
Ditën e djeshme, akademiku Artan Fuga publikoi një letër publike për kryeministrin Edi Rama, ku rendiste 10 argumente kundër projektvendimit që shkrinte Akademinë e Studimeve Albanologjike.
Por sot qeveria miratoi shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Fuga ka bërë një tjetër reagim lidhur me këtë vendim, me të cilin jep edhe një mesazh për Ramën.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai deklaron se sot duhet ngritur flamuri në gjysmështizë, pasi pretendon se po luhet me historinë.
Ai thekson se shkrirja e ASA-s është një goditje vdekjeprurëse për kulturën kombëtare.
Reagimi i plotë:
Mbaroi!
Vijeni flamurin në gjysmë shtizë sot!
Mos kujtojë njeri se nuk e dija që letra ime më shumë do ta ndizte zjarrin e pasionit shkatërrues. Por, të lutesh për kulturën kombëtare nuk është kurrë turp. Është nder. Unë mund edhe të lyp për këtë. Di edhe të tjera gjëra të bëj.
Me durim.
Qysh sot, Shqipëria, pas ndofta një shekulli, nuk do të ketë më institut për albanologji, as një Qendër albanologjike si institucion më vete.
Hendeku është bërë greminë.
Kultura kombëtare ka marrë kështu një goditje vdekjeprurëse.
Pallavrat pa lidhje në shërbim të lobive antikombëtate nuk e mbulojnë dot gjëmën e ndodhur.
Shihni programet mësimore të gjimnazit, aprovuar nga Ministria e Arsimit, një keqtrajtim i ndyrë i trashëgimisë letrare, filozofike, artistike, kulturore kombëtare, një minim me tritol administrativ i traditave tona që duhej të mbanin lidhur popullin me atdheun.
Është një platformë e tërë!
Dhe pyesin gjoja të habitur: Përse ikin shqiptarët nga atdheu, nuk ikin serbët, nuk ikin boshnjakët, nuk ikin maqedonasit! Ja përse ikin. Se na kanë tharë çdo gjë kombëtare.
Është një disfatë tjetër. Shumë më e ndershme ama se ajo e atyre që me të tilla fitore do të kenë turpin me vete.
Mund të luash me pushtetin, por me historinë kurrë.
Kujtesa nuk do ta harrojë. Ka pasur kohë edhe me errëta dhe hiri është ndezur përsëri./ CNA.al
Sot qeveria vendosi të riorganizonte ASA-n duke transferua...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimin e shkelj...
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekret...
Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sërish në p...
Lefter Maliqi ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK kundër K...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në veri të...
Protestuesi i "5 Majit", Ivzi Hoxha, 62 vjeç, është dë...
Drejtori i ARRSH, Ervis Berberi, ka bërë me dije se pu...
Vehbi Bushati, u shkarkua sot nga detyra si drejtor i Poli...
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike...
Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar rrëzimin e president...
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është thirrur në SPA...
Punëtorët e inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën k...
Redjan Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me automjetin "Au...
Sot hapet gara formalisht për zgjedhjen e Drejtorit të...
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është paraqitur në ...
Është larguar nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës, Ve...
Mediat e huaja e kanë renditur Shqipërinë si një nga vende...
Credins Bank përgjatë viteve të fundit, mbështetjen e plot...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...