Ndërprerja e energjisë në Maternitetin e Durrësit/ Spitali Rajonal sqarim publik
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka realizuar një intervistë brenda dhomave të paraburgimit, në Hagë, ku ka folur për disa çështje.
Në intervistën për Nacionalen, Thaçi ka folur për veten, familjen e tij, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Sa i përket gjendjes në të cilën gjendet aktualisht, ish-Presidenti i Kosovës tha se është një izolim fizik, por aspak burg mendor.
“Unë sot jam në izolim fizik, por jo në burg mendor. Ndjej se kam energjinë fizike e krijuese, përvojnë dhe freskinë mendore të bëjë gjëra të mira, të dobishme dhe kreative për shoqërinë dhe vendin tim.
Për qytetarët kosovarë, liria dhe pavarësia nuk duhet të jenë të mjaftueshme. Kosova ka shumë oportunitete të parealizuara; kapitali human përbën pasurinë më të çmueshme. Unë besoj në shoqërinë aktive, dinamike dhe inovative kosovare. Besoj në të ardhmen e sigurt të fëmijve tanë dhe fëmijët e fëmijve tanë”, u shpreh ai.
Ish-presidenti deklaroi se e ka marrë malli për familjen e tij, ndërsa u ndal edhe te vizita që zhvilloi në muajin maj të këtij viti në Kosovë.
“Për familjen, të rri dhe të bisedojë i lirë me ta: Lumen, Endritin, i cili tani u rrit dhe u bë burrë, të merrja pjesë në ceremoninë e tij të diplomimit, të shëtisja maleve, bjeshkëve të bukura të Kosovës, të përcillnim ndeshje futbolli së bashku, apo të kalonim së bashku ndonjë ditë skijimi në bjeshkët e Brezovicës. Të bisedonim për ëndërrat e tij jetësore, apo për ndonjë film apo libër etj.
I mungojmë njëri-tjetrit çdo ditë, por ky është çmimi i lirisë. E di që mallëngjimi është deri diku dobësi, por paraqet edhe njerëzi: jemi njerëz nga mishi dhe gjaku.
Po, më ka marrë malli për prindërit të cilët kanë hyrë në fazën e moshës së thyer, edhe pse flas shpesh përmes telefonit. Ardhja e tyre vitin e kaluar këtu në vizitë ishte një emocion i veçantë dhe i paharrueshëm.
Vizita ime para disa kohësh, më 29 maj 2023, e cila u krye në ruajtje dhe shoqërim të DHSK, në vendlindje në Burojë, biseda me prindërit, për disa orë, paraqet një mrekulli të jashtëzakonshme njerëzore. Koha dhe biseda me ta ishte më e veçanta në jetën time. Evokuam kujtime të së kaluarës, biseduan për rrethin e ngushtë dhe të gjerë familjar, për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Janë të bekuar që kanë plot mbesa e stërmbesa, nipa e stërnipa. Po e jetojnë pleqërinë të qetë, krenarë dhe dinjitozë.
Jam i mallëngjyer për njerëzit që i dua dhe më duan, që më besuan për më tepër se dy dekada, në procesin e përbashkët të ndërtimit të Kosovës së lirë, të pavarur, tolerante, zhvillimore”, deklaroi Thaçi.
Ish-Presidenti tha se Kosova që ai e beson është një Kosovë që është në NATO, në BE dhe në raporte të përjetshme speciale me SHBA-në.
Ai kërkoi që Kosova të arrijë paqe me Serbinë, pasi theksoi se nëse vonohet kjo marrëveshje, do të vonohet edhe anëtarësimi në NATO dhe BE dhe mbështetja e SHBA-së do të zbehet.
“Kosova është histori e suksesit të përbashkët. Pa përkrahjen e sponsorizuesve të lirisë dhe pavarësisë si shoqëri mund të mbijetojmë ngatërrueshëm disi, por si shtet funksional nuk mund të ekzistojmë.
Ta mendojmë Konferencën e Rambujesë, kohën e bombardimeve, çlirimin e Kosovës, bërjen e Kosovës shtet, njohjen e saj nga mbi 100 shtete, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, integrimin e saj në shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare. Duhet kujtuar se jo të gjithë faktorët relevantë botërorë ishin entuziastë për bërjen e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
E kundërta, Kosova do ta ketë pamjen e zymtë, të pasigurt, dekurajuese dhe me shumë dilema. Do të jetë ekonomikisht më e varfër, fare investime të huaja dhe me demokraci të lëkundur. Një vendi me kriza të përhershme askush nuk i beson. Por, unë besoj në Kosovën në NATO, në BE dhe në raporte të përjetshme speciale me ShBA’në.
Me Serbinë duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke, ligjërisht obliguese. Sa më shumë që vonohet kjo marrëveshje, aq më e vonuar do të jetë Kosova në NATO dhe BE, e aq më e zbehtë do të jetë mbështetja e ShBA’së.
Përvoja ime më tregon se Brukseli e mbështet Kosovën, për aq sa e inkurajon dhe e mbanë në vëmendje atë Uashingtoni. Aleanca me ShBA-në duhet kultivuar për të ardhmen strategjike, e jo veç për kujtesë falënderimi. Suksesi ynë është mirënjohja më e madhe që Perëndimi mund të pranojë dhe vlerësojë nga Kosova”, nënvizoi ai./ CNA
Skandali në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetër...
Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet të merr pjesë në ta...
Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua n...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot pas takimit m...
Përleshje të dhunshme shpërthyen të dielën në një lagje em...
X i Elon Musk (ish Twitter ) është në mes të një skandali ...
Aktualisht, gjasat janë të mëdha që zgjedhjet e ardhshme p...
Rrëfimet historike të pranuara pretendojnë se Kleopatra, f...
Pas sulmit rus në Ukrainë, shumë banka perëndimore u tërho...
Ministri rus i Mbrojtjes i propozoi udhëheqësit të Koresë ...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar vendimin për nd...
Presidenti turk do të përpiqet të bindë Vladimir Putinin q...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, është s...
CEO i Microsoft, Bill Gates kishte një program të ngjeshur...
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën pa fjalë kur zbuluan...
Tajfuni Haikui u zhvendos në të gjithë Tajvanin të dielën,...
Cigaret elektronike njëpërdorshme do të ndalohen në Francë...
Autoritetet në Nevada po hetojnë rrethanat e vdekjes së nj...
Mosmarrëveshja për një ndërtesë kyçe midis kurdëve nga një...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...