UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik
Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron...

Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë interesimin e studiuesve për veçoritë, hapsirën gjeografike dhe shtrirjen e saj nga periudha ilire deri në atë të arbërit. Prej 10 vitesh, një mision arkeologjik franko-shqiptar, i përbërë nga 40 ekpertë dhe arkeologë, vazhdon të nxjerrë në dritë elementë të rëndësishëm të kësaj kulture.
Në pavionin e arkeologjisë, në Muzeun Historik të Shkodrës, gjenden të ekspozuara objekte të rëndësishme që i perkasin Kulturës së Komanit.
Studiuesi Zamir Tafilica thotë se deri në vitin 1949, kohë kur u hap Muzeu i Shkodrës, koleksioni i objekteve të Komanit ruhej në muzeun e jezuitëve dhe atë të françeskanëve të Shkodrës.
“Janë kryesisht objekte varrezore, të zbuluara shumë heret, para luftës së dytë Botërore, dhe merita i takon konsullit francez të Shkodrës Degrand, i cili ka jetuar disa vite në Shkodër dhe, si shumë studiues të tjerë të huaj, është marrë me albanologji dhe kulturë, kryesisht në malësitë e veriut. Ai ishte një njohës i mirë i arkeologjisë dhe shikoi disa objekte me vlera unikale përsa i përket formave, funksioneve dhe simbolikës së tyre. Janë kryesisht prej bronxi”, thotë ai.
Objektet e ekspozuara në Muzeun e Shkodrës kanë vlera unikale që dëshmojnë për një kulturë të lartë dhe vazhdimësinë e jetës në këtë territor nga ilirët tek shqiptarët e mesjetës .
“Janë objekte me rëndësi të madhe sepse janë shprehëse të argumenteve të pastra arkeologjike të lidhjes së kulturës ilire me kulturën arbërore, pra me kulturën mesjetare shqiptare apo arbërore, siç quhet ndryshe. Sepse, përgjithësisht janë po të njëjtat forma, po të njëjtat dekoracione, funksione të stolive që i gjejmë qysh në periudhën e hekurit në trevat ilire"
Gjurmimet arkeologjike në Koman nisin në vitin 1898 për të vazhduar edhe në ditët tona, duke sjellë dëshmi të shumta për vazhdimësinë e Kulturës së Komanit dhe më gjërë.
Prej 15 vitesh, një mision arkeologjik franko-shqiptar ka ndërmarrë një program kërkimi dhe studimi me pjesëmarrjen e rreth 40 specialistëve dhe arkeologëve, duke u shtrirë në luginën e poshtme të Drinit, ku gjenden tre vendbanime: ai i Komanit, Sardës dhe Lisusit.
Ky territor, thotë arkeologia Etleva Nallbani, e cila drejton misionin arkeologjik franko-shqiptar, reflekton dinamikën e formimit dhe funksionimit të shoqërive mesjetare në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor.
“Të dhënat, të cilat përfshijnë një periudhë kronologjike 900 vjeçare dëshmojnë për varrezën më të madhe mesjetare deri tani, në Koman, të gërmuar në territorin shqiptar, ku një pjesë e varreve i përkasin familjeve dhe ku varroseshin me breza”, thotë ajo.
Arritjet e deritanishme të misionit arkeologjik franko-shqiptar, sipas arkeologes Nallbani, qëndrojnë së pari në zbulimin e strukturës së tre vendbanimeve, që dëshmojnë për një dinamikë ndërtimore të jashtëzakonshme të rrjetit urban, por edhe organizimit të territorit, aspekte këto që ndiqen nga rënia e sistemit romak deri në pushtimin osman dhe që flasin për ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë.
“Shumë kisha të identifikuara, prej të cilave janë gërmuar 14 në Sardë, 9 në Koman dhe 3 vetëm në qytetin e sipërm të Lezhës, dëshmojnë për autoritetin shqiptar në të gjithë aspektet e jetës së qytetit, ku secila lagje organizohet rreth të paktën një ndërtesë kulti”.
Arkeologjia shqiptare vazhdon të pasurohet me gjetjet e reja nga ekspeditat arkeologjike në Veri të Shqipërisë. Aktualisht, në këtë zonë po veprojnë ekspedita arkeologjike franko-shqiptare e luginës së poshtme të Drinit dhe ajo polako-shqiptare e Bushatit, një zonë arkeologjike kjo e zbuluar vitet e fundit./ VOA
Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron...
Për 10 ditë radhazi, rreth 700 milionë besimtarë bekta...
Mbrëmja e djeshme në teatrin Andon Zako Çajupi të Korçës k...
Në qytetin e Pogradecit rikthehet për herë të dytë "Varg F...
Vitet e fundit, Pogradeci ka pasur zhvillim të madh sa u p...
Nga Ardian Vehbiu Pashë diku një preokupim, me gjasë ...
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, u çel për herë të ...
Miku i shkrimtarit Ismail Kadare, Thanas Dino, foli pë...
Shkrimtari Visar Zhiti ka dhënë një mesazh ngushëllues...
Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, ...
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u shua këtë të hënë ...
Regjisori Piro Milkani ka dhënë një mesazh nga Pograde...
Korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta...
Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta në moshën 88-vje...
Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare, është nda...
Kamomilit në Korçë i thonë maraqkë. Derisa u bëra i ma...
Mesditën e kësaj të marte u zhvilluan homazhe në nder ...
Këtë të hënë është shuar Agim Doçi, një nga poetët më ...
Romeo dhe Elvira u njohën dhe u dashuruan në kombinat,...
Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së luftëtarit dhe ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...