Koncerti Jazz në Pogradec, gërshetim i muzikës së huaj me atë të vendit tonë
Vitet e fundit, Pogradeci ka pasur zhvillim të madh sa u p...
Në qytetin e Pogradecit rikthehet për herë të dytë "Varg Fest", një festival që ka në fokus poetët e rinj. Kjo çelje e edicionit të dytë të festivalit ka bërë bashkë këta poetë të rinj, si edhe dashamirës të poezisë, në sheshin ku janë vendosur shtatoret e dy kolozëve të mëdhenj të letërsisë shqipe, Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci.
Një mbrëmje shumë e bukur nën recitimet dhe zërat melodiozë që dhanë emocione të veçanta në publik, me poezi të ndryshme shqipe, por me fokusin në veprat e të madhit Lasgush Poradeci.
Anxhela Pashaj, pjesë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ka treguar rëndësinë e madhe që ka ky festival që i dedikohet poezisë e më në veçanti autorëve shqiptarë.
"Ky është viti i dytë që ne bëjmë 'Varg Festival', e kemi nisur fillimisht në qytetin e Pogradecit, do të vazhdojmë edhe në qytete të tjera. Është një festival që i dedikohet poezisë, asaj shqip në veçanti dhe autorëve shqiptarë. Sigurisht nuk përjashtohen edhe rastet që mund të kemi autorë të prozave, por momentalisht jemi vetëm me poezinë", tha ajo.
Pashaj tregon arsyen se pse pikërisht u zgjodh qyteti i Pogradecit për çeljen e këtij festivali, duke sjellë në vëmendje nderimin e Lasgushit të madh. Ajo thotë se festivali do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, për të promovuar sa më shumë poetët dhe autorët më të shquar të vendit tonë.
"Sepse këtë vit është edhe viti i Lasgush Poradecit dhe në nderimin e tij duam ta bëjmë të plotë, pse jo në qytetin për të cilin ai ka shkruar më shumë", tha ajo.
Për poetin e ri nga qyteti i Elbasanit, Ersid Karaj, pjesëmarrja në Pogradec në një aktivitet letrar është për herë të parë, ndërsa tregon se ka një lidhje shumë të ngushtë me qytetin për shkak të vargjeve të mrekullueshme që ka lënë pas Lasgush Poradeci.
"Për mua është hera e parë që vij në Pogradec në një aktivitet letrar, kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me Pogradecin sepse në vargjet e Lasgushit e kam pasur këtë qytet gjithmonë me vete, me librat dhe poezitë e tij të mrekullueshme. Nuk ka më bukur sesa ta nisësh një varg letërsie në këtë qytet. Është një qytet i veçantë, unë e rilexoj Lasgush Poradecin me vargjet e tij për liqenin, për dashurinë, përshtypjet që ai kishte për këtë qytet, për njeriun në tërësi. Mendoj që ky qytet është me fat që e ka pasur dhe e ka këtë poet sepse poetët kurrë nuk vdesin, mbetet përjetësisht libri, vargu i tyre, poezia e tyre", tha ai.
Sa u përket të rinjve që e dashurojnë poezinë, Ersidi thotë se janë të shumtë, por janë nën hije, e për këtë arsye duhet të bëhet një manifestim për t'i afruar këta të rinj sa më shumë me artin dhe letërsinë.
"Mendoj që ashtu si dhe unë ka plot të rinj që shkruajnë dhe lexojnë, por janë nën hije. Vumë re në këtë aktivitet dy të rinj adoleshentë që lexuan me një vokal shumë të bukur dhe mendoj që ne të parët duhet të bëjmë një manifestim që t'i afrojmë këta të rinj sa më shumë me artin dhe letërsinë. Nuk duhet të grupohemi për protesta apo për vota partish, por duhet ta mbajmë sa më shumë afër lexuesin dhe njeriun", tha më tej ai.
"Varg Fest" do të zhvillohet për dy ditë radhazi në qytetin liqenor, ku poetët e vjetër e të rinj do të bëhen bashkë për të interpretuar vargje nga më të bukurat. Të apasionuarit ndaj letërsisë do të kenë mundësi të marrin kënaqësi dhe emocione të veçanta nga interpretimet e poetëve, e sidomos nga të rinjtë, që kanë marrë rrugën e duhur drejt letërsisë dhe artit./CNA
Vitet e fundit, Pogradeci ka pasur zhvillim të madh sa u p...
Nga Ardian Vehbiu Pashë diku një preokupim, me gjasë ...
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, u çel për herë të ...
Miku i shkrimtarit Ismail Kadare, Thanas Dino, foli pë...
Shkrimtari Visar Zhiti ka dhënë një mesazh ngushëllues...
Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, ...
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u shua këtë të hënë ...
Regjisori Piro Milkani ka dhënë një mesazh nga Pograde...
Korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta...
Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta në moshën 88-vje...
Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare, është nda...
Kamomilit në Korçë i thonë maraqkë. Derisa u bëra i ma...
Mesditën e kësaj të marte u zhvilluan homazhe në nder ...
Këtë të hënë është shuar Agim Doçi, një nga poetët më ...
Romeo dhe Elvira u njohën dhe u dashuruan në kombinat,...
Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së luftëtarit dhe ...
Ka startuar mbrëmjen e së enjtes në Korçë, Festivali Ndërk...
At Antonio Bellusci është ndarë nga jeta në moshën 90-...
Maria-Rosa Szychowska është artistja polake, e cila po...
Njeriu qan shumë herë gjatë jetës. Nga dhimbjet, prej ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...