Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...

Mjekët rregullisht po e anashkalojnë një shkak të zakonshëm të presionit të lartë të gjakut, i cili shkaktohet nga hormonet, paralajmëron një punim i ri.
Deri në 30% e pacientëve me presion të lartë të gjakut që vizitohen nga specialistët e zemrës dhe 14% e atyre që vizitohen në kujdesin parësor kanë një gjendje të quajtur aldosteronizëm primar, raportuan studiuesit në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism.
Pavarësisht kësaj, shumë prej tyre nuk bëjnë kurrë një test gjaku për këtë gjendje, në të cilën gjëndrat mbiveshkore prodhojnë shumë nga hormoni aldosteron, thanë studiuesit.
Të tjerë testohen vite pas diagnozës fillestare me presion të lartë të gjakut. Deri në atë kohë, gjendja ka shkaktuar ndërlikime të rënda shëndetësore, shtuan studiuesit.
“Njerëzit me aldosteronizëm primar përballen me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare sesa ata me hipertension primar”, tha autorja kryesore Dr. Gail Adler, një endokrinologe në Spitalin Brigham and Women’s në Boston.
“Me një analizë gjaku me kosto të ulët, ne mund të identifikojmë më shumë njerëz që kanë aldosteronizëm primar dhe të sigurohemi që ata të marrin trajtimin e duhur për gjendjen”, shtoi ajo në një njoftim për shtyp.
Studiuesit thanë se aldosteroni ndihmon në balancimin e niveleve të natriumit dhe kaliumit në gjak. Nivelet shumë të larta mund të shkaktojnë që njerëzit të humbasin kalium duke mbajtur më shumë natrium, duke rezultuar në rritje të presionit të gjakut.
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit me aldosteronizëm primar kanë gati 2.6 herë më shumë gjasa të pësojnë goditje në tru; dy herë më shumë gjasa të kenë pamjaftueshmëri kardiake; 3.5 herë më shumë gjasa të zhvillojnë një ritëm jonormal të zemrës; dhe 77% më shumë gjasa të përfundojnë me sëmundje të zemrës, thanë studiuesit në shënimet paraprake.
Udhëzimet e ofruara në punimin e ri rekomandojnë që të gjithë ata që diagnostikohen me presion të lartë të gjakut të kontrollojnë nivelet e aldosteronit dhe ata me aldosteronizëm primar t'u jepet trajtim specifik për atë gjendje.
Sipas Johns Hopkins Medicine, ilaçet me recetë janë në dispozicion për të trajtuar aldosteronizmin primar. Ato përfshijnë spironolaktonin dhe eplerenonin, të cilat ulin tensionin e gjakut dhe rrisin nivelet e kaliumit. Mjekët gjithashtu mund të rekomandojnë ndërhyrje kirurgjikale për të hequr njërën nga dy gjëndrat mbiveshkore, nëse vetëm njëra prodhon shumë aldosteron, thanë studiuesit.
Pacientëve u kërkohet gjithashtu të hanë një dietë të ekuilibruar me pak natrium dhe të përpiqen të humbin peshë, tha Johns Hopkins./ CNA
E keni marrë vendimin: do të filloni të stërviteni. Ndosht...
Një ekip studiuesish në Johns Hopkins Medicine mund të ket...
Nga fillimi deri në fund të verës, kur flasim për frutat, ...
Hudhra nuk është thjesht një erëz, por një nga antibiotikë...
Menuja ushqimore e së ardhmes do të jetë një eksperiment e...
Një studim i madh nga Universiteti i Oksfordit ka treguar ...
Ndryshimi i klimës po i ‘vjedh’ në heshtje lëndët ushqyese...
Një studim i ri i botuar në revistën “Nature” i ka shtuar ...
Njerëzit që thithin më shumë ajër të ndotur rrezikojnë të ...
Nëse ka një gjë që shtyhet herë pas here çdo javë, është b...
Koha kur hamë është e rëndësishme dhe në rastin e darkës,...
Trupat tanë përbëhen nga rreth 60% ujë, dhe të gjitha qeli...
Llojet e ndryshme të fibrave që i nevojiten trupit tuaj vi...
Nëse ndiheni të drobitur dhe nuk pushoni siç duhet, apo je...
Ditët e nxehta të verës mund të jenë të mrekullueshme kur ...
Studime të shumta kanë treguar se modelet e të ngrënit shë...
Grupet me rrezik më të lartë gjatë nxehtësisë ekstreme për...
Hulumtimet e reja tregojnë se truri i njeriut ka një super...
Goditja me kokë e topit mund të jetë një veprim dramatik d...
Nxehtësia ekstreme e bën veçanërisht të vështirë ftohjen e...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...