
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian konfirmoi se Johan Floderus, diplomat suedez që punon për BE-në, është duke u mbajtur rob në Iran për më shumë se 500 ditë.
Pas një takimi në qytetin spanjoll të Kadizit, Josep Borrell u tha gazetarëve se Brukseli po kërkon “pareshtur” që të lirohet 33-vjeçari.
Të hënën, Suedia pjesërisht konfirmoi një raportim nga "New York Times" lidhur me ndalimin, duke njoftuar se një shtetas suedez, në të tridhjetat, është duke u mbajtur në Iran që nga prilli i vitit 2022.
Por, Borrell shkoi më tej duke konfirmuar emrin e personit dhe duke treguar se ai punon për trupin diplomatik të BE-së.
“Dua të flas për një rast specifik, për rastin e zotit Floderus. Ai është shtetas suedez që punon për Bashkimin Evropian dhe i cili është i ndaluar ilegalisht në Iran për më shumë se 500 ditë”, tha Borrell.
“Dua të theksoj se unë personalisht, të gjitha ekipet e mia në të gjitha nivelet, institucionet evropiane në koordinim të ngushtë me ato suedeze dhe familja e tij, po kërkojmë nga autoritetet iraniane që ta lirojnë atë. Në çdo takim diplomatik, në të gjitha nivelet, e kemi diskutuar këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.
Ai tha se lirimi i Floderus është në agjendën e BE-së dhe të Qeverisë suedeze dhe “ne nuk do të ndalemi derisa ai të lirohet”.
Në korrikun e vitit të kaluar, Irani njoftoi se kishte arrestuar një person nën dyshimet për spiunazh, dy javë pasi një shtetas iranian u dënua me burgim të përjetshëm në Suedi për rolin e tij në ekzekutimet masive të mijëra kundërshtarëve politikë të kryera nga regjimi iranian më 1988./ REL
Një burrë humbi jetën dhe qindra shtëpi dhe rrugë u përmby...
Ndarjet e thella dhe të rrënjosura për luftën e Rusisë në ...
Një zyrtar amerikan tha të hënën se udhëheqësi i Koresë së...
Më shumë se automjete. Në Mynih nis panairi i Industrisë s...
Presidenti turk Erdogan i ka kërkuar Rusisë të kthehet te ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u plagos disa ditë më parë...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka realizuar nj...
Skandali në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetër...
Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet të merr pjesë në ta...
Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua n...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot pas takimit m...
Përleshje të dhunshme shpërthyen të dielën në një lagje em...
X i Elon Musk (ish Twitter ) është në mes të një skandali ...
Aktualisht, gjasat janë të mëdha që zgjedhjet e ardhshme p...
Rrëfimet historike të pranuara pretendojnë se Kleopatra, f...
Pas sulmit rus në Ukrainë, shumë banka perëndimore u tërho...
Ministri rus i Mbrojtjes i propozoi udhëheqësit të Koresë ...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar vendimin për nd...
Presidenti turk do të përpiqet të bindë Vladimir Putinin q...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, është s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...