Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Romeo dhe Elvira u njohën dhe u dashuruan në kombinat, në ato vite që sot i quajmë diktaturë. Punonin bashkë dhe si natyra të qeta, të urta, punëtore, të sjellshme e pafjalë ishte e sigurt që do bashkoheshin një ditë. Pëlqenin sjelljen e njëri-tjetrit dhe të folurën mes tyre. Pa figura, pa zmadhime, por me fjalë të thjeshta si mendimi i tyre i shqartër. Në dasmën e thjeshtë, organizuar bukur te ngushtica e shtëpisë së vogël, njerëzit e shumtë mbushën edhe xhaden jashtë ku kalonin makinat.
Më pas rrjedha e jetës së tyre eci qetë, pa grindje e sherre, me ato halle që kishte krejt popullata e vendit. Me mungesa në ushqime së pari. Por nëna e babai i Romeos, që banonin bashkë me të, bënë atë manovrën në lagje sikur ata jetonin veçan djalit andaj siguruan edhe një tallon tjetër ushqimor. Kështu që kur lindi Blerta, vajza e parë, nuk ndjenë boshllëk të madh në tavolinë. Asaj shtëpie plot dritë e sinqeritet iu shtua vogëlushja që u dha aq gaz sa dukej sikur atje dielli ndriçonte edhe natën.
Jeta modeste, por me kaq ngrohtësi lumturonte krejt shtëpinë e vogël në cep të qytetit. Kështu deri sa një ditë ra rrufeja dhe tek tjegullat e kësaj familjeje. Pasi regjimi theu qafën fabrika u mbyll e para nga reformat e qeverisë së re. Romeo dhe Elvira e donin ndryshimin, por nuk mendonin se një ditë do ishin të dy pa punë.
Zgjoheshin si përherë nga gjumi dhe nuk dinin ku të shkonin. Ca ditë me pleqtë, me ndonjë kafe e muhabet e më pas u hyri në gjak pasiguria, si ajo frika kur pasi kalon tërmeti i parë në tru ke bindjen se ja, pas pak do bjerë tjetri më i fortë. Romeo ishte mekanik, i zinte dora çdo gjë, por nuk po hapej as fabrikë e re, as ndonjë punishte. Njerëzit iu futën tregtisë, bli dhe shit ishte moto e kujtdo. Një mëngjes Nesti, një shok i fabrikës që u mbyll i solli Romeos një pajisje akulloresh.
-Mora dy në Greqi, ishin lirë bre. Hidh qumësht e sheqer dhe ja u bë, -i tha ai.
Romeo e vendosi te dera e shtëpisë. Për fat sapo kishte ardhur pranvera dhe te rruga e tyre kalonin plot fëmijë se ishte një shkollë aty pranë. Disa ditë e punoi ai më pas la Elvirën dhe vetë iku në Tiranë. Kishte një ide dhe që andej erdhi me një makineri të vogël që bënte çelësa. Njerëzit po ndërronin dyert e shtëpive dhe pandehte se do të kishte punë.
Por jo aq sa e mendoi. Pikonte, por më shumë fitonin me akulloret. Kështu shtynin ditët e në muzg luanin në oborrin e vogël me Blertën që po rritej. Mes këtyre ngjarjeve u erdhi në jetë goca e dytë. U mbush plot shtëpia, thoshte nëna e Romeos. Ndërkohë vazhdonte punën akullorebërësja dhe çelësbërësi.
Një mëngjes te dera e fqinjit, matanë rrugës nisi punë një aparat tjetër akulloreje. Dhe ata e blenë në Greqi. Secili ka kismetin e vet, tha Romeo, por e kapi trishtimi se në darkë nga akulloret po vilnin pak të ardhura. Shpenzimet po rriteshin. Fati e solli që një kushëri i largët ngriti një punishte bulmeti dhe donte një shofer për mbledhje qumështi në disa fshatra të Devollit.
Punë treorëshe, por që paguhej aq sa merrte bashkë nga akulloret dhe çelësat. Çohej Romeo në katër në mëngjes dhe nga ora 8 ishte te aparati e çelësave. Iu kthye buzëqeshja e gazi. Gjenin kohë dhe të luanin me vajzat. Deri sa një ditë, duke u kthyer nga Dishnica, pati marrje mendsh dhe dhimbje gjoksi. Ndaloi makinën e koka iu rrëzua mbi timon. Kur hapi sytë u çudit, dergjej në spital.
-Ke kaluar parainfarkt, -i tha Elvira dhe lotoi.
Nuk kishte atëherë as aparate, as ilaçe në qytet. U detyrua të shkonte në Tiranë. I thanë ta gjente mundësinë të ikte në Greqi, duhej të bënte patjetër një koronarografi. U kthye në Korçë. Qeshi e luajti me gocat e natën foli me vete, do e shtyj si do e shtyj, nuk kam mundësi e as kohë të sëmurem. Dhe në orën 4 si përherë mori makinën për të mbledhur qumësht fshatrave. Edhe një javë, edhe një muaj e sërish i trokiti zemra. I tha, ore mos u bëj trim me mua, mos më lodh më! Në darkë foli me prindërit dhe Elvirën. Vendosën të kërkonin borxh në fis. Sa u gdhi nisën të trokasin. Por panë se krejt kushërinjtë jetonin shumë më keq se Romeo.
U dëshpëruan deri sa babai tha, të shesim shtëpinë, bir. Romeo u hodh përpjetë e doli jashtë. Të nesërmen trokitën plot njerëz. Shtëpia qe vërtet e vogël, por kishte oborr dhe ishte buzë rruge. Pas një jave dolën nga atje dhe hynë te një apartament ngjitur. Me qira, por kishte një hapësirë te shkallët ku u vendos akullorebërësja.
Romeo iku në Greqi dhe kur u kthye ishte shend e verë. Kishte bëre një balon dhe vendosur dy unaza në aortë. Gjaku më rrjedh si i një të riu, shprehej ai. E ndihmoi një mallali në Athinë. Me kartën e tij të sigurimit kreu gjithçka në spital. Kishin një moshë e ngjisnin aq shumë sa askush nuk dyshoi. Asnjë dhrahmi nuk harxhoi, veç udhëtimin e shpenzimet e atyre ditëve.
U kthye gazi dhe hareja. Tani kur ngiste makinën këndonte. U stabilizuan si familje. Patën drama si vdekja e babait të Romeos, por mosha të lajmëron dhe njeriu përgatit veten. Ecën muaj e disa vite derisa një ditë kushëriri i qumështit e shiti fabrikën, iku familjarisht në Greqi. Pronari i ri ia mori makinën Romeos dhe kur nuk e priste e pa veten pa punë. Ishte dimër.
Elvira afërmendsh nuk përgatiste akullore. Gocat u rritën dhe vetëm qeshnin. Ishin në moshën e gëzimit. Çdo mëngjes Romeo delte te sheshi i qytetit mbase kërkohej ndonjë punëtor. Edhe punë krahu veç të fitoj diçka, lutej ai. Por nuk ishte fati nga ana e tij. U bë i mbyllur, i pafjalë dhe në shtëpi rrinte veç te dhoma e gjumit. Nuk kishte para as për ilaçet e zemrës. I la fare dhe natën zgjohej nga ankthi, kishte frikë nga aritmia që po i shpeshtohej. Një drekë sapo hyri kokulur në shtëpi pa që Elvira dhe dy vajzat po i qeshnin. Nuk ishte mirëseardhje. Ishte buzagaz që kishte lajm brenda.
-Ç’ka ndodhur që jeni kaq në gëzim?
-Shihe, -i thanë dhe i lanë në dorë një zarf.
Sipër lexoi “Ambasada Amerikane”, brenda “Jeni fitues i lotarisë..në dt. kaq e aq, në orën 8 në mëngjes familjarisht të ndodheni në mjediset..”
Iu duk lojë. Kudo flitej për lotarinë amerikane, por ai nuk kishte aplikuar. E sqaruan vajzat. Bashkë me Elvirën bënë kërkesën dhe ja, fati u erdhi kur nata nuk po u shqitej. U ndie kaq i këputur pas këtij lajmi, njësoj si para një makine që je i sigurt që po të shtyp e befas ajo ndal mu te këmbët e tua.
Nuk pritën më, nisën përgatitjet e dokumenteve. Bënë bisedë të dhimbshme me nënën, por ajo veç i nxiste të iknin. Shkuan në ambasadë, bënë intervistën e pas tre muajsh zbritën në aeroportin e Çikagos. Anglishtes së oficerit të emigracionit iu përgjigjën vajzat. Mësuam anglisht gjithë këto vite se e dinim që do fitonim, qeshnin ato. U lehtësua dhe pas ca javësh nisën punë në një fabrikë tekstili, njësoj si fabrika në Korçë. Më pas u rehatuan, pa blenë shtëpi, u lodhën, nisën ëndrrat dhe vajzat shkuan në shkollë e sa herë në mot të ngrohtë shihnin dyqan akulloresh shkonin me vrap atje. U kujtohej qyteti i tyre, por dhe mendonin se ajo që i shiste ishte nevojtare si Elvira dikur.
Zemra e Romeos sahat, çdo tre muaj e rikontrollon në spitale aq të mira sa ke qejf të sëmuresh bre, qesh ai. Me nënën flet dhe loton. Ajo shkon shpesh te djali tjetër në Selanik. Por nga e folura me Romeon ndihet më e gëzuar.
-Se je larg, shumë larg, bir dhe se u rregullove siç ke zemrën. Të pa zoti.
Të njëjta fjalë i shpreh përherë. Vërtet të mirët i sheh zoti, ai është skenaristi i jetës së tyre.
Tani në Çikago është ngrohtë. Buzë liqenit do shihni çdo të shtunë Romeon, Elvirën dhe vajzat e tyre. Shëtisin njësoj si në Korçë, me ato aroma lulesh e pemësh rreth e qark, por me mall për ç’ka lanë matanë oqeanit. Dhe me nipër e mbesa kapur te dora.
-E ndieni firomën e Korçës këtu me?-u thotë Romeo vajzave.
-Baba, mblidhe mendjen, jemi në Çikago!
-E di, e di, por ky qytet ka vite e vite që na është bërë Korça jonë. Është bërë malli ynë dhe ilaçi ynë…/ CNA
Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së luftëtarit dhe ...
Ka startuar mbrëmjen e së enjtes në Korçë, Festivali Ndërk...
At Antonio Bellusci është ndarë nga jeta në moshën 90-...
Maria-Rosa Szychowska është artistja polake, e cila po...
Njeriu qan shumë herë gjatë jetës. Nga dhimbjet, prej ...
Profesori dhe intelektuali Sotiraq Ambo është ndarë nga je...
Për herë të parë në Shqipëri është vënë në skenë një nga v...
Pak ditë më parë, Kisha e “Shën Sofisë” në lagjen Kala...
Edhe këtë vit, Korça është përzgjedhur nga organizatorët e...
Në 3-mujorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit ...
Korça çel zyrtarisht sezonin turistik me aktivitetin më të...
Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rin...
"Gruaja e burrit tim", komedia që ka rrëmbyer zemrat e pub...
Bashkia e Kolonjës ka çelur mbrëmë në një koncert të këngë...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka kujtuar një nga momentet m...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, ka mbyllur sytë përgj...
Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njoh...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga j...
Një tjetër media e huaj ka shkuar për Shqipërinë turistike...
Një lajm i trishtë është bërë i ditur këtë të diel. Pandel...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...