtë speciale, e më pas do ta shohim gjithë qytetin."
Të shumtë janë garuesit nga 25 shtete të ndryshme të botës, të cilët marrin pjesë për të disatën herë në këtë organizim madhështor.
Alberto Garlini vjen nga Italia me një histori mjaft interesantë të rrugëtimit të tij në këtë sport. Që prej moshës 14 vjeçare ai është dashuruar me motorrin dhe tashmë është i pandalshëm në sportin ekstrem. Alberto ka udhëtuar në të gjithë botën, ka kapërcyer 40 shkretëtira, ka udhëtuar 16 mijë kilometra drejt Amerikës së Jugut, por ai thekson faktin se nuk e ndërron Shqipërinë me asnjë vend të botës. Për të, Shqipëria është vendi i duhur për të zhvilluar këtë sport.

"Unë jam nga qendra e Italisë, Fiorentinës. Për herë të parë në Shqipëri kam ardhur në vitin 1993, më pas fillova Rally në 2007 dhe kam marrë pjesë në gara. Që në fëmijëri më ka pëlqyer motorri, u bëra motorrist në moshën 14 vjeçare, 16 vjeç mora patentën dhe nuk u ndala më. Në fakt unë nuk jam vetëm një pilot në garë, por edhe udhëtar pasi kam shkuar nëpër botë. Kemi kapërcyer 40 shkretëtira, vitin e kaluar isha në Amerikën e Jugut, me motorr 16 mijë kilometra. Unë jam i çmendur për të udhëtuar me motorr. Shqipëria është fantastike, më pëlqejnë shumë njerëzit sepse janë të përzemërt dhe s'kam patur kurrë telashe me shqiptarët. Ky vend është gjithmonë fantastik për sportin tonë."
Një tjetër garues nga Italia është 49 vjeçari Christian Pastori, i cili e ka përqafuar këtë sport prej moshës 18 vjeçare. 4 herë kampion i Rally në Shqipëri, dhe sërish garues në këtë edicion të 20-të. Christian tregon për Cna Tv se në Shqipëri ka gjetur njerëz mikpritës, vende të magjishme, duke e krahasuar këtë vend me parajsën.

"Jam nga Milano i Italisë. E fillova këtë sport në moshën 18 vjeçare, tani jam 49. Kam marrë pjesë në 10 edicionet e Rally në Shqipëri. Kjo është hera e 11-të që vij këtu. Kam fituar 4 herë Rally në Shqipëri, po ashtu kam fituar 2 herë me Rally Tirana. Kjo është gara më e bukur që kam bërë dhe përsëri rekord. Këtu kam shumë miq që i kam njohur këto vite, vij edhe me pushime, takohem shpesh me ta. Shqiptarët kanë një zemër të madhe dhe për mua janë shumë mikpritës. Shqipëria është shumë e bukur, ka vende të magjishme. Në Itali kemi gjithnjë e më pak vende për të bërë gara, këtu përkundrazi është parajsë, me respekt për makinën dhe njerëzit."
Për suedezin Stewe Wilhelmsson pjesëmarrja në këtë garë ndërkombëtare është për herë të pestë. Ai vazhdon të rikthehet në Shqipëri, ndërsa thotë se çdo gjë në këtë vend është shumë e bukur, me shumë male e shtigje.

"Jam nga Suedia dhe thjesht e dua Shqipërinë dhe atë çka ajo ofron për Rally. Është hera e pestë për mua këtu, mbase edhe më shumë sepse vazhdoj të rikthehem në Shqipëri. Çdo gjë është kaq e bukur, ka shumë male e shumë shtigje, me të vërtet shumë e bukur. Ky tur nisi nga Tirana dhe do të përfundojë po atje. Sot do të shkojmë në hotel që të pushojmë pak dhe nesër do të vazhdojmë me garën."
"Rally Albania" është gara më e madhe ndërkombëtare që vjen me edicionin e saj të 20-të dhe bën bashkë 300 garues nga e gjithë bota. Atmosfera që është krijuar sot pranë Qytezës së Fëmijëve në Korçë është mbresëlënëse. Të gjithë garuesit së bashku po shijojnë freskinë që ka qyteti këtë mbrëmje, duke u larguar pak nga temperaturat e larta të jugut dhe po ashtu edhe larg lodhjes. Ditën e nesërme të gjithë garuesit do të përshkruajnë shtigje rreth e rrotull Korçës, maleve të saj, terrenit fantastik që ajo ofron. Të gjithë pjesëmarrësit e kanë Shqipërinë vendin e tyre të preferuar, vend që i përshtatet më së miri sportit ekstrem të makinave e motorrave malorë. Gara do të vijojë edhe për disa ditë të tjera në veri të Shqipërisë e më pas do të përfundojë në Tiranë./ CNA
Në 3-mujorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit ...
Korça çel zyrtarisht sezonin turistik me aktivitetin më të...
Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rin...
"Gruaja e burrit tim", komedia që ka rrëmbyer zemrat e pub...
Bashkia e Kolonjës ka çelur mbrëmë në një koncert të këngë...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka kujtuar një nga momentet m...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, ka mbyllur sytë përgj...
Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njoh...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga j...
Një tjetër media e huaj ka shkuar për Shqipërinë turistike...
Një lajm i trishtë është bërë i ditur këtë të diel. Pandel...
Në këtë reportazh të përgatitur nga Cna Tv, shikuesit do t...
Muharrem Fejzo, një nga pionerët e parë të kinematografisë...
Eduard Shalsi është ndër politikanët më të njohur të së ma...
Në ambientet e COD në Kryeministri është promovuar libri “...
Lirika Pojani, një ndër kostumografet më të spikatura në K...
Aktori i njohur nga Vlora, Vasillaq Godo, është ndarë nga ...
Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kultur...
Nëna qysh kur u martua 18 vjeç e derisa doli në pension pu...
“Na ishte njëherë”, kështu titullohet shfaqja teatrale e r...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...