Berisha, akuza ndaj bashkëshortes së Veliajt/ “Ka bërë projektin e djegësit të Tiranës”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nda...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka analizuar qëndrimin e SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve dhe akuzat për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manjani deklaron se materiali i SPAK duket sikur është shkruar për përdorim publik dhe po përdoret nga mediat sipas interesit.
Ai thotë se materiali duket që është një vetting i plotë që i është bërë Arben Ahmetajt, pasi thekson se nuk ka një akuzë konkrete, por thjeshtë dyshime.
Ish-ministri shprehet se dyshimet shkojnë në favor të të akuzuarve, jo në favorin e akuzës dhe në këtë kontekst, SPAK ka ende shumë punë për të bërë që të arrijë të provojë dyshimet që ngre. Sipas tij, nxitimi i SPAK për show sjell pasoja të rënda.
Analiza e plotë e Ylli Manjanit:
Atëherë, materiali po SPAK prej 300 faqesh që duhet të jetë dorëzuar në Parlament dhe njëkohësisht në whatsapp-et e Tiranës është interesant për të mbajtur me punë portalet këtë verë.
Më bën përshtypje gjuha në formë narrative, që është disi e pazakontë për materialet që prodhon prokuroria. Duket sikur është shkruar pikërisht për përdorim publik. Çdo portal, sipas interesit merr narratinën që do. Këtë punë e kanë bërë mirë ata të SPAK...
Sidoqoftë materiali duket që është një vetting i plotë që i është bërë Arben Ahmetajt dhe familjeve të përkatëse.
Është një material i mbushur me dyshime që vijnë nga dokumenta zyrtare të analizuara, pyetje personash dhe disa zbardhje të memories elektronike të gjetura në disa persona.
Por të gjitha, ose thuaje të gjithë raportimet në atë material, janë ende dyshime. Shto këtu që ka ngjarje të kohëve të ndryshme që vendosen dukshëm jashtë kontekstit.
Deri diku, disa prej tyre janë edhe të arsyeshme, por sidoqoftë dyshime.
Me kaq dyshime nuk justifikohet dot një akuzë konkrete. Të paktën jo në një gjykatë të drejtë e të paanshme. Në një gjykatë Bolshevike po. Aty flitet me numër faqesh jo me numër provash.
Dyshimet shkojnë në favor të të akuzuarve, jo në favorin e akuzës.
Kjo do të thotë se SPAK ka ende shumë punë për të bërë që të arrijë të provojë dyshimet që ngre. Gjithmonë nëse gjykata do dalë nga bolshevizhmat juridike.
Llogjikshëm, në këtë fazë të procesit ata do të duhet të gërmojnë më shumë prova, të bëjnë ballafaqime, përplasje faktesh me dëshmitë e marra dhe ekspertizë profesionale.
Por që t’i bëjë këto do t'i duhet me se sbën të ketë në dispozicion aktorët kryesorë të dyshimeve. Do t’i duhet të ketë në dispozicion si persona zyrtarë nga Erion Veliaj e deri tek Edi Rama, ashtu edhe aktorët privatë që përmenden aty Zoto, Mërtiri, Meqemeja, etj etj etj. Ka shumë persona të cituar.
Dhe padyshim duhet të ketë në dispozicion edhe Ben Ahmetajn vetë.
Ja pra çfarë pasoje të rëndë sjell nxitimi për të arrestuar për show! Personat kyç në një hetim nuk i vendos dot nën dispozicion të hetimit sepse i ke larguar nga hetimi prsktikisht!
Ja pra përse metodistët e hetimeve profesionale nuk sugjerojnë marrje masash arresti në faza të hershme hetimore. Përkundrazi,sugjerohet që të dyshuarit të lihen të lirë dhe t'u mbikqyren lëvizjet, deri sa arrestimi të jetë flagrant dhe i padebatueshëm.
Nga ana tjetër, ka persona nën arrest dhe akuzë që janë në gjykime paralele për të njëjtat fakt, ngjarje apo rrethana që përshkruhen në këtë material. Ndarja e çështjeve nuk ndihmon, por dëmton hetimin dhe gjykimin e drejtë.
Ndarja e fsheh, nuk e nxjerr të vërtetën.
Ky material kërkon prova dhe një proces kontradiktoriteti që të arrihet tek një llogjikë dhe përfundim i drejtë.
Ka një anë tjetër përballë këtij materiali që ne nuk e dimë, por duhet ta gjejë drejtësia. Përndryshe me kaq sa lexova drejtësia, teknikisht quhet e njëanshme.
I lënë kështu siç është vetëm sa shton nivelin e thashetheme publike dhe nxit drejtësinë popullore,e cila në thelb është shprehje e mungesës së besimit që publiku ka tek drejtësia dhe institucionet në vend.
Pra, nëse qëllimi ishte që emrat e përdorur aty të gjykohen nga populli, qëllimi është arritur. Por kjo nuk është drejtësi e ligjit.
****
Dhe një gjë të fundit, Ola Xama kishte të drejtë për Erion Velinë. Po- thotë materiali i SPAK, Erion Veliaj e nisi procedurën e koncensionit. Ai i kërkoi Shkëlqim Canit mbështetje për të bërë të njëjtën gjë që u bë në Elbasan e Fier.
Erioni ska ç'mohon se këtë e thotë SPAK-u. Ndaj t'i lërë sulmet me Olën por të kërkojë vetë të kontradiktojë, në SPAK këtë konstatim. Kuptohet nëse ka ndonjë gjë tjetër të ndryshme për të thënë.
Do ketë punë për të bërë edhe Erioni.../ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nda...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me pezu...
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlam...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me nism...
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka deklaruar se Komisioni ...
Deputeti Dashnor Sula thotë se Shqipëria mban flamurin si ...
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, i ka drejtuar një let...
Gazetari Mentor Kikia, është shprehur se në PS mund të ket...
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për “Now me ...
Lulzim Basha, kandidati për kryetar i PD-së së vulës, ësht...
Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës për ish-minis...
Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, në konferencën e orga...
Të dielën, më 23 korrik, pritet të zhvillohen zgjedhjet pë...
Përfaqësues të Partisë Demokratike paraqitën raportin fina...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, shprehet s...
Lulzim Basha, personi i akuzuar nga politika për vilat që ...
Ministri i Mbrojtjes, zoti Niko Peleshi po zhvillon një vi...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një drekë info...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për mediat, ...
Pak minuta më parë ka përfunduar takimi informal i kryemin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...