Prigozhin shfaqet pas disa javësh/ Konfirmon largimin e Wagnerit nga Ukraina
Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin - ...

Prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet për vizitë një delegacion i qeverisë shqiptare i kryesuar nga zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Fokusi i vizitës janë takime të nivelit të lartë politik në OKB dhe Washington për diskutimin e axhendës së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Një burim diplomatik i tha Lapsi.al se ishte parashikuar që pjesë e këtij delegacioni të ishte edhe Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që Edi Rama e fuqizoi në mandatin e tretë duke i krijuar një agjenci që administron gjithë fondet ndërkombëtare dhe ndihmën e huaj për Shqipërinë (SASPAC).
Por në të vërtetë Beqaj nuk e kaloi dot oqeanin për të mbërritur në SHBA. Sipas po të njëjtit burim për Lapsi.al, ish-ministri me një çështje të hapur në SPAK, nuk arriti dot të pajisej me një vizë nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me refuzim të vizës amerikane për Ilir Beqajn apo tërheqje të këtij të fundit nga aplikimi duke e njohur pikërisht raportin e vështirë që ka me selinë diplomatike të Rrugës së Elbasanit. Fakt është që ai nuk udhëtoi dot për SHBA bashkë me delegacionin e kryesuar nga Belinda Balluku.
Në korrik të vitit të shkuar, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri një largim demonstrativ prej një takimi të organizuar nga Ministria e Brendshme në momentin kur fjalën e mori Ilir Beqaj. Braktisja e takimit nga ambasadorja e SHBA ndërsa fliste Ilir Beqja dha një mesazh të fortë, se rehabilitimi i tij nuk do të pranohej nga amerikanët, të cilët kanë ndikim të fortë në SPAK. Pas Yuri Kim nuk qëndroi për të dëgjuar fjalën e Beqes as ambasadori i BE-së atëkohë, Luigi Soreca. Në mënyrë sistematike më pas, edhe pasuesja e Sorecas në Tiranë, ka shmangur çdo takim ku ishte i pranishëm Ilir Beqja.
Sa i përket incidentit me Yuri Kim, ambasada e SHBA atë mbrëmje ishte kujdesur të servirte në media pikërisht injorimin që kryediplomatja amerikane i bëri Beqes. Tv News 24 raportoi atë çfarë e fshehën me mjeshtëri nga regjia qëndrore propagandistët e Rilindjes. Pra, amerikanët ishin të interesuar që çfarë ndodhi në “Rogner” të merrej vesh publikisht dhe ashtu ndodhi.
Pak javë pas krijimit të SPAK, Nisma Thurje depozitoi më 23 dhjetor 2019, një kallëzim dhe kërkoi vendosjen para përgjegjësisë penale të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilit kishin nëshkruar kontratën koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë USD.
Prej 4 vitesh, SPAK ka regjistruar një procedim lidhur me këtë kallëzim për të tre veprat penale të denoncuara, përfshirë “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; “shpërdorimi i detyrës”; “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” – por ende nuk ka evidentuar zyrtarët përgjegjës për kryerjen e tyre. Në pyetje është marrë nga prokurorët edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sot 4 vite më pas nuk dihet fati i kësaj dosje edhe pse ishte denoncimi i parë që u depozitua në SPAK.
Miqësia mes Edi Ramës dhe Ilir Beqjas është e hershme. Në rini, të dy qenë basketbollistë në skuadrën e Dinamos. Beqja qe një nga prurjet ekskluzive të Ramës në Partinë Socialiste, që vazhdoi më pas me zgjedhjen si deputet dhe katapultimin si ministër. Me pak fjalë, të dy njihen prej një jete.
Edhe pse vazhdimisht ai ka qenë një ushtar i bindur i Edi Ramës dhe ka bërë gjithcka ka dashur kreu i organizatës së Rilindjes, Beqaj nuk ka asgjë të sigurt që ai s’do të ketë fatin e Lefter Kokës, Vangjush Dakos, Alqi Bllakos, Saimir Tahirit, Safet Gjicit e Arben Ahmetajt së fundi.
Mbetet për t’u parë çfarë do të bëjë SPAK me dosjen e aferës së koncensionit të sterilizimit e çfarë do të vendosë më pas vetë Edi Rama, do ta çojë te shokët e tjerë të partisë në qeli edhe Ilir Beqen apo do të bëhet mburojë për arrestimin e tij përmes kontrollit që kryeministri ka në sistemin e drejtësisë së re?!/ Lapsi.al
Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin - ...
Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka liruar nga d...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje m...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka analizuar qënd...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nda...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me pezu...
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlam...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me nism...
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka deklaruar se Komisioni ...
Deputeti Dashnor Sula thotë se Shqipëria mban flamurin si ...
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, i ka drejtuar një let...
Gazetari Mentor Kikia, është shprehur se në PS mund të ket...
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për “Now me ...
Lulzim Basha, kandidati për kryetar i PD-së së vulës, ësht...
Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës për ish-minis...
Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, në konferencën e orga...
Të dielën, më 23 korrik, pritet të zhvillohen zgjedhjet pë...
Përfaqësues të Partisë Demokratike paraqitën raportin fina...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, shprehet s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...