LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme

7 Qershor 2023, 10:09, Aktualitet CNA
Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar me urdhër të
Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës, mes tyre edhe për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

CNA raportoi se Dako u vetëdorëzua pas urdhër-arrestit nga Prokuroria e Posaçme.

Së fundi është zbardhur lista me emrat e ish-zyrtarëve ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest nga SPAK-u.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet A.Q., A.B., F.F., E.L., F.E., A.T., M.S., F.H. dhe D.D.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 urdhër-arreste, 7 prej të cilave “arrest me burg” dhe 3 “arrest shtëpie”.

Ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga