Gazetari paralajmëron "luftë civile" në PS/ "Tani ka bukë për të gjithë, por..."
Gazetari Mentor Kikia, është shprehur se në PS mund të ket...

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, i ka drejtuar një letër Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Edukimit.
Letra ka të bëjë me përfundimin e mandatit të Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.
Açka shkruan se pavarësisht përfundimit të sesioneve përkatëse të punës së Komisioneve, të cilat kanë dorëzuar të gjitha vendimet për seancën e nesërme të Parlamentit, deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, po përgatisin një puç parlamentar, duke stisur një mbledhje jashtë rendit të KPEMIP-së, për të kaluar në votim projektligjin, që zgjat mandatin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Deputetja kërkon nga Nikolla në Emër të Komisionit të Edukimit që të informohet për depozitimin e ndonjë kërkese në protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy deputetët.
“REAGIMI I AÇKËS
Puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit
Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj nuk mund të shkelin ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit
Në vëmendje të Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla
Në vëmendje të medias shqiptare
Sot, pikërisht në ditën e mbarimit të mandatit të Skëmder Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkencave të RSH, kur të gjitha komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar (sipas rregullores së Parlamentit 48 orë më parë) të gjitha vendimet për seancën e nesërme të Parlamentit, dy anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik (KPEMIP), deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, po përgatisin një puç parlamentar, duke stisur një mbledhje jashtë rendit tê KPEMIP-së, për të kaluar në votim projektligjin e tyre famëkeq, që ia zgjat jetën në drejtimin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.
Me forma tipike ilegale, me një ngut të pajustifikuar, në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, duke i bërë presion të hapur kolegëve të shumicës, anëtarë të KPEMIP, duke e detyruar hapur stafin e komisionit dhe stafin e Kuvendit që mbikëqyr punën e komisioneve që të shkelë Rregulloren, në sulm të hapur ndaj zgjedhjeve të lira në Akademinë e Shkencave të RSH dhe kundër dëshirës së Asamblesë së ASH-së, në fyerje të hapur të autonomisë që i jep ligji këtij institucioni, këta dy kolegë po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit.
Në të gjitha hallkat e shqyrtimi të projektligjit të sjellë në Kuvend nga kolegët Koçi e Beqiraj, ka pasur shkelje, mospërputhje ligjore, manipulime të dokumentacionit të ardhur nga ASH dhe nonsense që kërkojnë kohën e vet për një produkt cilësor. Nxitimi ka vetëm një qëllim, siç ka edhe ligji vetëm një emër: të shpëtojmë kryetarin e ikur të ASH, edhe pse për ta bërë këtë shkelet ligji hapur faqe shqiptarëve.
Si titullare e këtij komisioni i bëj me dije Kryetares së Kuvendit se deri në këto çaste nuk jam informuar për depozitimin e ndonjë kërkese në protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy deputetët. Vetëm pas martjes së kërkesës, si drejtuese kam detyrimin ta shqyrtoj dhe të vendos datën dhe orën e mbledhjes, sipas Rregullores.
I bëj thirrje dy kolegëve deputetë të respektojnë Rregulloren e Kuvendit për thirrjen e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe të mos urdhërojnë kolegët në forma private dhe jo institucionale dhe jashtë hierarkisë së përcaktuar nga kjo Rregullore. Mënyra e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe procedura e mbarëvajtjes së tij është p?rcaktuar shumë qartë në ligj.
Ata nuk kanë asnjë të drejtë që krizën që po kalon Akademia e Shkencave për shkak të drejtimit të saj autoritarian, t’ia transmetojnë kolegëve të tyre të Komisionit.
I bëjë thirrje kolegëve deputetë të shumicës që kanë nën presion e vazhdueshëm të ethes Gjinushiane që KPEMIP po kalon prej muajsh, të mos bie prehë e aktive joinstitucionale dhe të ngrihen në përgjegjësinë e respektimit të ligjit, për të cilin janë betuar.
I bëj thirrje stafit të Komisionit dhe stafit të Kuvendit të Shqipërisë që të respektojnë Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bëjnë lojën e asnjë maskarade politike e që do t’i ngarkojë me përgjegjësi,
Para ligjit jemi të gjithë të barabartë dhe atë e garanton më së pari Kuvendi i Shqipërisë. Nëse nuk ndodh kjo as në Kuvendin e Shqipërisë, ai do të kthehet në gazerma shkeljeve ligjore dhe Shqipëria n? një republikës antikuahtetuese.
Flutura Açka
Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit”, - thuhet në letrën e Nikollës.
Gazetari Mentor Kikia, është shprehur se në PS mund të ket...
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për “Now me ...
Lulzim Basha, kandidati për kryetar i PD-së së vulës, ësht...
Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës për ish-minis...
Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, në konferencën e orga...
Të dielën, më 23 korrik, pritet të zhvillohen zgjedhjet pë...
Përfaqësues të Partisë Demokratike paraqitën raportin fina...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, shprehet s...
Lulzim Basha, personi i akuzuar nga politika për vilat që ...
Ministri i Mbrojtjes, zoti Niko Peleshi po zhvillon një vi...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një drekë info...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për mediat, ...
Pak minuta më parë ka përfunduar takimi informal i kryemin...
Partia Demokratike e vulës ka depozituar në Kuvend kërkesë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi...
Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka pritur në një t...
Ndonëse Yuri Kim është larguar nga Shqipëria si ambasadore...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmë...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit të raporti...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për media...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...