web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit

17 Prill 2025, 09:25, Acromax / Aldor Nini CNA
Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë
Aldor Nini në sallën e gjyqit

"Acromax" i Aldor Ninit me bashkëpunëtorin e tij, televizionin e paguar nga afera e inceneratorëve dhe ortakun e Mirel Mërtirit dhe grupit të strukturuar kriminal që po hetohet nga SPAK, Top Channel kanë vazhduar aktivitetin e tyre duke raportuar në rrjetet sociale përgjimet e Erion Veliajt që CNA ka publikuar pasi siguroi dosjen e gjykatës.

Ajo që bie në sy në pesë raportime, të pesta të kryera në datën 16 prill, janë të gjitha për përgjimet që publikoi CNA për TOp CHannel, Mero Bazen dhe Carlo Bolinon.

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë

(Raportimet e bëra nga Acromax i Aldor Ninit dhe Top Channel)

Pra, janë lajmet për përgjimet e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit dhe janë raportuar që të fshihen nga rrjetet sociale, nga Facebook dhe Instagram dhe për këtë sërish është përdorur "Acromax".

Siç e shikoni në foto, është përdorur platforma e Acromax dhe e televizionit Top Channel me pretendimin se kemi shkelur të drejtat e autorit, copy right etj.

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë

Ekskluzive/ Si Aldor Nini i Acromax dhe Top Channel tentuan të fshijnë

(Raportimet e lajmeve të CNA nga Acromax i Aldor Ninit dhe Top Channel)

Në fakt të gjitha raportimet janë fake dhe të gjitha foto që CNA ka përdorur janë autentike. Asnjë nga materialet e publikuara nuk ka lidhje me të drejtën e autorit. Është material ekskluziv që nga përgjimet, dokumentet, fotot dhe gjithçka.

Por sërish CNA është raportuar, një raportim që ka ardhur nga Acromax i Aldor Ninit ky i fundit i arrestuar si përndjekës dhe aktualisht duke u gjykuar nga Gjykata e Tiranës.

Nga ana tjetër në Prokurorinë e Tiranës është bërë një kallëzim nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave për këtë individ dhe kompaninë e tij.

CNA sot vërteton dhe njëherë me fakte, me dokumente dhe me foto për raportime fake të padrejta të kryera nga Aldor Nini dhe Top Channel këta të fundit ortakët e aferës kriminale rreth 200 milionë euro të inceneratorëve dhe është tashmë e provuar jo vetëm lidhja e Top Channel me Aldor Ninin me inceneratorët dhe Erion Veliajn, por që gjithçka vazhdon njësoj si më parë.

Aldor Nini pretendon se nuk ka lidhje me politikën, nuk ka lidhje me Erion Veliajn përkundrazi e sheh si kundërshtar.

Në fakt CNA sot sjell me dokumente se si platforma Acromax dhe Top Channel përdoren për të fshirë nga rrjetet sociale lajmet dhe publikimet për përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit.

Dokumentet tregojnë gjithçka dhe nxjerrin zbuluar lidhjet e mediave të korruptuara dhe shërbëtorëve të tyre me politikën të cilët luftojnë fjalën e lirë luftojnë të vërtetën dhe në këtë rast nuk janë vetëm kundër CNA, janë kundër së vërtetës të përgjimeve që nxirrnin zbuluar çfarë fliste Erion Veliaj me Mero Bazen , me Top Channel, për Carlo Bollinon etj.

Për këta ka raportuar pikërisht Aldor Nini në mënyrë abuzive pa pasur asnjë të drejtë.

Ky është një rast flagrant atë që edhe CNA e ka thënë shpesh se Aldor Nini e përdor besimim apo mundësinë që ka në platformat e rrjeteve sociale në mënyrë abuzive duke shkelur rregullat dhe ligjet e BE por dhe duke censuruar fjalën e lirë në mënyrë kriminale.

Gjithçka ndodhi para zgjedhjeve gjatë fushatës elektorale dhe duket se përveç qëllimit, tentativa që të mbyllet faqja e CNA në Instagram ka ardhur në momentin e zgjedhjeve, kjo dhe si sulm politik ndaj fjalës së lirë./ CNA

Këto janë lajmet e raportuara nga Acromax i Aldor Ninit dhe Top Channel

 





Lajmet e fundit nga