Kërkimet arkeologjike sjellin dëshmi të rëndësishme mbi kulturën e Komanit
Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë inter...

Aktorët e rinj të teatrit "Andon Zako Çajupi" kanë sjellë për herë të dytë një komedi fantastike me plot humor e batuta për publikun korçar. Një shfaqje që startin e pati vitin e kaluar dhe do të vijojë të rikrijohet çdo vit për ta kthyer në një traditë të qytetit. Jo vetëm kolegë në teatër, por edhe miq shumë të mirë në jetë, të pestë aktorët, Juxhin Plovishti, Paola Kodra, Franc Bregu, Silvio Goskova dhe Ilda Pepi janë bërë bashkë në këtë projekt mjaft të dashur për artdashësit korçarë. Shfaqja e titulluar "Apo s'ësh kshu?" mbart në vetvete shumë personazhe të njohur të televizionit dhe të qytetit të Korçës, të improvizuar aq bukur nga aktorët të cilët kanë shkaktuar të qeshura pafund për publikun.
Juxhin Plovishti, një nga ideatorët e kësaj shfaqjeje, ka treguar për CNA TV se ky projekt është krijuar nga vetë aktorët, me mundësitë e secilit prej tyre, duke krijuar skenarin, skenografinë, kontentin, me qëllim përcjelljen e historive të ndryshme aq të dëgjuara në qytet.
"Unë këtë shfaqje po e konsideroj më shumë si traditë, pasi s'mund t'i vihet pika që me këtë radhë sepse është hera e dytë që e sjellim për publikun. E konsideroj si një traditë se mendoj që të kemi një vazhdimësi me këtë projekt. Ideja ka lindur për të pasur diçka të pavarur, të pambështetur nga të tjerët për të ndërtuar diçka, me forcat tona, me aq mundësi sa kemi, e për të qenë afër publikut me personazhet që na kanë ndjekur gjithë këto vite dhe nëpërmjet televizionit. Ka qenë një ide për t'i sjellë sa më afër duke qenë se dhe publikut i pëlqen dhe duan të na shohin. Çdo gjë është e realizuar nga ne të pestë, kemi marrë iniciativën që në fillim, me thënë të drejtën është dashur shumë kohë. Ne kemi 3 javë që po punojmë intensivisht duke u mbledhur çdo ditë duke shkëmbyer ide, por si punë ka nisur 2 muaj më parë kur nisëm të hidhnim idetë, kontentin dhe shkrimin e materialeve e skenarin. Personazhet e mia përveç atyre që publiku i di, kam edhe disa surpriza të tjera që dua t'ua lë njerëzve ta shohin, edhe ata që s'kanë mundësi i presim në vazhdim, shfaqja mund të ketë edhe rikthim."
Pjesë e kësaj shfaqjeje është bërë edhe aktorja e talentuar Paola Kodra, e cila iu bashkua nismës së miqve të saj për të sjellë diçka ndryshe në teatër. Paola thotë se do të luajë disa personazhe në kuadrin e varietesë, ndërsa ndihet mjaft e emocionuar dhe e lumtur që është pjesë e kësaj shfaqjeje. Tre djemtë aktorë sipas Paolës janë me karaktere të ndryshme dhe të papritur në profesionin e tyre, ndaj dhe do të duhet të improvizohet edhe lirisht krahas skenarit të përgatitur.
"Ne jemi një grup shumë i këndshëm mes miqsh dhe kolegësh, këtë radhë kemi vendosur të sjellim një komedi që është ideuar nga çunat e shfaqjes dhe sivjet është edicioni i dytë, e kishin dëshirë të isha dhe unë pjesë bashkë me kolegen time, Ilda Pepi, e cila është surprizë, por po e tregoj për ata që nuk do të kenë mundësi ta ndjekin shfaqjen. Është një vepër që ne e kemi krijuar me njëri-tjetrin, kemi ideuar bashkërisht ngjarjet që ndodhin këtu në tërësi. Unë kam disa personazhe që do t'i luaj, të cilët janë në kuadrin e varietesë, shpresoj që t'ju pëlqejnë. Të them që ndihem mirë, është mëse e sigurt përderisa kam vendosur të jem pjesë e grupit, por interesante është se këta të tre janë të papritur dhe për mua do të jetë surprizë premiera e sotme ashtu si edhe për publikun. Shpresoj shumë t'ju pëlqejë e të ketë vazhdimësi si grup e si ide."
Franc Bregu është një tjetër aktor mjaft i dashur për publikun, i njohur nga emisionet e ndryshme televizive, ndërsa tashmë është pjesë e pandarë e teatrit të Korçës. Ai rikthehet në qytetin e tij për të shfaqur edhe personazhe të tjerë për herë të parë në këtë projekt, ndërsa ndihet optimist për mikpritjen që do t'i bëjë publiku korçar.
"Shfaqja e sotme do të jetë një vazhdimësi e nismës që bashkë me çunat kemi marrë vjet, që nisi me shfaqjen 'Ku do të vesh ti?', si në koncept, si në elementet e të gjithë shfaqjes që kemi menduar të bëjmë. Këtë vit na janë bashkuar edhe aktorë të tjerë dhe jemi bërë një grup edhe më simpatik se ç'kemi qenë. Mezi po pres që publiku t'i zbulojë personazhet e reja që ne kemi në këtë koncept të ri të shfaqjes. Jam i sigurt që do kënaqemi ne, publiku dhe gjithë Korça. Mbase i vështirë ka qenë për të gjetur disa gjëra sa i takon skenografisë, ndërsa bashkëpunimi me çunat dhe vajzat që na u bashkuan këtë vit, ka qenë kënaqësi që nga krijimi i teksteve, provat në skenë, ka qenë shumë e bukur për ne."
Rolin e Aurorës, një nga vajzat që përflitet për historinë e saj me një farmacist në Korçë, do ta luajë aktorja Ilda Pepi, e cila rikthehet në zhanrin e komedisë pas shume vitesh në karrierën e saj. Fakti që do të luajë me miqtë e saj më të mirë e bën akoma më entuziaste, ndonëse në ditë të nxehta e me plot angazhim.
"Në këtë shfaqje do të jem në rolin e Aurorës, është një rol në të cilin flitet gjatë gjithë kohës për Aurorën. Kemi vite që dëgjojmë dy personazhe të famshme që është nëna me farmacistin që flasin për Aurorën dhe është kënaqësi e madhe që këtë rol ma besuan mua. Kënaqësi e madhe që të bashkohem me aktorët e tjerë, të cilët kishin kohë që përgatiteshin për këtë projekt, dhe në fund më thirrën edhe mua për t'u bashkuar me ta. Ndihem shumë mirë që rikthehem sërish në komedi, në një zhaner me të cilin e kam nisur karrierën time. Është kënaqësi e madhe që punoj me kolegët e mi, edhe pse në ditë të nxehta, ne kaluam bukur dhe besoj se do të pritet mirë, ky është emocioni më i madh i të gjithë aktorëve, fundi i shfaqjes, pritja nga publiku."
Për më tepër se 2 muaj grupi i aktorëve ka ideuar dhe përgatitur një sërë materialesh, të cilat janë pëlqyer nga publiku korçar, që ka mbushur plot sallën e teatrit "Andon Zako Çajupi". Ndryshe nga shfaqjet e tjera, ku një pjesë e artdashësve u përkisnin moshave të vjetra, në këtë shfaqje kanë qenë të shumtë të rinjtë që e kanë ndjekur e shijuar. Një fakt mjaft interesant ky, i cili do të afrojë më shumë të rinj drejt teatrit dhe pse jo, t'u japë mesazhin për të ndjekur këtë rrugë në të ardhmen./ CNA
Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë inter...
Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron...
Për 10 ditë radhazi, rreth 700 milionë besimtarë bekta...
Mbrëmja e djeshme në teatrin Andon Zako Çajupi të Korçës k...
Në qytetin e Pogradecit rikthehet për herë të dytë "Varg F...
Vitet e fundit, Pogradeci ka pasur zhvillim të madh sa u p...
Nga Ardian Vehbiu Pashë diku një preokupim, me gjasë ...
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, u çel për herë të ...
Miku i shkrimtarit Ismail Kadare, Thanas Dino, foli pë...
Shkrimtari Visar Zhiti ka dhënë një mesazh ngushëllues...
Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, ...
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u shua këtë të hënë ...
Regjisori Piro Milkani ka dhënë një mesazh nga Pograde...
Korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta...
Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta në moshën 88-vje...
Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare, është nda...
Kamomilit në Korçë i thonë maraqkë. Derisa u bëra i ma...
Mesditën e kësaj të marte u zhvilluan homazhe në nder ...
Këtë të hënë është shuar Agim Doçi, një nga poetët më ...
Romeo dhe Elvira u njohën dhe u dashuruan në kombinat,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...