Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Paraditen e kësaj të premteje ka nisur faza vazhduese e punës së ekipit zvicerano-shqiptar për zbulime arkeologjike në sitin parahistorik, në Lin të Pogradecit. Ky projekt i BE-së synon të nxjerrë në pah vlerat arkeologjike që ndodhen në fshatin Lin, me objekte të vjetra që tregojnë se kjo zonë ka rëndësi të jashtëzakonshme. Vendbanimi palafit i zbuluar në këtë fshat, konfirmohet si më i vjetri i kësaj tipogjie arkeologjike në Europë, me moshë rreth 8 mijë vjeçare.
Arkeologu zviceran, Albert Hafner tregon se duan të zbulojnë se si jetonin njerëzit përreth liqenit, duke nxjerrë në pah se ky vendbanim është 6 mijë vite para Krishtit, ndërsa konfirmojnë se ka 2 mijë vjet aktivitet vendbanimi. Ai e konsideron një zbulim të jashtëzakonshëm pasi është më i vjetri në Europë sa i takon vendbanimeve në zonat liqenore.

"Ne duam të zbulojmë si jetonin njerëzit përreth liqenit këtu. Vendbanimi është 8000 vjeçar, pra 6000 vite para Krishtit dhe mund të konfirmojmë tani se kemi 2000 vjet aktivitet vendbanimi këtu në Lin. Kjo tipologji sitesh arkeologjike për zonën e Alpeve është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe janë shumë të pakta vendbanimet nënujore madje ishte i pari që u bë pjesë e listës së trashëgimisë botërore. E njëjta gjë vlen edhe këtu me këtë zbulim ku vlen të themi se vetëm në sitet ku kemi konservimin e drurit mund të aplikohen disa teknika të dendrokronologjisë ndaj këto janë site të rralla. Mund të konfirmojmë tashmë atë që thamë vjet për zbulimin dhe synojmë që të aplikojmë dendrokronologjinë për më shumë detaje. Vendbanimi i zbuluar është më i vjetri në Evropë sa i takon vendbanimeve në zonat liqenore, pra është një zbulim i jashtëzakonshëm".

Nga studimi i objekteve të shumta që janë gjetur nga kërkimet e ekspeditës së përbashkët mes arkeologëve zviceranë e shqiptarë, u vërtetua hipoteza e një viti më parë e ngritur nga këta të fundit. Tek objektet e ekspozuara në Lin gjendet një shumëllojshmëri objektesh qeramike, si edhe dy unaza kockash, një thikë stralli dhe një skelet njeriu në moshë të re.
Udhëheqësi i ekspeditës, Adrian Anastasi tregon se në këto katër javë kanë përqëndruar në gërmimet në tokë, ndërsa e reja qëndron tek materiali arkeologjik i zbuluar.
"Është vazhdimi i vitit të kaluar. Në këto 4 javë jemi përqëndruar në gërmimet në tokë për arsye se kishim të përcjella dhe gërmimet e vitit të kaluar. E reja qëndron në materialin arkeologjik të zbuluar, në kampionaturat që kemi marrë aty ku kemi pasur dhe synimet tona shkencor. Sigurisht që në këtë projekt duke qënë shumë i detajuar përsa i përket analizave labotarike. Është shpejt në pikëpamjen e të rejave, pasi ne gjithmonë ne marrim rezultatet ose në fund të vitit ose vitin tjetër, por që jemi të kënaqur me ecurinë, me potencialitetin që demostrojnë këto gërmime që bëmë në tokë. Kështu që jemi me shumë optimizëm, i presim këto analiza për të dhëna të reja.

Ka qeramikë e cila i pasqyron të rejat e këtij viti, ka objekte arkeologjike siç ishte ajo heshta që ju patë prej strralli. Pra, ka detaje, është gjetja e një pjese të një skeleti të një personi të ri, i cili dhe ai do të studiohet."
Objektet e zbuluara hedhin dritë mbi anën sociale dhe ekonomike të banorëve të hershëm që kanë jetuar në vendbanimin e fshatit Lin. Bashkëpunimi zvicerano-shqiptar tashmë prej 4 vitesh, nëpërmjet kësaj ekspedite, ka në fokus vendbanimin e Linit, duke shtrirë edhe këtë sezon kërkimet nën ujë për të zbuluar të tjera objekte që do të japin të dhëna mjaft të rëndësishme studimore./ CNA
Shkodra ka trashëguar një traditë të pasur të humrit, ...
Aktorët e rinj të teatrit "Andon Zako Çajupi" kanë sje...
Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë inter...
Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron...
Për 10 ditë radhazi, rreth 700 milionë besimtarë bekta...
Mbrëmja e djeshme në teatrin Andon Zako Çajupi të Korçës k...
Në qytetin e Pogradecit rikthehet për herë të dytë "Varg F...
Vitet e fundit, Pogradeci ka pasur zhvillim të madh sa u p...
Nga Ardian Vehbiu Pashë diku një preokupim, me gjasë ...
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, u çel për herë të ...
Miku i shkrimtarit Ismail Kadare, Thanas Dino, foli pë...
Shkrimtari Visar Zhiti ka dhënë një mesazh ngushëllues...
Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, ...
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u shua këtë të hënë ...
Regjisori Piro Milkani ka dhënë një mesazh nga Pograde...
Korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta...
Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta në moshën 88-vje...
Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare, është nda...
Kamomilit në Korçë i thonë maraqkë. Derisa u bëra i ma...
Mesditën e kësaj të marte u zhvilluan homazhe në nder ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...