LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çela numëron krimet te "Ligjet"/ Asnjë fjalë për vrasjet mafioze

6 Qershor 2023, 14:57, Aktualitet CNA

Çela numëron krimet te "Ligjet"/ Asnjë fjalë

Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në komisionin e ligjeve mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2022.

Çela ka folur vetëm me shifra për çështjet penale që janë regjistruar, ndërkohë që nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjet mafioze të ndodhura gjatë vitit 2022.

Përgjatë vitit 2022 në të gjitha nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42% të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Me gjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj, kodet dhe ligjet në fushën e drejtësisë penale, rekomandimet e institucioneve kushtetuese (rekomandimet e Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave) dhe ndërkombëtare,  si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian.

TREGUESIT KRYESORË SIPAS FAZAVE TË PROCEDIMIT PENAL

1. Treguesit e hetimeve paraprake, krime/kundërvajtje, pesha dhe tendencat e tyre

-Gjatë vitit 2022, organi i prokurorisë në hetimet paraprake ka trajtuar 61114   materiale në shqyrtim, që përbën një rritje prej 0,16% në krahasim me vitin 2021. Janë ndjekur gjithsej 48315 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,69 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat janë 25737 procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 9,27 % në krahasim me vitin 2021, dhe 695 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 26,06 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21883 procedime penale me rritje prej 20,21 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Është vendosur mosfillimi i procedimit për 12799 referime dhe kallëzime penale, me ulje prej 5,21 % në krahasim me vitin 2021.

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 33,88 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi ose me rritje 2,57 % të këtij raporti krahasuar me vitin 2021.

-Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rrezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021.

-Raporti i ndarjes së veprave penale  (krimeve dhe kundërvajtjeve), bazuar në statistikat e vitit 2022, rezulton se 79 % e procedimeve penale i përkasin krimeve dhe 21% i përkasin kundërvajtjeve penale ose krahasuar me vitin 2021 të këtij raporti, me rritje 0,23 % e procedimeve për krime dhe ulje në procedimet për kundërvajtje penale.

-Sa i përket raportit të grupveprave sipas strukturës së Kodit Penal me numrin total të procedimeve të regjistruara nga ana e prokurorisë për vitin 2022, ndër veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se -veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 29,45 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, që kanë ulje 7,53 % krahasuar me vitin 2021. Veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 26,16 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 14,87 % krahasuar me vitin 2021; -veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes me 6,08 %, që kanë një rritje prej 4,89 % në krahasim me vitin 2021; -veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës me 5,05 %, që kanë ulje 33,62 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2021; 

2. Ngritja e përfaqësimi i akuzës në gjykatë dhe ekzekutimi i vendimeve penale

-Gjatë vitit 2022 nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit për 11006 çështje (rritje prej 4,75 % në krahasim me vitin 2021) me 12958 të pandehur (rritje prej 4,90 % në krahasim me vitin 2021), të cilat përbëjnë 66.87 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e pushuara. Gjithashtu, janë paraqitur në gjykatë 13138 kërkesa për caktimin e masave të sigurimit personal (me ulje 9,84 % në krahasim me vitin 2021).

-Në vitin 2022 në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është urdhëruar ekzekutimi i 9,146 vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë (ulje 17,84 % krahasuar ne vitin 2021), janë ekzekutuar 4897 vendime penale dhe kanë mbetur pa u ekzekutuar 3806 vendime, të cilët sipas llojit të dënimit”, ka thënë Çela ndër të tjera.

Lajmet e fundit nga