E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Ka startuar mbrëmjen e së enjtes në Korçë, Festivali Ndërkombëtar i Monodramës, në edicionin e tij të 20-të. Bashkia e Maliqit, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore, vendosi që këtë edicion për 7 ditë radhazi ta zhvillojë në qytetin e Korçës, ndërsa dita e fundit do të kulmojë pikërisht në Maliq, në Pallatin e Kulturës, me një organizim mjaft të veçantë. Ky edicion ka nisur me një nga shfaqjet më kuptimplota, atë të "Burrneshës", rol që e solli në këtë monodramë aktorja ukrainase, Maryna Ivashchenko.
Për herë të dytë ajo rikthehet në qytetin e Korçës, si pjesëmarrëse në këtë festival, duke treguar mbresat e saj lidhur me qytetin dhe mikpritjen e korçarëve. Sa i përket veprës që solli në këtë çelje të festivalit, aktorja shprehet mjaft e kënaqur për performancën dhe historinë që kjo vepër mbart në vetvete. Një histori e një burrneshe shqiptare që i shkoi më së miri karakterit të aktores duke iu përshtatur rolit.
"U ndjeva shumë mirë, kënaqësi për mua të vij në këtë festival. Jam për herë të dytë dhe falënderoj gjithë organizatorët sepse e kanë organizuar shumë mirë. Njerëzit janë interesantë, Korça është e bukur, më pëlqen edhe roli", u shpreh ajo.
Vepra teatrale u soll në këtë edicion nën kujdesin e regjisores shqiptare Valbona Xibri, e cila prej vitesh jeton në Itali. Ajo ka treguar se kjo performancë është ndërtuar jo vetëm me tekst, por ndërthurur edhe me kërcim, video, muzikë e gjeste, çka e bën akoma më të veçantë. Për regjisoren, kjo vepër është ndër më të bukurat që ka punuar, duke theksuar faktin se ka fituar edhe çmime në disa prej festivaleve ku është shfaqur.
"Sot kam ardhur me një performancë teatrale që quhet "Burrnesha", histori e njërës nga burrneshat shqiptare e realizuar në gjuhën italiane me një aktore ukrainase. Unë jam shqiptare dhe është një rrëfim shumë i thjeshtë, por edhe interesant sepse ndërtohet jo vetëm me tekst, por edhe me video, muzikë 'live', kërcim, gjeste, një shfaqje që mbart brenda disa forma teatrale. Tematika është historia e njërës nga burrneshat shqiptare, virgjëresha që në një moment të jetës së tyre vendosin të jetojnë si burrë. Kjo është një temë sociale, s'ka të bëjë me gjininë ose argumente të tjera. Është thjesht një vajzë që për motive të ndryshme, sepse s'mund të trashëgojë, për arsye se s'mund të martohet me djalin që i ka propozuar familja, për të mos krijuar hakmarrje ose probleme mes familjeve, vendos të vishet e të sillet si burrë. Është shumë interesante sepse aktorja është shumë e mirë, kemi punuar me improvizime, çdo skenë që shihet është ndërtuar posaçërisht për këtë histori. Është një shfaqje që ka marrë pjesë në shumë festivale, ka fituar çmime si "Dramaturgjia më e mirë", "Rregjia më e mirë", një shfaqje që e ka merituar vendin e vet", tha Xibri.
Drejtori i Qendrës Kulturore në Maliq, Festim Tomorri, tregon se edhe këtë vit janë munduar të sjellin diçka ndryshe, duke punuar shumë për organizimin e festivalit së bashku me kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu. Në këtë festival do të ketë 7 shfaqje të ndryshme, me aktorë nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Turqia e në fund, Kazakistani. Pikërisht shfaqja e fundit e këtij edicioni të 20-të do të jetë pika kulmore, me veprën e njohur "Medea" dhe do të shfaqet në skenën e improvizuar të Pallatit të Kulturës në Maliq.
"Sjellim 7 shfaqje, edicioni fillon sot, është i 20-ti, mundohemi, kënaqemi dhe ndiejmë ato vështirësitë tona për ta realizuar sepse jo të gjithë të ndihmojnë. Jemi duke e zhvilluar festivalin vit për vit, ky është viti i 20-të. Vijmë me shfaqjen e sotme që është një bashkëpunim me një shqiptare e një ukrainase që jetojnë në të njëjtin vend në Itali, në Brescia dhe sjellin një shfaqje shqiptare. Një shfaqje për burrneshat shqiptare që i ka nxjerrë kanuni. Më pas vazhdojmë me shfaqje të tjera, me Bullgarinë, Spanjën, Poloninë, Turqinë dhe në fund e mbyllim me Kazakistanin e largët, i cili vjen me shfaqjen "Medea". Një shfaqje që të gjithë e njohim, vjen me një konflikt familjar dhe do bëhet në Pallatin e Kulturës në Maliq, në atë skenën tonë që nuk është skenë, por e kemi sajuar dhe aty do të japim edhe çmimet e festivalit. Sot do të kemi çeljen e festivalit, ndërsa mbyllja do të bëhet në Maliq, me një koncert të vogël artistik, fjalë nga kryetari dhe e falënderoj për ndihmën këtë vit së bashku me ministrinë", tha ai.
Çelja e këtij Festivali Ndërkombëtar të Monodramës, padyshim që solli një atmosferë interesante brenda ambienteve të Katedrales së Korçës, ku pjesëmarrësit dhe artdashësit kanë shijuar performancën e aktores ukrainase.
Mes duartrokitjesh, aktores iu dha edhe një trofe për suksesin e saj në këtë mbrëmje të parë. Në përfundim të festivalit, do të ndahen çmime si dhe do organizohet edhe një koncert në Maliq, për ta mbyllur këtë edicion të 20-të të festivalit./CNA
View this post on Instagram
At Antonio Bellusci është ndarë nga jeta në moshën 90-...
Maria-Rosa Szychowska është artistja polake, e cila po...
Njeriu qan shumë herë gjatë jetës. Nga dhimbjet, prej ...
Profesori dhe intelektuali Sotiraq Ambo është ndarë nga je...
Për herë të parë në Shqipëri është vënë në skenë një nga v...
Pak ditë më parë, Kisha e “Shën Sofisë” në lagjen Kala...
Edhe këtë vit, Korça është përzgjedhur nga organizatorët e...
Në 3-mujorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit ...
Korça çel zyrtarisht sezonin turistik me aktivitetin më të...
Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rin...
"Gruaja e burrit tim", komedia që ka rrëmbyer zemrat e pub...
Bashkia e Kolonjës ka çelur mbrëmë në një koncert të këngë...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka kujtuar një nga momentet m...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, ka mbyllur sytë përgj...
Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njoh...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga j...
Një tjetër media e huaj ka shkuar për Shqipërinë turistike...
Një lajm i trishtë është bërë i ditur këtë të diel. Pandel...
Në këtë reportazh të përgatitur nga Cna Tv, shikuesit do t...
Muharrem Fejzo, një nga pionerët e parë të kinematografisë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...