Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë mikroplastikë në zemrën e njeriut
Mikroplastika e përdorur në paketimin e ushqimeve dhe bojë...

Një studim i ri thotë se ecja me 4000 hapa në ditë e zvogëlon rrezikun e humbjes së jetës nga çdo shkak. Sipas studimit, nevojiten më pak hapa në ditë për të reduktuar mundësinë e humbjes së jetës nga sëmundjet kardiovaskulare, por përfitimet shëndetësore të ecjes rriten ndjeshëm me rritjen e hapave të ecjes.
Parku i Gërmisë në Prishtinë është i mbushur me njerëz, të cilët shpresojnë se ecja do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të tyre.
Sipas një studimi të ri, përpjekja e tyre nuk është e kotë. Studimi i botuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese thotë se vetëm 4000 hapa në ditë zvogëlojnë shanset e humbjes së jetës nga çdo shkak.
Studiuesit kryen analiza të reja të mbi 226 mijë rasteve nga 17 studime të ndryshme të mëparshme në mbarë botën që ndoqën pjesëmarrësit për një mesatare prej shtatë vjetësh.
Ata zbuluan se numri i hapave që duhet bërë çdo ditë për të parë përfitime për shëndetin ishte më i ulët se sa mendohej më parë.
Madje pak më pak se vetëm 2250 hapa në ditë reduktojnë rrezikun e humbjes së jetës nga sëmundjet kardiovaskulare.
“Kjo meta-analizë është e para që vlerëson jo vetëm ecjen deri në 20 mijë hapa në ditë, por edhe ndikimin e moshës, gjinisë dhe shtrirjes gjeografike në përfitimet shëndetësore të njeriut që lidhen me ecjen”, thotë kardiologia Ibadete Bytyçi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë, një nga autorët e studimit.
Një rritje prej 1000 hapash në ditë shoqërohet me 15 për qind ulje të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak dhe një rritje ditore prej 500 hapash me një ulje prej 7 për qind të humbjeve të jetës nga sëmundjet kardiovaskulare, thotë studimi.
Kjo vlen si për burrat ashtu edhe për gratë, pavarësisht nga mosha dhe klima në të cilën ata jetojnë.
Studiuesit, të udhëhequr nga Maciej Banach, Profesor i Kardiologjisë në Universitetin Mjekësor të Lodz-it në Poloni, i cili gjithashtu është profesor me orar të shkurtuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins, zbuluan se edhe nëse njerëzit ecnin më shumë 20 mijë hapa në ditë, përfitimet shëndetësore vazhduan të rriteshin. Ata nuk kanë gjetur një kufi të sipërm.
Studimet kanë treguar se aktiviteti i pamjaftueshëm fizik prek më shumë se një të katërtën e popullsisë së botës.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky është shkaktari i katërt më i madh i vdekjeve në botë, me 3.2 milionë vdekje në vit që lidhen me mungesën e aktivitetit fizik.
Në Prishtinë, një numër njerëzish tashmë po e marrin me seriozitet ecjen, duke këmbëngulur se ata dhe miqtë e tyre janë një dëshmi e përfitimeve të saj.
“Më pëlqen të eci sepse është një aktivitet i mirë për shëndetin. Unë dal dy herë në ditë dhe eci 10 deri në 15 kilometra. Unë njoh shumë njerëz që kishin probleme shumë serioze shëndetësore dhe tani për shkak të ecjes ndihen shumë më mirë”, thotë 61 vjeçarja Sabrie Aliu.
Erodit Hashani, 36 vjeç, pajtohet me këtë vlerësim.
“Kam lexuar se nëse bëni 4000 hapa në ditë, duke ecur ose vrapuar, mund të keni përfitime shëndetësore si ulja e shkallës së yndyrës në trup. Kjo është arsyeja ime kryesore e ecjes dhe vrapit”, thotë ai./ VOA
Mikroplastika e përdorur në paketimin e ushqimeve dhe bojë...
Përmirësimi i dietës suaj ul rrezikun e disa sëmundjeve, r...
Rritja e flokëve është një problem me vete për shumë vajza...
Gurët në veshka janë mjaft problematike. Ata shkaktojnë dh...
Infarkti i zemrës, kjo fjalë e rëndë që po dëgjojmë gjithm...
Më pak se 5000 hapa në ditë janë të mjaftueshme për të...
Konsumimi i ushqimeve të skuqura mund të ketë një ndikim n...
Kur bëhet fjalë për dietat dhe për të pasur një fizik të s...
Gjendja e ankthit është rezultat i shumë ndikimeve. Gjitha...
Ruani përparësitë Për shumë njerëz në verë ka më shumë an...
Teknologjia luan një rol të rëndësishëm në shëndetësi. Edh...
Një burrë me HIV është personi më i fundit dhe i gjashti ...
Studiuesit kanë kryer një hulumtim për rrënjët biologjike ...
Të gjithëve na pëlqejnë pushimet, piknikët, të hamë jashtë...
Është fakt që për njerëzit e angazhuar, stresi është një p...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po kryen insp...
Kanceri i ezofagut ka tendencë të etiketohet tani si një "...
Domatet janë burimi kryesor dietik i likopent, një antioks...
Përdorimi i gjerë i telefonave celularë në dekadat e fundi...
Sëmundjet e trurit janë kthyer sot në grupin e dytë të sëm...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...