“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Vitet e fundit, Pogradeci ka pasur zhvillim të madh sa u përket aktiviteteve kulturore, guidave turistike, eventeve që nxjerrin në pah historinë dhe trashëgiminë duke bërë që edhe vizitorët të kapin shifra të larta të qëndrimit të tyre në këtë qytet.
Një mbrëmje krejt ndryshe në Pogradec ishte ajo e së dielës, ku vendas dhe turistë të shumtë mbushën sheshin "Odeon". Për më shumë se një orë, atmosfera ndryshoi nga një koncert me muzikë Jazz nga Gent Rushi & Band, me një miksim të muzikës shqiptare dhe asaj të huaj, në bashkëpunim edhe me këngëtaren Alba Dajlani.
Ideatori dhe muzikanti Gent Rushi ka treguar të veçantat e këtij koncerti, duke thënë se është një standard që zbatohet në botë dhe, pse jo, të mos zhvillohet edhe në Shqipëri.
"Gjithmonë është kënaqësi kur vij në Pogradec, për vendin, për njerëzit, për gjithë bashkëpunimin që kemi me Qendrën Multifunksionale, me qytetin. Është një energji shumë e mirë dhe jemi shumë të lumtur që vijmë dhe luajmë në Pogradec, përgjithësisht edhe kur luajmë në Shqipëri sepse pjesën më të madhe të aktivitetit nuk po e kemi në Shqipëri për momentin. Një arsye tjetër që dua ta them është që bashkëpunimi me Albën për ne si trio është diçka shumë e veçantë sepse Alba është një artiste e re me shumë perspektivë. Gjithashtu edhe djemtë që luajnë me mua, Roni Gjura në bass dhe mjeshtri Emiljan Dhimo në drums, e plotësojnë këtë kuadër për të bërë një performancë komplete, të përmasave që e kalojnë standardin shqiptar. Ky është standardi që normalisht luhet kudo nëpër botë tashmë. Mendoj që i morëm duartrokitjet që donim, absolutisht publiku ishte shumë i mirë. Me dy fjalë të vetme, është publiku që duam. Kemi gjëra të tjera në plan dhe shumë afër", u shpreh ai.
Për këngëtaren Alba Dajlani, performimi mes këtij grupi fantastik është kënaqësi e jashtëzakonshme. Ajo tregon se repertori që kanë zgjedhur është një gërshetim mjaft i bukur i muzikës së huaj me atë të vendit tonë, ndërsa thotë se kanë zhvilluar një sërë projektesh të cilat do të vijojnë edhe në vazhdim.
"Bashkëpunimi me bandën ka disa vite që vijon, nuk është diçka e re dhe të performosh me bandën është një kënaqësi e jashtëzakonshme e një privilegj sepse janë të gjithë muzikantë shumë të mirë, shumë të afirmuar dhe lojtarë shumë të mirë. Muzika vërtet bëhet lojë në momentin që unë luaj me ata. Është gjithmonë ndjesi shumë e mirë të luash me ata në skenë. Repertori është i larmishëm. Është një repertor për të cilin ne kemi punuar goxha, janë disa projekte që ne i kemi pasur. Kemi pasur projektin me këngët franceze, me këngët shqiptare dhe ato me Jazz standard. Këtu u munduam që në Pogradec të sillnim një përmbledhje të të gjitha këtyre që përmenda", u shpreh ajo.
Ron Gjura është kitaristi i bandës, i cili mes shumë emocionesh ka falënderuar së pari Bashkinë e Pogradecit për ftesën dhe është ndalur te një pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit, pikërisht atë të turistëve, duke thënë se ky koncert është një mundësi shumë e mirë për të prezantuar muzikën shqiptare në momentin që në Pogradec ka shumë të huaj. Gjura tregon se Jazz është lloji i muzikës që mbart në vetvete lirshmërinë e improvizimeve, çka e bën më të bukur e më të pëlqyer jo vetëm nga muzikantët, por edhe nga publiku.
"Po e nis me një falënderim për Bashkinë e Pogradecit për ftesën që na bëri. Ideja është që për këtë projekt, duke qenë se ka dhe shumë turistë që kanë hyrë me miliona, kjo është një mundësi e mirë për ne për të prezantuar muzikën tonë shqiptare që dhe për turistët e huaj të hyjmë thjesht në kokë ose në vesh. Kjo për arsye që ata të arrijnë të njihen me traditat tona, për ndërthurjen e muzikës Jazz duke ruajtur dhe vlerat tradicionale që ka çdo këngë që luajmë. Ne si grup, me profesorë Gent Rushin dhe Emiljan Dhimon, momentalisht jemi në tur në Evropë, por gjithashtu kemi qenë edhe në Azi për të prezantuar muzikën dhe traditën tonë në evente të ndryshme që organizohen jashtë. Muzika Jazz ka një të mirë shumë të madhe që nuk është një pjesë, e cila ka linja të caktuara fikse, por të jep lirshmërinë për të qenë pjesë e kompozimit të pjesës ose të improvizimeve. Gjithmonë do të ketë risi sepse s'mund ta luash asnjëherë dy herë të njëjtin improvizim njësoj. Kemi shumë koncerte në fakt, i radhës do të jetë në Bullgari, më pas në Serbi dhe vazhdojmë me tur në Evropë, Itali, Francë etj", tha ai.
Mbrëmja e së dielës në Pogradec ka sjellë një atmosferë krejt ndryshe për qytetarët dhe turistët e shumtë që kanë nisur të frekuentojnë zonën. "Sinfo Jazz Koncert" u zhvillua për herë të parë në qytetin liqenor, ndërsa pritet të kthehet në një traditë të çdo viti për të mbledhur të gjithë admiruesit e kësaj rryme muzikore./CNA
Nga Ardian Vehbiu Pashë diku një preokupim, me gjasë ...
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, u çel për herë të ...
Miku i shkrimtarit Ismail Kadare, Thanas Dino, foli pë...
Shkrimtari Visar Zhiti ka dhënë një mesazh ngushëllues...
Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, ...
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u shua këtë të hënë ...
Regjisori Piro Milkani ka dhënë një mesazh nga Pograde...
Korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta...
Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta në moshën 88-vje...
Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare, është nda...
Kamomilit në Korçë i thonë maraqkë. Derisa u bëra i ma...
Mesditën e kësaj të marte u zhvilluan homazhe në nder ...
Këtë të hënë është shuar Agim Doçi, një nga poetët më ...
Romeo dhe Elvira u njohën dhe u dashuruan në kombinat,...
Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së luftëtarit dhe ...
Ka startuar mbrëmjen e së enjtes në Korçë, Festivali Ndërk...
At Antonio Bellusci është ndarë nga jeta në moshën 90-...
Maria-Rosa Szychowska është artistja polake, e cila po...
Njeriu qan shumë herë gjatë jetës. Nga dhimbjet, prej ...
Profesori dhe intelektuali Sotiraq Ambo është ndarë nga je...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...