Turqia shpreson në rinovimin e marrëveshjes së drithit
Presidenti turk Erdogan i ka kërkuar Rusisë të kthehet te ...

Më shumë se automjete. Në Mynih nis panairi i Industrisë së Automjeteve, IAA. Prodhuesit kinezë të automjeteve priten me kureshtje.
Na ishte njëherë një ekspozitë automobilistike: Ajo që filloi në 1897 në Berlin me emrin International Motor Show (IAA), qëndroi atje për gati 50 vjet dhe më pas kishte selinë në Frankfurt am Main për shtatë dekada. Por tani ajo i përket historisë. Dy vjet më parë - ende nën kushtet e Corona-s - organizatori, Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA), e rinovoi plotësisht konceptin në një përpjekje për të siguruar mbijetesën e panairit si një "platformë e vetme lëvizshmërie në botë", në një vendndodhje të re: pikërisht me Mynihun.
Më 5 shtator kancelari gjerman Olaf Scholz do të hapte panairin. Dhe sa herë që shfaqet, Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) deklaron se nuk bëhet fjalë më për makina si të tilla, por për "lëvizshmërinë urbane", për "ekosistemet e lëvizshmërisë" dhe jo më për një transport të vetëm. Është e mundur që këto shaka verbale kanë për qëllim të largojnë vëmendjen nga fakti se në Mynih nuk vijnë më aq shumë prodhues makinash , por shumë më tepër prodhues të biçikletave.

Drejt pushtimit të tregut evropian
Sigurisht, prodhuesit kombëtarë gjermanë nuk do të humbasin mundësinë për t'u dukur në kryeqytetin bavarez: para së gjithash "BMW", me bazë në Mynih, por edhe "Volkswagen" dhe "Mercedes Benz".
Por lista mbaron shpejt: "Renault" nga Franca është aty, prodhuesi i makinave elektrike luksoze "Lucid" nga SHBA dhe "Rimac", një prodhues fisnik i makinave sportive nga Kroacia. Grupi Evropian Stellantis i dërgon vetëm "Opel"-it, filialit gjerman, nga portofoli i tij i gjerë. I saposhfaquri "Vinfast", nga Vietnami, tërhoqi angazhimin e tij pak para fillimit të panairit.

Por ajo që duhet të jetë veçanërisht interesante është prezantimi i prodhuesit kinez "BYD" (Build Your Dreams). Kompania Shenzhen - e cila së fundi ka zëvendësuar "Volkswagen"-in si lider në treg në Kinë - dëshiron të nisë pushtimin e tregut evropian në Mynih, ku planifikon të prezantojë gjashtë automjete në të njëjtën kohë.
Në Mynih, kinezët do të prezantojnë "SEAL U" dhe nënmarkën e tij luksoze "DENZA" si një premierë evropiane. "BYD", i cili u bë i madh si zhvillues i baterive të smartfonëve, përfiton pikërisht nga ky avantazh: bateria në makinat "BYD" nuk kërkon nikel, kobalt ose mangan dhe është relativisht e lirë për t'u prodhuar. Sa i përket softuerit dhe trukeve teknike për automjetet elektrike, kinezët kanë qenë prej kohësh pikë referimi, të paktën në tregun e tyre vendas.

Mbërrin edhe "Tesla"
Megjithëse makinat elektrike kineze janë ende një gjë e rrallë në rrugët gjermane (sipas Qendrës së Menaxhimit të Automobilave, vetëm 1,448 "BYD" sheh në rrugë, krahasuar me 207,000 "VW"), situata mund të ndryshojë shpejt, veçanërisht pasi te makinat kineze, si për shumë produkte të tjera edhe çmimet bien. Prodhuesit nga Japonia dhe Koreja e Jugut, të cilët erdhën në Evropë në vitet 1980 dhe 1990, duhet të shërbejnë si shembull (paralajmërim): pasi me ata u tallën, ata tani janë po aq pjesë e skenës së përditshme në rrugët gjermane sa një "VW Golf".
Por që të mos flasin të gjithë vetëm për kinezët, organizatorët kanë investuar shumë përpjekje për të tërhequr në Mynih pionieren e makinave elektrike "Tesla", e cila përndryshe u drejtohet vetëm eventeve të brendshme për të prezantuar produktet e saj. Tesla do të jetë e pranishme në të ashtuquajturën Hapësirë ??të Hapur në qendër të Mynihut dhe do të shfaqë atje modelin 3 të rishikuar.
Është e rëndësishme të dihet se koncepti i panairit parashikon dy vendndodhje: nga njëra anë, Hapësira e Hapur e lartpërmendur në pika të ndryshme në qendër të qytetit për publikun e gjerë dhe, nga ana tjetër, terrenet e panairit në periferi të qytetit për vizitorët profesionistë. Sipas organizatorëve, pavionet janë 90% të rezervuara. "BYD" është i pranishëm në të dyja vendet.
Kohë të vështira
Natyrisht, edhe prodhuesit gjermanë do të marrin forcë nga dobësia dhe nuk do të duan t'ua lënë terrenin kinezëve pa luftë. Boshllëku i Corona-s është mbushur dhe zinxhirët e furnizimit në pjesën më të madhe funksionojnë përsëri. Rrjedhimisht, qarkullimi dhe fitimet u rritën fuqishëm në tremujorin e dytë: industria automobilistike mbetet një motor rritjeje në ekonominë gjermane të goditur.

Por gjendja nuk do të vazhdojë kështu. Ekspertët parashikojnë kohë të vështira. Konsulenca AlixPartners beson se "Kina është në rrugën për t'u bërë një superfuqi e automobilave" dhe se epokës së fitimeve rekord për prodhuesit gjermanë "po i vjen fundi”. Konsulentët e EY besojnë se "era po fryn gjithnjë e më shumë kundër" prodhuesve perëndimorë.
Në këtë kuptim, panairi do të sillet sërish rreth automobilit dhe në atë e kush është përpara në garën për automjetet elektrike. Për tregun kinez, përgjigjja duket e qartë: studimet parashikojnë një pjesë të tregut prej 65% për prodhuesit vendas në vitin 2030.
Për ata që e gjitha kjo u duket shumë, se flitet shumë për automjetet, mund të ngasin një biçikletë edhe në Mynih. Në kopshtin anglez, "mushkëria e gjelbër” e Mynihut, do të ketë një pistë testimi katër kilometrash për biçikleta të të gjitha llojeve. Dhe ata për të cilët makina është armiku i mirëfilltë do të jenë gjithashtu të pranishëm. Disa aleanca veprimi kanë njoftuar tashmë një demonstratë të madhe dhe bllokada dhe veprime të tjera penguese./ DW
Presidenti turk Erdogan i ka kërkuar Rusisë të kthehet te ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u plagos disa ditë më parë...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka realizuar nj...
Skandali në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetër...
Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet të merr pjesë në ta...
Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua n...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot pas takimit m...
Përleshje të dhunshme shpërthyen të dielën në një lagje em...
X i Elon Musk (ish Twitter ) është në mes të një skandali ...
Aktualisht, gjasat janë të mëdha që zgjedhjet e ardhshme p...
Rrëfimet historike të pranuara pretendojnë se Kleopatra, f...
Pas sulmit rus në Ukrainë, shumë banka perëndimore u tërho...
Ministri rus i Mbrojtjes i propozoi udhëheqësit të Koresë ...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar vendimin për nd...
Presidenti turk do të përpiqet të bindë Vladimir Putinin q...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, është s...
CEO i Microsoft, Bill Gates kishte një program të ngjeshur...
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën pa fjalë kur zbuluan...
Tajfuni Haikui u zhvendos në të gjithë Tajvanin të dielën,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...