“Ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë (BMEIA) kanë kënaqësinë të njoftojnë se fituesi i Çmimit Dr Erhard Busek “Kampion të Bashkëpunimit Rajonal” për vitin 2022 është “No Borders Orchestra” (NBO).
“Patëm shumë nominime këtë vit, ndaj juria e pati të vështirë për të zgjedhur fituesin. Por mes gjithë nismave që ja vlenin të përzgjidheshin, spikati gjithsesi “No Borders Orchestra”, që prej vitesh po e portretizon Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore pozitive dhe melodike; po bashkon artistë dhe pasionantë të muzikës nga i gjithë rajoni ynë, duke përdorur artin si një mjet për të ndikuar me energji të mire në komunitet; po promovon artin, bashkimin dhe mençurinë përmes notave, leksioneve dhe koncerteve më të bukura në qytetet që përfaqësojnë rajonin tonë, duke hequr kufijtë mes nesh. Urime! Jam e sigurt që “No Borders Orchestra” do ta mbajë këtë titull kampion me krenari dhe do të vazhdojë me misionin e saj fisnik”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur gjatë ditëve të organizimit të Takimin Vjetor të RCC-së në Budva, të dielën më 4 qershor.
Midis shumë nominimeve të pranuar këtë vit, juria, e përbërë nga Goran Svilanovic, ish-sekretar i përgjithshëm i RCC; Asja Krsmanovic, Menaxhere e Programit të Konkurrencës në Festivalin e Filmit në Sarajevë; dhe Umut Ergezer, Koordinator i Strategjisë RCC SEE 2030/Analist i Lartë i Politikave Ekonomike, unanimisht zgjodhën NBO si fituese për vitin 2022. Fituesi i këtij titulli prestigjioz do të marrë shpërblim financiar në shumën prej 5000 euro. Falenderojmë të gjithë të nominuarit e shumtë dhe i urojmë fat vitin e ardhshëm.
"Fitorja e “No Borders Orchestra” si kampioni i ardhshëm i RCC-së është një lajm që të emocionon duke pasur parasysh rolin e madh që luajti muzika në jetën e Dr. Erhard Busek, kujtimit të të cilit i kushtojmë çmimin. Falënderimet e mia shkojnë edhe për anëtarët e jurisë së pavarur dhe RCC për bashkëpunimin e shkëlqyer", tha Thomas Stoelezl, Zëvendës Drejtor për Çështjet e Përgjithshme Evropiane në Ministrinë Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.
“No Borders Orchestra” kapërcen ansamblet muzikore konvencionale, duke shërbyer si një forcë rajonale transformuese në Ballkan. Duke përdorur muzikën si gjuhë universale, NBO nxit pajtimin në këtë rajon të larmishëm kulturor. Që nga themelimi i saj në 2012, NBO ka lënë gjurmët e saj muzikore në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke drejtuar koncerte dhe shfaqje në të gjithë këtë rajon të larmishëm. Orkestra përbëhet nga muzikantë nga çdo grup etnik dhe fetar në rajon, të cilët performojnë jo vetëm në salla koncertesh klasike, por edhe në ambiente jokonvencionale, duke e bërë muzikën e tyre të aksesueshme për të gjithë. Shfaqjet e tyre në festivale të njohura anembanë Evropës demonstrojnë fuqinë e pajtimit përtej kufijve rajonalë. Duke parë përpara, NBO planifikon ta shtrijë misionin në shoqëri duke synuar të kapërcejë ndarjet kulturore përmes krijimit të përbashkët e organizimit të një festivali multidisiplinar.
“Ne jemi sot këtu, përulësisht dhe të nderuar, për të pranuar këtë çmim prestigjioz në emër të No Borders Orchestra. Ne zgjodhëm muzikën si përgjigje ndaj problemeve të botës dhe sfidave me të cilat po përballemi këto vitet e fundit. Po vazhdojmë misionin tonë duke besuar se duke inkurajuar lirinë e shprehjes, kreativitetin dhe diversitetin, mund të krijojmë hapësira për dialog, mendim kritik dhe shkëmbim idesh”, tha Premil Petrovic, Drejtor Artistik, dirigjent dhe iniciator i Orkestrës No Borders.
Kampioni i bashkëpunimit rajonal është një çmim vjetor i inauguruar nga RCC në shkurt 2013 me rastin e 5 vjetorit të organizatës. Në vitin 2022, në bashkëpunim me BMEIA, çmimi ndryshoi titullin e tij në Dr Erhard Busek “Kampion i Bashkëpunimit Rajonal”, duke nderuar pas vdekjes z. Busek i cili ishte Koordinatori Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore- paraardhësi i RCC, por edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit Perëndimor dhe avokat i zjarrtë i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian./ CNA.al
Qeveria ka nisur ndryshimet e ambasadorëve dhe zëvendësime...
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është ...
Krimi kibernetik është në trend rritës. Këtë fakt e k...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kritikoi sot in...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë me...
Policia Rrugore njofton pezullimin e 9 lejeve drejtimi dhe...
Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në komi...
Puna e bërë deri më tani me portalin "opendata.gov.al", ri...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fort...
Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve miratoi rezult...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka reagua...
Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europian, Jorida Tabak...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, S...
Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, është paraqitur në Prokur...
Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi, e ka quajtur ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e sotë...
Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se qeveria shqi...
Ministrat e Punëve të Jashtme (MFA) të Procesit të Bashkëp...
Thomson Media, së bashku me partnerët e tij, inkurajon gaz...
Lulzim Basha dha dorëheqjen në 21 Mars të vitit 2022 pas h...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...