Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Presidenti turk Erdogan i ka kërkuar Rusisë të kthehet te marrëveshja që e lejon Ukrainën të eksportojë drithë, duke lehtësuar një krizë globale ushqimore. Por Moska kërkon lëshime që vetëm Perëndimi mund t'i ofrojë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu optimizëm rreth rivendosjes së një marrëveshjeje vendimtare të grurit të ndërmjetësuar nga OKB, pas bisedimeve të hënën me homologun rus Vladimir Putin.
Moska e braktisi marrëveshjen, e cila krijoi korridore për eksportet ushqimore të Ukrainës mes një mungese globale ushqimi, në fillim të korrikut. Rusia u ankua se Perëndimi po bllokonte eksportet e veta të grurit dhe plehut.
Çfarë thanë të dy udhëheqësit
Në një konferencë shtypi pas tri orë bisedimesh në vendpushimin rus të Soçit në Detin e Zi, presidenti turk tha se besonte se së shpejti mund të gjendej një zgjidhje për të ringjallur marrëveshjen. Me propozimet e reja nga Kombet e Bashkuara që kanë për qëllim adresimin e shqetësimeve të Rusisë, Erdogan tha se shpresonte të arrihej sa më shpejt një zgjidhje e mundshme.
"Kemi përgatitur një paketë të re propozimesh në konsultim me OKB-në. Besoj se është e mundur të arrihen rezultate. Unë besoj se do të arrihet së shpejti një zgjidhje që do të përmbushë shpresat e Turqisë." Erdogan tha gjithashtu se alternativat ndaj marrëveshjes origjinale të grurit që janë hedhur nga Moska dhe Kievi "nuk mund të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme."
Putin tha se Rusia ishte gati të ringjallte marrëveshjen "sapo të hiqeshin kufizimet ndaj eksporteve të saj. "Ne do të jemi gati të shqyrtojmë mundësinë e ringjalljes së marrëveshjes së drithit... Dhe do ta bëjmë këtë sapo të zbatohen plotësisht të gjitha marrëveshjet për heqjen e kufizimeve ndaj eksporteve bujqësore ruse," tha Putin.

Pse është e rëndësishme marrëveshja?
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia, i mundësonte Ukrainës vazhdimin e eksportimit të grurit që nga vera e vitit 2022 duke siguruar zinxhirët e furnizimit global.
Që kur u tërhoq nga marrëveshja, Rusia ka nisur një breshëri sulmesh ndaj depove të drithërave dhe infrastrukturës portuale të Ukrainës, e cila është një nga furnizuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Ajo ka thënë se do t'i konsiderojë anijet që udhëtojnë për në portet ukrainase si anije që mund të transportojnë mallra ushtarake, pra, si objektiva të ligjshëm sulmi.
Sulmet kanë përfshirë edhe dy portet e brendshme në Danub, Reni dhe Izmail, të dyja janë në kufi ujor me Rumaninë dhe kanë fituar rëndësi në rritje për eksportin ukrainas.
Presidenti i Turqisë i ka bërë thirrje Rusisë të heqë bllokadën e saj, duke nënvizuar rëndësinë e marrëveshjes për stabilitetin ushqimor anembanë botës në zhvillim. Ai ka theksuar se marrëveshja është thelbësore edhe për të ruajtur sigurinë në vetë rajonin e Detit të Zi.
Erdogan është përpjekur të mbajë lidhje të mira si me Moskën, ashtu edhe me Kievin gjatë luftës 16-mujore në Ukrainë dhe ka refuzuar të bashkohet me anëtarët e tjerë të NATO-s në sanksionimin e Rusisë.
Rusia po e përkeqëson urinë globale, thotë Gjermania

Ndërkohë, ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, akuzoi të hënën Putinin se po luante lojëra "cinike".
"Rusia po e përkeqëson urinë globale," tha ajo. "Vetëm për shkak të Putinit transportuesit e mallrave nuk mund të kalojnë lirshëm."
Baerbock shtoi megjithatë se përpjekjet e Erdoganit për të "kthyer marrëveshjen në udhën e duhur” janë të rëndësishme.
Putin tha pas bisedimeve me presidentin e Turqisë se Moska ishte pranë arritjes së një marrëveshjeje për të siguruar grurë për gjashtë vende afrikane. Ai tha se Rusia do të furnizojë ushqimin dhe do të kryejë logjistikën pa pagesë, duke shtuar se furnizimet "do të fillojnë në dy javët e ardhshme."
Çfarë kërkon Rusia?

Putin thotë se që Rusia të kthehej në marrëveshje do të duhej të përmbusheshin disa kushte. Këtu përfshihet heqja e pengesave ndaj eksporteve ushqimore ruse, duke përfshirë edhe sanksionet perëndimore mbi pagesat, logjistikën dhe sigurimin e anijeve.
Erdogan ka treguar simpati për qëndrimin e Putinit. Në korrik, ai tha se Putini kishte "disa pritshmëri nga vendet perëndimore" lidhur me marrëveshjen e Detit të Zi. Ai shtoi se është "vendimtare që këto vende të ndërmarrin hapa lidhur me këtë."
Kohët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i dërgoi ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov "propozime konkrete" për të sjellë eksportet ruse në tregjet globale. Por, Lavrov tha se Moska nuk ishte e kënaqur me letrën.
Sipas burimeve zyrtare ukrainase, Rusia kishte nisur në prag të bisedimeve një sulm "masiv" me dronë ndaj rajonit të Odesës, duke dëmtuar infrastrukturën në Izmail. Rruga ujore e Danubit është tani kanali më i rëndësishëm i Ukrainës për të eksportuar grurë, me anijet që nisen për në Detin e Zi nëpërmjet portit rumun të Konstancës, duke anashkaluar kështu bllokadën e Rusisë ndaj porteve ukrainase./ DW
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u plagos disa ditë më parë...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka realizuar nj...
Skandali në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetër...
Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet të merr pjesë në ta...
Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua n...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot pas takimit m...
Përleshje të dhunshme shpërthyen të dielën në një lagje em...
X i Elon Musk (ish Twitter ) është në mes të një skandali ...
Aktualisht, gjasat janë të mëdha që zgjedhjet e ardhshme p...
Rrëfimet historike të pranuara pretendojnë se Kleopatra, f...
Pas sulmit rus në Ukrainë, shumë banka perëndimore u tërho...
Ministri rus i Mbrojtjes i propozoi udhëheqësit të Koresë ...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar vendimin për nd...
Presidenti turk do të përpiqet të bindë Vladimir Putinin q...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, është s...
CEO i Microsoft, Bill Gates kishte një program të ngjeshur...
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën pa fjalë kur zbuluan...
Tajfuni Haikui u zhvendos në të gjithë Tajvanin të dielën,...
Cigaret elektronike njëpërdorshme do të ndalohen në Francë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...