web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse gratë preken shumë më tepër nga migrena sesa burrat, dhe çfarë e lehtëson këtë sëmundje

18 Gusht 2023, 08:55, Shëndeti CNA

Pse gratë preken shumë më tepër nga migrena sesa burrat, dhe

Migrena është shumë më tepër sesa një dhimbje koke. Ajo është një çrregullim dobësues i sistemit nervor të njeriut. Njerëzit që kanë migrenë përjetojnë dhimbje të forta pulsuese, zakonisht në njërën anë të kokës. Dhimbja shoqërohet shpesh me të përziera, të vjella dhe ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zërit.

Një sulm i kësaj simptome mund të zgjasë për orë ose ditë, dhe për të lehtësuar vuajtjet, disa njerëz e kalojnë këtë periudhë të izoluar në dhoma të errëta dhe të qeta. Rreth 800 milionë njerëz në mbarë botën kanë vazhdimisht dhimbje koke nga migrena.

Vetëm në SHBA, rreth 39 milionë, ose afro 12 për qind e popullsisë, i përjetojnë ato rregullisht. Dhe shumica e këtyre njerëzve janë gra. Mbi 3 herë më shumë sesa burrat. Për gratë e moshës 18-49 vjeç, migrena është shkaku kryesor i paaftësisë në të gjithë botën.

Për më tepër, studimet tregojnë se migrena e grave është më e shpeshtë, më paaftësuese dhe më e zgjatur në kohë se ajo e burrave. Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të kërkojnë kujdes mjekësor dhe ilaçe me recetë për të trajtuar migrenën. Dhe gratë me migrenë, priren të kenë më shumë probleme të shëndetit mendor, përfshirë ankthin dhe depresionin.

Si një neurolog i specializuar mbi dhimbjet e kokës, mua më bëjnë përshtypje dallimet gjinore. Ekzistojnë disa faktorë se përse burrat dhe gratë i përjetojnë ndryshe sulmet e migrenës. Këtu përfshihen hormonet, gjenetika, mënyra se si aktivizohen ose çaktivizohen gjene të caktuara - një fushë studimi e quajtur epigjenetikë - dhe mjedisi.

Pse gratë preken shumë më tepër nga migrena sesa burrat, dhe

Hormonet estrogjen dhe progesteron, luajnë nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm një rol në rregullimin e shumë funksioneve biologjike. Ato ndikojnë tek kimikatet e ndryshme në tru, dhe mund të kontribuojnë në ndryshimet funksionale dhe strukturore në rajone specifike të trurit që janë të përfshira në zhvillimin e migrenës.

Përveç kësaj, hormonet seksuale mund të ndryshojnë me shpejtësi madhësinë e enëve të gjakut, gjë që mund t’i predispozojë njerëzit ndaj sulmeve të migrenës. Një shumëllojshmëri ilaçesh dhe terapish ofrojnë lehtësim për migrenën. Gjatë fëmijërisë, si djemtë dhe vajzat kanë një shans të barabartë për të përjetuar migrenë.

Vlerësohet se rreth 10 për qind e të gjithë fëmijëve do t’i përjetojnë ato në një moment. Por kur vajzat arrijnë pubertetin, rriten gjasat që ata të preken nga migrena. Dhe kjo për shkak të niveleve të luhatshme të hormoneve seksuale, kryesisht estrogjenit të lidhura me pubertetin.

Edhe pse mund të përfshihen edhe hormonet e tjera, përfshirë progesteronin. Por shpeshherë migrena është më e zakonshme dhe më intensive gjatë viteve riprodhuese dhe të lindjes së fëmijëve nga një grua. Studiuesit vlerësojnë se rreth 50-60 për qind e grave me migrenë përjetojnë migrenë menstruale.

Këto migrena shfaqen zakonisht në ditët para menstruacioneve ose gjatë vetë menstruacioneve, kur rënia e niveleve të estrogjenit mund të shkaktojë migrenë. Format më të rënda të migrenës janë të shoqëruara me aurë, pra kur personi fillon të shohë pika të errëta dhe vija zigzage.

Disi më rrallë, rreth 10 për qind të rasteve, vërehet gjithashtu paaftësia për të folur qartë, apo ndjesia sikur po shpohet nga gjilpërat ose dobësi në njërën anë të trupit. Këto simptoma rriten ngadalë, zakonisht zgjasin më pak se një orë para se të zhduken dhe zakonisht pasohen nga dhimbje koke.

Këto simptoma ngjajnë me atë që ndodh gjatë një goditje në tru, ndaj për një person i zakonshëm e ka shumë vështirë të përpiqet të bëjë dallimin midis 2 gjendjeve, veçanërisht në mesin e një sulmi, dhe të përcaktojë nëse është migrenë me aurë ose goditje në tru.

Nëse ka ndonjë pasiguri mbi atë çfarë nuk shkon, atëherë është urgjente një telefonatë tek urgjenca. Për gratë shtatzëna, migrena mund të jetë veçanërisht problematike gjatë 3-mujorit të parë, një periudhë kur janë të zakonshme të vjellat në mëngjes, duke e bërë të vështirë ngrënien, gjumin apo hidratimin.

Lajmi i mirë është se migrena përgjithësisht priret të zbehet në ashpërsi dhe frekuencë gjatë gjithë shtatzënisë. Për disa gra, ato zhduken me ecurinë e shtatzënisë. Por më pas, për ato që i kanë përjetuar ato gjatë shtatzënisë, migrena priren të rritet në frekuencë pas lindjes.

Pse gratë preken shumë më tepër nga migrena sesa burrat, dhe

Kjo mund të ndodhë për shkak të uljes së niveleve të hormoneve , si dhe mungesës së gjumit, stresit, dehidrimit dhe faktorëve të tjerë mjedisorë që lidhen me kujdesin për një foshnjë.

Sulmet e migrenës mund të rriten gjithashtu gjatë per-menopauzës, fazës kalimtare të një gruaje në menopauzë. Sërish përgjegjëse janë luhatjet e niveleve të hormoneve, veçanërisht estrogjenit, i shkaktojnë ato, së bashku me dhimbjen kronike, depresionin dhe shqetësimet e gjumit që mund të ndodhin gjatë kësaj kohe.

Por ndërsa përparon menopauza, migrena në përgjithësi bie në frekuencë. Në disa raste, ajo zhduket plotësisht. Gjithsesi ka disa trajtime që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shpeshtësisë dhe ashpërsisë së migrenës gjatë menopauzës, përfshirë terapinë e zëvendësimit të hormoneve.

Ndërkohë tek meshkujt frekuenca dhe ashpërsia e migrenës rritet pak në fillim të të 20-tave . Ajo priret të ngadalësohet, të arrijë kulmin sërish rreth moshës 50 vjeç, pastaj të ngadalësojë apo ndalojë fare në pleqëri. Se përse ndodh kjo gjë kjo nuk është kuptuar mirë, megjithëse mund të kontribuojë një kombinim i faktorëve gjenetikë, ndikimet mjedisore dhe zgjedhjet e stilit të jetesës./ Përshtatur nga CNA





Lajmet e fundit nga