Denoncimi i fortë: Vrasësit e Joy Aoko-s i fsheh qeveria
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fort...
Puna e bërë deri më tani me portalin "opendata.gov.al", risitë që ai ka sjellë si dhe gjithçka që është planifikuar për ta zhvilluar e përmirësuar edhe më tej këtë portal, ishin pikat kryesore të prezantimit që Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov, Romina Kostani, bëri sot në Konferencën e 5-të Kombëtare, “E drejta për Informim, Transparencë, Digjitalizim”, që u organizua nga Komisionieri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
“Me funksionimin efikas të Open Data, Shqipëria po i jep edhe një mundësi më tepër vetes për të qenë pranë elitës evropiane në fushën e digjitalizimit, një proces që tashmë ka nisur intensivisht 10 vite më parë me e-Albania e që AKSHI po e çon fuqishëm vit pas viti në një rrugë progresive e të pakthyeshme. Angazhimi për ngritjen dhe pasurimin e mëtejshëm të portalit Open Data me të dhëna ka qenë ndër vite pjesë e Planeve Kombëtare të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, nën komponentin e qeverisjes digjitale”, tha Kostani, e cila më pas e vuri theksin edhe te Plani Kombëtar i Veprimit OGP 2023 – 2025, miratuar së fundmi nga qeveria, e te mbështetja në eksperiencën e vendeve më të zhvilluara, përmes të cilave do të synohet që Open Data të pasurohet me më shumë të dhëna, të bëhet edhe më e aksesueshme, më e integruar me teknologjitë inovative.
Kjo do të shoqërohet dhe me një fushatë të gjerë promovuese për portalin dhe të dhënat e disponueshme në të, me qëllim informimin dhe përfshirjen e qytetarëve, bizneseve, akademisë, kërkuesëve, organizatave të shoqërisë civile, etj., në aksesimin dhe shfrytëzimin e të dhënave të hapura.
Më tej Kostani solli në fokus miratimin e ligjit nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, në përputhje me Direktivën e BE-së (2019/1024- Open data and Re-use of Public Sector Information) të përfshirë në kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”, ku AKSHI është në rolin e bashkënegociatorit. Bazuar te ky ligj e kjo direktivë po vijohet procesi për hartimin dhe miratimin e disa akteve nënligjore brenda vitit 2023, ndërsa do të zhvillohen aktivitete sensibilizuese për promovimin e të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara nga ky ligj brenda viteve 2023-2024.
“Planet tona në dy vitet e ardhshme do të nisin nga kryerja e një Vlerësimi Gatishmërie për të Dhënat e Hapura, çka do të na mundësojë të kemi një pasqyrë të saktë të të dhënave të hapura në çdo institucion. Falë zbatimit të standardeve, informacioni që do të publikohet në Open Data do të jetë më cilësor, teknikisht i saktë dhe lehtësisht i aksesueshëm dhe i ripërdorshëm”, saktësoi Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov.
Portali Open Data është ndërtuar në zbatim të legjislacionit në fuqi ndërsa së fundmi, kemi një ligj të mirëfilltë për përdorimin e të dhënave të hapura dhe të drejtën e ripërdorimit, me qëllim nxitjen e inovacionit në produkte dhe shërbime.
AKSHI mban peshën kryesore të ngritjes së platformës dhe funksionimit të saj teknikisht, por vetëm falë bashkëveprimit institucional, prej vitit 2018 po bëhet e mundur që Open Data të shërbejë si një dritare e hapur e kategorizimit të punës dhe veprimtarisë së shtetit shqiptar përballë publikut. Nga ana tjetër, kemi një portal të dedikuar për iniciativën globale të Partneritetit për Qeverisje të Hapur https://ogp.gov.al/, ku Shqipëria është pjesë prej 12 vitesh tashmë.
Portali Open Data ofron më shumë se 90 grupe të dhënash në fushat e shëndetësisë, arsimit, sigurisë publike, buxhetit, e-qeverisjes, etj.
Sistemet e ngritura elektronike, të lidhura përmes rrjetit qeveritar GovNet, jo vetëm shkëmbejnë të dhëna falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, por bëjnë gjithashtu të mundur që, veç ofrimit të shërbimeve në e-Albania dhe në portalin OpenData, të publikohen automatikisht të dhëna të hapura që vijnë nga vetë këto sisteme.
Pjesë integrale e Open Data është edhe Regjistri Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, si një aset i çmuar kur bëhet fjalë për ftesën e hapur që institucionet i bëjnë publikut, në mënyrë që çdo projekt, akt apo ndryshim ligjor më parë të kalojë për diskutim me publikun e gjerë apo grupet e interesit.
AKSHI shpreh sigurinë e plotë se të gjitha institucionet publike shqiptare do të ecin në rrugën e përbashkët të e-qeverisjes së mirë, transparente, të drejtë. Vetëm kështu Shqipëria do të zhvillohet më tej në rrugën e saj drejt familjes evropiane.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fort...
Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve miratoi rezult...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka reagua...
Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europian, Jorida Tabak...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, S...
Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, është paraqitur në Prokur...
Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi, e ka quajtur ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e sotë...
Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se qeveria shqi...
Ministrat e Punëve të Jashtme (MFA) të Procesit të Bashkëp...
Thomson Media, së bashku me partnerët e tij, inkurajon gaz...
Lulzim Basha dha dorëheqjen në 21 Mars të vitit 2022 pas h...
Gazetari Igli Çelmeta është shprehur se një minë me teleko...
“Ky vit ka qenë më ndikuesi për Ballkanin Perëndimor, du...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka reaguar ...
Dubai është kthyer në “shtëpinë” e bosëve të drogës dh...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa nga fotot më t...
Operacioni i fundit i SPAK-ut, si dhe rasti tjetër në gjyk...
Kryeministri Edi Rama po vlerësohet si Qytetar Nderi i Vac...
Shumë banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bulqizë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...