web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi dhe fëmijët/ Çfarë duhet të dinë prindërit

12 Mars 2020, 07:23, Blog CNA

Deri tani, e dimë se COVID-19, është një sëmundje e frymëmarrjes që mund të përhapet nga njëri person tek tjetri. Ndërsa situata po evoluon me shumë shpejtësi, dhe ekspertët po mësojnë çdo ditë e më shumë mbi këtë virus, shqetësimet mbi popullatën më të re në moshë, janë ato që mund të ?peshojnë? më shumë në mendjet e prindërve.

Ne e dimë se nuk ka asnjë provë, që të sugjerojë se fëmijët janë më të ndjeshëm së të tjerët ndaj koronavirusit, dhe ka disa mundësi pse ndodh kjo. ?Skenari i parë, dhe me shumë mundësi më i vërteti, është se fëmijët preken nga COVID-19, por ata kanë një version më të butë të sëmundjes?- thotë Tomas Marrej, specialist i sëmundjeve infektive pediatrike në Universitetin e Jeilit në SHBA.

Mundësi të tjera:ata nuk po ekspozohen, ose janë të ekspozuar, por nuk preken nga virusi. ?Duke pasur parasysh se sa shpejt qarkullon virusi, dhe çfarë dimë ne në lidhje me viruset e tjera të frymëmarrjes tek fëmijët, kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë?- thekson dr.Marrej.

Bazuar mbi ato që dihen, duket se fëmijët preken nga COVID-19, por shfaqin një variant më të butë të kësaj sëmundje. Deri më sot, nuk ka pasur vdekje të njohura të raportuara të grupmoshës 0-9 vjeç, dhe ka pasur pak shtrime në spital. Sëmundja duket se prek kryesisht të moshuarit, dhe ata që kanë probleme shëndetësore kronike. Megjithatë, prindërit duan të informohen, dhe të marrin masa paraprake kur kjo është e mundur.

Çfarë masash parandaluese, duhet të marrin prindërit për fëmijët e tyre?

?Lani duart, lani duart, dhe sërish lani duart!?- thotë dr.Marrej. ?Fëmijëve u pëlqen të prekin fytyrën e tyre. Hunda, goja dhe sytë, janë të gjitha portat e hyrjes së viruseve në trupin tuaj?-shton ai. Prandaj larja e shpeshtë e duarve, sidomos tek fëmijët e vegjël, është shumë e rëndësishme.

Mbajini fëmijët larg njerëzve të sëmurë, sidomos nëse ata kanë simptoma të frymëmarrjes së rënduar. Dhe nëse fëmijët tuaj janë të sëmurë, mbajini ata në shtëpi. Për COVID-19, një nga gjërat më të rëndësishme për mbajtjen e tij nën kontroll, është të izoloni njerëzit që e bartin tashmë virusin.

Ndërsa nuk është ende e qartë se sa COVID-19 transmetohet nga sipërfaqet e infektuara, ne e dimë se aty mund të gjenden viruse të tjerë që prekin frymëmarrjen. ?Ndaj rekomandojmë pastrimin e zonave sipërfaqësore, me produkte që janë dokumentuar si dezinfektues?- deklaron dr.Marrej.

Kur duhet t?i mbani fëmijët në shtëpi?

Përgjigja e shkurtër:sot nuk është shumë më ndryshe, se sa çdo herë tjetër. ?Ethet, kolla, simptomat e frymëmarrjes së rënduar, këto janë që të gjitha arsye për të qëndruar në shtëpi?- shprehet Marrej. Dhe nëse keni një fëmijë të prekur nga sëmundje të frymëmarrjes, dhe që ka kontakte të shpeshta me gjyshërit e moshuar, përpiquni t?i shmangni këto konktakte, derisa fëmija të ndjehet më mirë.

Kur duhet t?i telefonojë një prind mjekut?

Telefononi urgjencën spitalore, nëse e dini më saktësi se keni qenë të ekspozuar ndaj dikujt që është verifikuar si pozitiv me COVID-19, apo nëse keni ethe, temperaturë dhe kollë të fortë. ?Nuk është e nevojshme të telefononi mjekun tuaj pediatër për një formë të butë të gripit, pasi mund të jetë ndonjë virozë e zakonshme?- thotë dr.Marrej.

?Sërish, koronavirusi duket se është i butë tek fëmijët, dhe deri më sot ndaj tij nuk ka një kurë të disponueshme. Terapia ndaj infeksionit, shënjestron simptomat që shfaqen:tilenol, ibuprofen dhe hidratim përmes konsumit të lëngjeve të ndryshme siç është për shembull supa e pulës?- thekson ai.

Mjekët, i bëjnë zakonisht thirrje prindërve të shmangin shkuarjen në spital, përveç rastit kur fëmija i tyre ka vërtet nevojë për një kujdes shëndetësor urgjent. Për më tepër shkuarja në spital pa ndonjë arsye të fortë, do të angazhonte me punë mjekët që në fakt duhet të jenë në dispozicion të fëmijëve të tjerë, që kanë vërtet nevojë.

A ndryshojnë simptomat e COVID-19, nga simptomat e gripit të zakonshëm?

COVID-19 shkakton sëmundje të frymëmarrjes, me simptomat që përfshijnë ethet, kollën dhe gulçimet. Simptomat e gripit janë të ngjashme, dhe ato shfaqen zakonisht papritmas. Simptomat përfshijnë ethe më temperaturë më të lartë se 38 gradë celcius, rraskapitje ekstreme, dhimbje të muskujve apo trupit, si dhe të dridhura.

Gripi, veçanërisht i gripi i tipi B, ka prekur shumë fëmijë në mbarë botën këtë vit. ?Ne nuk jemi ende jashtë sezonit të gripit stinor?-thotë dr.Marrej. Nëse gripi diagnostikohet që herët, pra brenda 48 orëve të para, atëherë ka disa ilaçe që mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj ta marrë veten më shpejt.

?Kjo nuk e shëron në çast gripin, por mund ta bëjë fëmijën tuaj të ndjehet më mirë pak më shpejt?- thotë ai. A ka masa mbrojtëse shtesë, për fëmijët që vuajnë nga sëmundje kronike të frymëmarrjes, si fibroza cistike?. Dr.Marrej thotë se edhe në këto familje, koronavirusi nuk duhet trajtuar ndryshe nga gripi apo sëmundje të tjera shumë ngjitëse të frymëmarrjes. ?Lani duart, dhe shmangni kontaktet me njerëzit e sëmurë?- thotë ai.

Paniku, më i dëmshëm se vetë sëmundja

Përgatituni për koronavirusin, por mos u frikësoni deri në panik. Ekziston potenciali për përhapjen e gjerë të sëmundjes, dhe ndoshta ajo nuk mund të jetë dhe aq e rëndë sa gripi, nëse fëmija juaj preket. ?Thjesht jini të kujdesshëm. Lani duart. Thelbi është tek frenimi, dhe jo serioziteti i sëmundjes, pasi ajo është diçka e re. Pas 5 vjetësh, koronavirusi mund të jetë njësoj si gripi i zakonshëm?- thotë dr.Marrej. Informacioni mbi të po ndryshon me shpejtësi. Ju mund të konsultoheni në vijimësi mbi to përmes internetit./ Medicalxpress.com-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga