Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Moska i ka akuzuar të mërkurën Poloninë dhe Finlandën për kërcënimin e sigurisë së saj dhe është zotuar se do të përgjigjet ndaj “kërcënimeve të shumta” në kufirin rus me Perëndimin nga anëtarët e NATO-s.
Polonia, fqinja dhe aleatja e patundur e Ukrainës, e ka forcuar sigurinë në kufirin e vet me Bjellorusinë, pasi Minsku u bë bazë e re e luftëtarëve të Wagner-it rus.
Finlanda, e cila e ndan një kufi të gjatë me Rusinë, iu bashkua NATO-s në prill në një ngjarje historike që u nxit nga lufta e Moskës në Ukrainë.
“Kërcënimet ndaj sigurisë ushtarake të Federatës ruse janë shumëfishuar në drejtimet strategjike perëndimore dhe veriperëndimore”, tha ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim me zyrtarët ushtarakë.
Ato rreziqe “kërkojnë përgjigje adekuate dhe me kohë”, theksoi ai.
“Ne do t’i diskutojmë masat e nevojshme për t’i neutralizuar ato gjatë takimit, ku do të marrim vendime të duhura”.
Ai e veçoi Poloninë, për të cilën tha se po “militarizohet” dhe se po përdoret nga Shtetet e Bashkuara “si një instrument i politikave anti-ruse”.
Varshava njoftoi të mërkurën se do t’i dërgojë edhe 2.000 trupa shtesë në kufirin e vet lindor, ku i ka vendosur tashmë 2.000 sosh.
Anëtarja e NATO-s tha javën e kaluar se helikopterët bjellorusë e kishin shkelur hapësirën e saj ajrore dhe paralajmëroi për provokime nga Bjellorusia.
Shoigu tha se trupat polake do të jenë “shumë pranë kufijve të Unionit”, duke iu referuar aleancës mes Moskës dhe Minskut.
Muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin tha se Moska do të përgjigjej ndaj çdo agresioni kundër Bjellorusisë “me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë”.
Shoigu tha, po ashtu, se “faktor serioz i destabilizimit është anëtarësimi i Finlandës në NATO, dhe në të ardhmen – i Suedisë”.
Muajin e kaluar, Turqia i dha fund kundërshtimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke dhënë dritën jeshile për shpresat e Stokholmit për anëtarësim.
Kremlini ka thënë se anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta rrezikonte sigurinë e Rusisë dhe se po planifikon kundërmasa.
Suedia ndan një kufi të shkurtër arktik me Rusinë./REL
Një makinë u përplas në dhomën e gjumit në katin e dytë t...
Ish-gazetarja ruse e revistës studentore “Doxa”, Natasha T...
Ekziston një variant i ri i koronavirusit që kryeson t...
Irani ka siguruar teknologjinë e nevojshme për prodhimin e...
Tre të rinj shqiptarë kanë zhvilluar seancën e parë sp...
Një shpërthim ka ndodhur në fabrikën optiko-mekanike Z...
"Çfarë i frikëson më shumë shoqëritë tona? Dhe pse ne ...
Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kërk...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar sist...
Njëmbëdhjetë persona janë zhdukur pas një zjarri në nj...
Dyzet e një emigrantë kanë humbur jetën gjatë mbytjes ...
Ekonomia e Kinës ka rrëshqitur në deflacion pasi çmimet e ...
Numri i të vdekurve nga përmbytjet e fundit në kryeqyt...
E tmerrshme dhe e pabesueshme është historia e një vaj...
Është një mëngjes korriku pak para orës nëntë, kur fillon ...
Të martën, "Lordi" famëkeq kolumbian i drogës Dairo Ant...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka konfirm...
Pyjet e Portugalisë janë përfshirë nga zjarre të shumta dh...
Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi shpalljen për kri...
Shkencëtarët kanë identifikuar një specie të re amfibësh q...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...