
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin për nisjen e hetimeve ndaj Autoritetit të Dosjeve për çështjen e spiunit I.M., pas kallëzimit nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Autoriteti i Dosjeve ka dalë me një deklaratë për mediat në lidhje me këtë vendim, të cilin pretendon se e ka mësuar nëpërmjet medias.
Autoriteti i Dosjeve shprehet se është në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Apelit, ndërsa thekson se do vazhdojë ta ankimojë këtë çështje në gjykatat më të larta.
Deklarata e plotë:
Ndaj Autoritetit janë ngritur një padi administrative dhe një padi penale, nga përfaqësuesit ligjorë të shtetasit I.M.
Në procesin e parë, që u zhvillua në Gjykatën Adminisrative, gjykata vendosi në favor të Autoritetit, ndërsa në procesin tjetër vendosi rrëzimin e ankimit të prokurorisë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në lidhje me procesin e parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, rrëzoi padinë e përfaqësuesve ligjore të shtetasit I.M. në drejtim të Autoritetit për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, me objekt-kërkese: ”Detyrimin e organit administrativ Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Ish- Sigurimit të Shtetit për të kryer veprimin administrativ pajisjen e kërkuesit me aktet e kërkuara me kërkesën e datës 14.09.2022.”
Gjykata Administrative vendosi me këtë rast: Rrëzimin e kërkesë-padisë së paraqitur nga paditësi, si të pabazuar në ligj dhe në prova.
Ndërkohë, Autoriteti u njoh sot, nëpërmjet medias, me njoftimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Tiranës, vendim që rrëzon ankimimin e prokurorisë “Për mosfillimin e procedimit penal”, ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumetat e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë.
Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit deklaron se është në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Apelit ndërsa siguron publikun, se në veprimtarinë e tij zbaton parimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë me të cilin normohet veprimtaria institucionale, si dhe respekton parimet e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat që ka çdo institucion.
Parimisht, si në çdo rast kur vendimet përmbajnë detyrime për Autoritetin, Autoriteti vepron duke zbatuar detyrimet e përcaktuara nga gjykata ose i ankimon vendimet në gjykatat më të larta.
Autoriteti vlerëson ndjekjen e të njëjtës rrugë edhe nga institucione të tjera, sipas kompetencave, si dhe është i hapur për bashkëpunime me të gjitha institucioneve në përputhje me ligjin në fuqi të Republikës së Shqipërisë./ CNA.al
Biznesmeni Pëllumb Salillari është akuzuar nga opozita se ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli kompaninë fituese të te...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për nisjen e het...
Presidenti Barjam Begaj ka pritur në Presidencë, homologen...
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ka deklar...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të ...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në viji...
Për të disatën herë vijojnë të zvarriten seancat gjyqë...
Sot maturantët testohen për njohuritë e gjuhës angleze...
Sot testohen maturantët në provimin e parë, atë të gjuhës ...
Qeveria ka miratuar një projektligj që përcakton kompetenc...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është takuar ditën...
Presidenja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen...
Ditën e djeshme, akademiku Artan Fuga publikoi një let...
Sot qeveria vendosi të riorganizonte ASA-n duke transferua...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimin e shkelj...
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekret...
Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sërish në p...
Lefter Maliqi ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK kundër K...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...