Kuvajti ndalon filmin Barbie, debate dhe në Liban
Filmi Barbie është ndaluar në Kuvajt dhe përballet me thir...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i heqë masat, siç i quajti ai, e padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës, si dhe e përsëriti se Qeveria është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Kosovapress më 10 gusht, Kurti tha se masat janë pjesë e “asimetrisë në raporte” dhe se “sa më parë që të përfundojnë aq më mirë”.
“Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët tanë evropianë sa më parë ta përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, pasi një Republikë demokratike dhe progresiste siç është Kosova meriton të ndihmohet me krejt çka munden ata dhe jo të ketë masa ndëshkuese”, theksoi ai.
Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut – janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë.
Në këto komuna të banuara me shumicë serbe, kryetarët e rinj të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – janë shqiptarë.
Serbë lokalë kanë protestuar që nga 29 maji kundër hyrjes së tyre në objektet komunale.
Kurti tha se mënyra më e mirë për thirrjen e zgjedhjeve të reja është përmes nenit 72 të ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave përkatëse t’i shkarkojnë kryetarët e tyre përmes peticionit.
“Jemi të hapur për këtë [zgjedhje përmes nenit 72]. Është krijuar edhe një grup punues që do të bëjë rregullimin e çështjeve teknike administrative të dispozitave të këtij neni dhe këtij ligji. Tash ta presim punën e tyre, sa më shpejtë aq më mirë”, theksoi Kurti.
Ai këmbënguli se Kosova është “e interesuar” për deeskalimin e mëtutjeshëm të situatës në veri, duke shtuar “ndonëse është konstatim i përgjithshëm se në masë të madhe deeskalimi tashmë ka ndodhur. Nuk kemi protesta të dhunshme, s’kemi incidente, veçse duhet të jemi të kujdesshëm nga potencialiteti i rieskalimit. Dihet që adresa për këtë nuk ndodhet në Republikën e Kosovës, por në kryeqytetin e fqinjit tonë verior”.
Policia e Kosovës njoftoi më 4 gusht për zvogëloimin për 25 për qind të prezencës së oficerëve të vet në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës.
Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, arritën një dakordim për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, gjatë një takimi më 10 korrik në Bratisllavë./REL

Filmi Barbie është ndaluar në Kuvajt dhe përballet me thir...
Nuk ka asnjë rrezik radioaktiv në termocentralin bërth...
“Këtu ne e paguajmë demokracinë me jetën tonë”. Pesë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë këtë të enjte...
Një aeroplan i vogël është rrëzuar këtë të enjte pranë Beo...
Në Gjermani ka zëra që thonë se gruri në Ukrainë shite...
Ukraina njoftoi një "korridor humanitar" të enjten për të ...
Human Rights Watch (HRW) u ka bërë thirrje vendeve donator...
Mijëra banorë të Haëaiit vrapuan për të shpëtuar nga shtëp...
Deputeti gjerman nga CDU, Knut Abraham, ka përkrahur letrë...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka shkarkuar shefin e sh...
Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10.000 ...
Spanja është duke u përballur me valën e katërt të të nxeh...
SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë po importojnë sasi të ...
Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Sm...
Zjarret e furishme të ndezura nga erërat uragane kanë shka...
Një nga kandidatët në zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit...
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në zjarret që ...
Një person, i akuzuar për kërcënime ndaj Presidentit Joe B...
Si mund ta dëmtonte Sahra Wagenknecht partinë AfD? Sahra W...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...