
Deputeti demokrat Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme ka shigjetuar ministren e Bujqësisë Frida Krifcën, në sajë të debateve të ashpra mes opozitës dhe Krifcës, të iniciuara nga pezullimi I fondeve të BE-së për Shqipërinë në sektorin e bujqësisë, pas dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve.
Sula ka nënkuptuar përfshirjen e ministres në korrupsion gjatë mandatit të saj në krye të AZHBR-së duke e pyetur se “kur ishe drejtoreshë e AZHBR-së, sa para i ke dhënë ish-punëdhënësit tënd, sa mln euro i ke dhënë ish-punëdhënësit tend?”.
Ndër të tjera deputeti kërkoi që të publikohet lista e përfituesve të AZHBR-së, pasi sipas tij janë bërë abuzime të mëdha dhe bëri thirrje që drejtësia të mos kursejë askënd që ka vjedhur paratë e shqiptarëve.
“Këtu skandali ndjek skandalin. Këto ditë bëhen edhe më nxehta me skandalet. Jam shumë i lumtur që më në fund drejtësia ka filluar të funksionojë në maksimum. Në emër të gjithë kolegëve të opozitës vlerësojë organin e SPAK. Sfidat tuaja janë të mëdha, por unë ju inkurajoj të mos ndaleni për të vendosur drejtësinë. Kemi një diferencë krahasuar me Bosnje Hercegovinën apo me Maqedoni për korrupsionin. Ish-drejtoresha e AZHBR-së, zonja Krifca, ministrja e Bujqësisë Krifca, kur ishte drejtoreshë e AZHBR-së, sa para i ke dhënë ish-punëdhënësit tënd, sa mln euro i ke dhënë ish-punëdhënësit tënd? Këto janë gjëra që t’i duhet t’i japësh përgjigje. Hapni listën e përfituesve të AZHBR, për të parë se kush janë, nxirrni listën e përfituesve. Ministrja e Bujqësisë, a e njeh zonjën Ada Demiri, Jurgen Dashin që kanë përfituar miliona euro nga AZHR. Ku i çuan këto para? Ministrja e Bujqësisë të na provojë që sera e inceneratorit të Tiranës për të mbjellë domate e speca nuk funksionon më. 1.1 mln euro të hedhur në Vilë Bashtovë, ka ngelur vetëm një godinë dhe ato e kanë marrë ato të inceneratorëve. Këto janë të vërteta për të cilat ministrja e Bujqësisë të japë përgjigje. Ku e keni sot njeriun që e kishit hyjnor, satelit qiellor, bravo i qoftë, iku të gëzojë paratë. Por të jeni të sigurt se drejtësia nuk do të harrojë ata që janë të përfshirë”, tha ndër të tjera deputeti Dashnor Sula, duke shtuar: “A ka nga mazhoranca ministra e deputetë që kanë marrë fonde nga AZHBR , po dhe shumë madje. Nxirrni listën.”-u shpreh Sula./CNA.al
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka marrë në mbrojtje ministre...
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është justifikuar në Ku...
Në seancën e sotme, u rrëzua kërkesa e opozitës për interp...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazement Bardhi, kërkoi në...
Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e kuvendit kund...
Deputeja Albana Vokshi në fjalën e saj në seancën e sotme ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur pas dësh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e krye...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me protestë nga ana e...
Të enjen, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në ...
Prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhe...
Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin - ...
Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka liruar nga d...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje m...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka analizuar qënd...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nda...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me pezu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...