Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Tre vjet pas demonstratave masive kundër manipulimit të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi dhe shtypjes së përgjakshme policore që pasoi, opozita bjelloruse vazhdon të jetë e larmishme si nga përbërja ashtu edhe nga pikëpamjet politike. Rreth 100,000 bjellorusë vlerësohet të jenë larguar nga vendi që nga viti 2020.
Mijëra bjellorusë u larguan nga vendi i tyre pas shtypjes së dhunshme qeveritare. Shumë prej tyre përballen me dënime të gjata me burg nëse kthehen në atdhe. Opozita bjelloruse ka qëndrime të ndryshme për taktikat që duhet të ndjekë, por është e bashkuar kundër sundimit të Alexander Lukashenko-s.
Ata thonë se aleanca e ngushtë e Lukashenkos me Rusinë vë në pikëpyetje sovranitetin e Bjellorusisë.
33-vjeçari Pavel Maryeuski ishte aktivist i përkushtuar për politika paqësore, para se të detyrohej të largohej nga vendlinjda si rezultat i shtypjes qeveritare.
Vitin e kaluar, kur Rusia sulmoi Ukrainën, ai iu bashkua njësisë së vullnetarëve bjellorusë që luftojnë në mbështetje të Ukrainës.
“Në plan të parë është mbrojtja e jetëve në Ukrainë. Së dyti, Bjellorusia përfiton në rast se Rusia e humbet luftën. Në Rusi do të fillonte një luftë e brendshme për pushtet ose mbijetesë. Se kush e merr pushtetin pas humbjes së luftës”, thotë kreu i shoqatës së veteranëve bjellorusë, Pavel Maryeuski.
Stanislava Glinnik është veprimtare me grupet e shoqërisë civile. Gjyshi i saj ishte drejtuesi i parë i Bjellorusisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, derisa humbi zgjedhjet përballë Lukashenkos në vitin 1994.
“Për herë të fundit kam qenë në Minsk në protestat e tetorit 2020. Erdha në Poloni pasi u lëndova gjatë protestës. Qeveria ka ngritur akuza ndaj meje për krijimin e një organizate ekstremiste. Kam dëgjuar nga miqtë e mi, të cilët akuzohen në të njëjtin rast, se përballem me nëntë vite burg nëse kthehem në Bjellorusi”.
Aktivistët i ndihmojnë bjellorusët që të arratisen jashtë vendit, hakerët zhvillojnë aplikacione që mundësojnë komunikim të sigurt brenda Bjellorusisë dhe grupe të tjera gjurmojnë vendndodhjen e trupave në vend.
Ndërkohë po shtohet numri i aktivistëve, shumë prej të cilëve me përvojë luftarake në Ukrainë, që thonë se është koha për t'u stërvitur për një luftë të vërtetë.
Sergey Kedyshko drejton një grup prej rreth 200 vullnetarësh bjellorusë që kryejnë stërvitje luftarake në Poloni dhe Lituani.
“Në shkurt të vitit 2023 ne shpallëm krijimin e një organizate të pavarur, të gatshme për të bashkëpunuar me këdo që synon çlirimin e Bjellorusisë”.
Ndërsa grupi i mercenarëve të Wagner-it filloi një rebelim të shkurtër brenda Rusisë, udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhnaouskaya u shpreh në rrjetet sociale mbi nevojën e një shtabi të bashkuar operacional për koordinimin e aktiviteteve.
“Ndoshta një pjesë e mirë e tyre do ta kuptojnë se nuk kanë një të ardhme me Lukashenkon dhe se ai po e shet sovranitetin e Bjellorusisë”, thotë udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhnaouskaya.
Presidenti Lukashenko ndihmoi në dhënien fund të trazirave mes Kremlinit dhe Wagner-it duke u ofruar strehë mercenarëve në Bjellorusi. Opozita thotë se vendosja e vrasësve me pagesë në Bjellorusi nuk është një gjë e mirë për të ardhmen e vendit dhe shteteve përreth./ VOA
Ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith i ka kërkuar gjyk...
Themeluesi dhe ish-CEO i kompanisë më të madhe ruse të...
Rusia po përgatitet të lëshojë Luna 25, zbarkuesin e parë ...
Të paktën gjashtë ushtarë turq janë vrarë në përleshjet me...
Irani transferoi 5 iraniano-amerikanë nga burgiu në arrest...
Donald Trump dhe ndihmësi i tij i ngushtë personal Walt Na...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka shkarkuar gje...
Autoritetet holandeze kanë sekuestruar rreth 8,000 kilogra...
Regjimi ushtarak i instaluar pas një grushti shteti në Nig...
Forcat ukrainase kanë vendosur epërsinë mbi Bakhmut dhe po...
Shkencëtarët pranë Çikagos thonë se mund të jenë më afër z...
Shumë shtete amerikane lejojnë transmetimin e seancave nga...
Bashkimi Evropian tha të enjten se qeveria e Kosovës duhet...
Operatorët e Nurburgring të Gjermanisë të enjten thanë se ...
Pinguinët afrikanë janë në rrugën e duhur për zhdukje ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje...
Filmi Barbie është ndaluar në Kuvajt dhe përballet me thir...
Nuk ka asnjë rrezik radioaktiv në termocentralin bërth...
“Këtu ne e paguajmë demokracinë me jetën tonë”. Pesë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë këtë të enjte...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...