Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...

Sasi të vogla të litiumit, një metal natyral, mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga sëmundja e alzheimerit dhe shenjat e plakjes, tregojnë studime të reja.
Shkencëtarët në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Universitetin Rush zbuluan se kur minjtë u ushqyen me një dietë me pak litium, truri i tyre zhvilloi më shumë inflamacion dhe shenjat e plakjes u përshpejtuan.
Rezulton se litiumi mund të luajë një rol kritik në mënyrën se si truri mbetet i shëndetshëm, zbuluan studiuesit.
Në studim, ata krahasuan minj normalë me minj të rritur për të zhvilluar ndryshime në tru të lidhura me sëmundjen e alzheimerit, duke përfshirë një grumbullim të proteinave ngjitëse.
Minjtë në dieta me pak litium zhvilluan probleme më shpejt, ndërsa atyre që iu dha një përbërës specifik i litiumit i quajtur orotat litiumi panë shenja përmirësimi të trurit.
Kur iu dha orotat litiumi, minjtë kishin më pak probleme me kujtesën dhe më pak nga grumbujt ngjitës të njohur si pllaka beta amiloide. Te njerëzit, këto pllaka janë shenja dalluese të sëmundjes së alzheimerit.
Shumë njerëz e njohin litiumin si një ilaç që përdoret për të trajtuar çrregullimin bipolar dhe depresionin. Është përdorur për dekada të tëra.
Por ky studim sugjeron që sasi shumë të vogla të litiumit janë të pranishme natyrshëm në trup dhe mund të jetë thelbësor për shëndetin e trurit.
Studiuesit dyshojnë se beta amiloidi lidhet me litiumin dhe e pengon atë të arrijë qelizat e trurit që kanë nevojë për të.
Pa litium të mjaftueshëm, qelizat e quajtura mikroglia, të cilat ndihmojnë në pastrimin e mbeturinave në tru, ndalojnë së funksionuari siç duhet.
Kjo krijon një lloj cikli: Ndërsa beta amiloidi grumbullohet, litiumi është edhe më i pakët në dispozicion dhe truri e ka më të vështirë të pastrojë proteinat dëmtuese.
Në fazën e parë të studimit, shkencëtarët testuan indet e trurit dhe mostrat e gjakut nga njerëz me dhe pa sëmundjen e alzheimerit.
Ata shqyrtuan 27 metale dhe gjetën një ndryshim kyç: Nivelet e litiumit ishin shumë më të ulëta në trurin e njerëzve me probleme të kujtesës.
Ata e përsëritën këtë test duke përdorur mostra të trurit nga spitale dhe universitete të shumta dhe gjetën të njëjtat rezultate.
"Në fillim, sinqerisht, ishim skeptikë për rezultatin sepse nuk e prisnim", tha për "CNN" Dr. Bruce Yankner, profesor i gjenetikës në Harvard.
Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit nuk duhet të marrin suplemente litiumi pa këshillën mjekësore. Dozat e përdorura në këtë studim ishin rreth 1,000 herë më të ulëta se dozat e përdorura për të trajtuar sëmundjet mendore siç është çrregullimi bipolar.
"Një mi nuk është njeri. Askush nuk duhet të marrë asgjë vetëm në bazë të studimeve mbi minjtë", tha Yankner.
"Të dhënat që kemi për trajtimin me litium janë te minjtë dhe duhet të përsëriten te njerëzit. Duhet të gjejmë dozën e duhur te njerëzit", shtoi ai.
Megjithatë, gjetjet janë premtuese. Minjtë që morën doza të ulëta të orotatit të litiumit nuk treguan shenja toksiciteti ose dëmtimi të organeve. Yankner shpreson se provat te njerëzit do të fillojnë së shpejti.
Shumë ushqime të shëndetshme përmbajnë sasi të vogla litiumi. Këto përfshijnë:
Perime me gjethe jeshile
Arra dhe bishtajore
Disa erëza si shafrani dhe qimnoni
Disa ujëra minerale
Studime të mëparshme kanë aluduar në përfitimet e litiumit. Një studim i madh danez zbuloi se njerëzit me nivele më të larta litiumi në ujin e rubinetit kishin më pak gjasa të diagnostikoheshin me demencë.
Një studim tjetër në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se njerëzit që u ishte përshkruar litium kishin rreth gjysmën e gjasave për t'u prekur nga sëmundja e alzheimerit krahasuar me ata që nuk e kishin marrë.
Ashley Bush, një neuroshkencëtare në Australi, shkroi një editorial që shoqëroi hulumtimin e ri.
Ai tha se kjo paraqet "prova bindëse se litiumi në fakt ka një rol fiziologjik dhe se plakja normale mund të dëmtojë rregullimin e niveleve të litiumit në tru".
Yankner vuri në dukje përfitimin e mundshëm.
“Është një kandidat potencial për një mekanizëm të përbashkët që çon në degjenerimin multisistemor të trurit që i paraprin demencës”, tha ai për "CNN".
"Do të duhet shumë më tepër shkencë për të përcaktuar nëse kjo është një rrugë e zakonshme... apo një nga disa rrugë. Të dhënat janë shumë interesante", shtoi ai./ CNA
Përveç shijimit të ushqimeve, një dietë e pasur dhe ushqye...
Të qëndruarit aktiv mund të ngadalësojë ndryshimet në tru ...
Një studim i ri shkencor i botuar në Journal of Agricultur...
Dihet mjaft mirë se ecja është e rëndësishme për shëndetin...
Kombet e Bashkuara kanë publikuar përsëri Raportin Botëror...
Nuk kërkon gjithmonë shumë kohë ose përpjekje. Ekzistojnë ...
Pse disa njerëz hanë më shumë kur janë të stresuar, ndërsa...
Një ditë mund të vendosni një copë të vogël në lëkurën tua...
Mjekët zbulojnë një sërë ushqimesh që vetë i shmangin, për...
Sheqeri i lartë në gjak, i shoqëruar shpesh me diabetin dh...
Nëse shikoni etiketën në një pako me fruta të thata, mund ...
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve...
Një lloj i ri bakteri që mund të shkaktojë infeksione seri...
Kandili i detit vjollcë është zbuluar tashmë në disa plazh...
Kastraveci është një nga prodhimet e stinës së verës me sh...
Një studim francez i kohëve të fundit, tha se përdorimi i ...
Të luash një instrument mund të nxisë një model rinor të a...
Molla ka një vlerë të lartë ushqyese dhe për këtë arsye nj...
Mjekët rregullisht po e anashkalojnë një shkak të zakonshë...
E keni marrë vendimin: do të filloni të stërviteni. Ndosht...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...