Zjarret në Hawaii djegin qytetin historik
Zjarret e furishme të ndezura nga erërat uragane kanë shka...

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, siguroi një urdhër sekret janarin e kaluar për të kontrolluar informacionet nga llogaria e ish-presidentit Trump në Twitter, tregojnë dokumentet e dorëzuara në gjykatë të mërkurën. Një gjykatëse e gjobiti kompaninë e mediave sociale me 350 mijë dollarë për mosrespektim të shpejtë të urdhërit për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit Trump.
Zoti Trump kaloi pothuajse të gjithë mandatin e tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, duke postuar mijëra komente në Twitter, megjithëse nuk është e qartë saktësisht se çfarë informacioni po kërkonte prokurori Smith me urdhrin për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit.
Komentet në Twitter janë tashmë publike dhe zoti Trump shpesh e përdor platformën e mediave sociale për të fyer kundërshtarët e tij politikë dhe të tjerët me të cilët nuk është dakord. Ai gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të tij për tubime politike, si ai pranë Shtëpisë së Bardhë më 6 janar 2021, pak përpara sulmit në Kapitol, të organizuar nga mbështetësit e tij, të cilët u përpoqën të bllokonin ligjvënësit që të certifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Në dhjetor, përpara tubimit atë ditë, zoti Trump kishte përdorur Twitter-in për t'i nxitur mbështetësit që të shkonin në Uashington, duke thënë se 6 janari "do të jetë i egër".
Prokurori Smith tashmë ka paditur dy herë ish-presidentin Trump. Javën e kaluar në Uashington, ndaj ish-presidentit u ngrit aktakuza për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Më herët në Florida, ai u akuzua për mbajtje në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe për komplot për të mos i dorëzuar ato tek hetuesit federalë.
Ish-preisdenti Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe i ka cilësuar të motivuara politikisht paditë e prokurorit të posaçëm. Ai kryeson me një epërsi të madhe sondazhet kombëtare të republikanëve në përpjekjet për t’u bërë kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Marrja e të dhënave nga Twitter, që tani quhet X, mund të ketë qenë një përpjekje për të siguruar variantet e papublikuara të mesazheve në llogarinë e zotit Trump.
Twitter fillimisht i rezistoi urdhërit për dorëzimin e të dhënave në janar të këtij viti, një veprim që rezultoi në gjobitjen e kompanisë me 350 mijë dollarë për mosrespektim të urdhërit të gjykatës në kohë.
Një gjykatë federale e apelit në Uashington e la në fuqi gjobën muajin e kaluar dhe të mërkurën publikoi vendimin e saj për këtë çështje.
"Ndonëse Twitter përfundimisht e respektoi urdhrin, kompania nuk dha plotësisht informacionin e kërkuar deri tre ditë pas një afati të caktuar nga gjykata", thuhet në vendimin e gjykatës së apelit në Uashington.
Lufta e Twitter-it me prokurorët e zotit Smith për zbulimin e detajeve në lidhje me postimet e zotit Trump në Twitter buroi nga kërkesa e prokurorëve për një urdhër që e ndalonte Twitter-in ta njoftonte zotin Trump për këtë çështje.
Gjykata e apelit vuri në dukje se gjykatësja Beryl Howell "kishte arsye legjitime" për të kontrolluar llogarinë në Twitter për prova të veprave penale. Për më tepër, gjykata e qarkut zbuloi se kishte "bazë të arsyeshme për të besuar" se informimi i zotit Trump për këtë urdhër "do të rrezikonte seriozisht hetimin" duke i dhënë atij "një mundësi për të shkatërruar provat, për të ndryshuar sjelljet.”
Twitter argumentoi se urdhri shkelte të drejtën kushtetuese të zotit Trump për liri të shprehjes, por gjykata e apelit la në fuqi vendimin e gjykatëses Howell./ Voa
Zjarret e furishme të ndezura nga erërat uragane kanë shka...
Një nga kandidatët në zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit...
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në zjarret që ...
Një person, i akuzuar për kërcënime ndaj Presidentit Joe B...
Si mund ta dëmtonte Sahra Wagenknecht partinë AfD? Sahra W...
Të paktën tre persona janë vrarë si pasojë e një sulmi rus...
Udhëheqësit e grushtit të shtetit në Niger, kanë emëruar t...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se masat e vëna ng...
Gati 100 tifozë kroatë të futbollit dolën para një gjykate...
Kryeqyteti i Indonezisë Xhakarta kryeson listën si qyteti ...
Zyrtarët lokalë në Rusi thanë se të paktën 43 persona janë...
Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran e ka rifilluar punën...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, nuk mund të kan...
Një person në SHBA ka fituar 1.58 miliardë dollarë, falë p...
Moska i ka akuzuar të mërkurën Poloninë dhe Finlandën për ...
Një makinë u përplas në dhomën e gjumit në katin e dytë t...
Ish-gazetarja ruse e revistës studentore “Doxa”, Natasha T...
Ekziston një variant i ri i koronavirusit që kryeson t...
Irani ka siguruar teknologjinë e nevojshme për prodhimin e...
Tre të rinj shqiptarë kanë zhvilluar seancën e parë sp...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...