Rikthimi i Metës në politikë/ Këlliçi: Është i mirëpritur, frontin opozitar e udhëheq PD
Presidenti Ilir Meta ka gjasa që të mos jetë në protes...

Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se në politikë ka fituar eksperiencë dhe prej saj kupton se rrugëtimi nga fillimi është më pasionant dhe më naiv, por se me kohën fitohet maturi.
Ajo shprehet se nuk e ka humbur dëshirën për të luftuar, por nënvizon se ndërkohë që fiton eksperiencë fiton edhe më shumë maturi.
Në emisionin “Arnautistan”, Hajdari deklaroi se nuk ka asgjë të keqe të pranosh se në momentin që i hyri rrugës së politikës, ishte 30 vjeç, nuk e njihte realitetin siç duhej, duke thënë se naiviteti nuk i kupton kulisat e politikës.
Sipas saj, është ndryshe ta shikosh politikën nga ekrani dhe ndryshe se si mundesh t’i mundësh dhe ndan bindjen se nëse nuk ke strategji në politikë, kjo është një përqasje naiviteti.
Ose thotë ajo, pa pasur një fushë veprimi ku të kesh objektivat e qarta, do humbësh rrugës se të tjerë janë më të përgatitur në këtë mes.
"Jam paragjykuar duke qenë e bija e Azem Hajdarit, jam shantazhuar ndonjëherë, duke qenë se ndërkohë para syve shumë njerëz janë sjellë shumë mirë para meje, duke u sjellë si shokët e babait, si të njohurit tanë, miqtë tanë dhe prapa kuintave punonin kundër meje.
Duhet të jesh vigjilent dhe të kuptosh se politika është një sfidë shumë e madhe dhe duhet të luftosh dhe të mos marrë asgjë si avantazh. Fakti që jam e bija e Azem Hajdarit, më jep avantazh kur udhëtoj nëpër qytete dhe takoj njerëz të thjeshtë e shikoj si avantazh dhe më mbështesin, ndërsa brenda në politikë nuk e shoh gjithmonë si avantazh.
Azemi ka qenë një figurë jo e lehtë, e komplikuar, ka ditur të operojë me të gjitha palët. Ka fituar zemrat e të gjithë spektrit politik, ai luftoi përtej partisë, për të luftuar për objektivin që kishte, ardhja e demokracisë në këtë vend, duke bashkëpunuar edhe me palën tjetër në ndonjë rast".
Ajo shtoi se nëse i ati do ishte gjallë beson se do ishte përkrah demokratëve dhe Sali Berishës.
"Edhe në atë kohë ai ka qenë kritik i madh i tij, mbrapa kuintave, bisedonte dhe diskutonte me të. Por është e rëndësishme që në një parti, të mos i zbrazësh të gjitha problemet në sy të publikut.
Duke qenë se ishin bashkëluftëtarë, mendoj se bashkëpunimi i tyre ka qenë goxha i fortë dhe kur është bashkëpunim kaq i fortë ka dhe konflikte. Këto janë gjithmonë të shëndetshme.
Po të ishte ai sot, ndoshta situatat do ishin krejt ndryshe. Nuk mendoj se Azem Hajdari do lejonte djegie të mandateve, bojkotim të zgjedhjeve lokale.
Nuk mendoj se do e mbështeste Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Janë bërë disa gabime që nuk mendoj se ai do i mbështeste. Ky është një supozim nga e bija e tij".
Sa i takon shpalljes “non grata” nga SHBA të Sali Berishës, Hajdari shtoi se nuk mund të jetë një barrë, por se është një çështje personale e tij.
Në vijim shtoi se është rikthyer në gjirin e Partisë Demokratike, pasi e cilëson familjen e saj.
"U zbova nga ajo parti në momentin që nuk ndoqa urdhrin e kryetarit. Tani që jam pjesë e saj do zbatoj çdo vendim të anëtarëve të PD. Unë respektoj parimin dhe besoj se në çdo shtet tjetër qoftë edhe në Amerikë, parimi duhet të jetë kryesor.
Unë respektoj vendimin e anëtarëve të PD, një vendim që mund të ndryshoj nesër pasnesër. Nëse nuk respektoj parimin se kush do zgjidhet në krye të PD, por nëse ka shkelje. Mendoj se i kemi premisat e fitores.
Është në dorën tonë të shkojmë në lartësinë e duhur, në mënyrë që të mundim këtë lloj qeverie. Ata për mua janë të vdekur si pushtetarë se kanë treguar sheshit se janë njerëzit më të korruptuar që ka pasur Shqipëria në këto 32 vite"./CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka gjasa që të mos jetë në protes...
Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi, përjashtoi mundë...
Mbështetësit e Partisë Demokratike, që jetojnë në dias...
Protesta e ditës së nesërme do të jetë paqësore. Kësht...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka folur me tone të ash...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, e ka cilësuar protestën...
Teksa ka mbetur një ditë nga protesta e 7 korrikut, që...
Gazetari Genc Burimi ka deklaruar se qytetarët duhet t...
Për anëtaren e Kryesisë së PD, Albana Vokshi, lëvizjet...
Avokatja dhe aktivistja Brizida Gjikondi në një interv...
Anëtarja e Kryesisë së PD, Albana Vokshi, u shpreh se...
Avokatja dhe aktivistja e njohur, Brizida Gjikondi, ka...
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endri...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur ...
Ministrja Delina Ibrahimaj ka mbajtur një konferencë p...
Dy ditë më parë gazetarët protestuan përballë Kryeministri...
Shpesh ka pasur aludime se Lulzim Basha ka pasur një bashk...
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ministrja e Arsimit, E...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot në një d...
Nesër, në 7 korrik, pritet të mbahet protesta e thirrur ng...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...