Përflitet si kandidat i PS-së për Kukësin/ Lirohet nga detyra prefekti, kush e zëvendëson
Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka liruar nga d...

Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin - i cili e ka udhëhequr rebelimin e ndërprerë në Rusi javë më parë - është parë përmes një videoje në Bjellorusi, duke i mirëpritur luftëtarët e tij, dhe duke thënë se ata do të nisen drejt Afrikës.
Sipas Prigozhinit, grupi mercenar rus do ta ndalë angazhimin në luftën e Rusisë në Ukrainë.
Në një video të publikuar nga ekipi i tij në Telegram, Prigozhin është parë përpara një numri të madh të njerëzve të armatosur duke i përshëndetur “në tokën e Bjellorusisë”.
Prej kur lideri i Wagnerit është parë duke u larguar me makinë nga qyteti rus Rostov-on-Don, më 24 qershor, nuk është ditur më asgjë për vendndodhjen e tij.
Dikur Prigozhini ka qenë aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
“Ju keni bërë shumë për Rusinë. Çfarë po ndodh tani në front të luftës është trup në të cilin nuk kemi nevojë të marrim pjesë. Ne duhet ta presim momentin kur do të mund ta shprehim veten plotësisht”, ka thënë Prigozhin në video, data e incizimit të së cilës nuk dihet.
Mes tjerash, Prigozhin ka thënë se “kemi marrë vendim që do të qëndrojmë këtu në Bjellorusi për një kohë”.
“Përgjatë asaj kohe, unë besoj shumë që do ta shndërrojnë ushtrinë bjelloruse në ushtrinë e dytë më të mirë në botë. Ne duhet të trajnohemi më shumë, më pas të nisemi për në destinacionin e ri, në Afrikë, dhe më vonë, me siguri, do të kthehemi sërish te operacioni special ushtarak [në Ukrainë], kur të jemi të sigurt që nuk do të detyrohemi ta turpërojmë veten”, ka shtuar Prigozhin.
Fati i trupave të Wagnerit ka qenë i paqartë prej kur Prigozhini e ka nisur rebelimin më 23 dhe 24 qershor në Rusi, njëherësh kërcënimin më të madh për presidentin rus, Vladimir Putin, në 23 vjetët e tij sa është në pushtet.
Lideri autoritar i Bjellorusisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, Alyaksandr Lukashenka, është përfshirë në bisedime për dhënie fund të rebelimit.
Në marrëveshjen e ndërmjetësuar mes Prigozhinit dhe Putinit, Lukashenka është pajtuar që ta pranojë Wagnerin dhe liderin e tij në Bjellorusi.
Para se të niste rebelimi, forcat e Wagnerit u kanë ndihmuar forcave ushtarake ruse në luftën kundër Ukrainës.
Megjithatë, në periudhën e fundit Prigozhin është ankuar se Kremlini nuk po i furnizon si duhet pjesëtarët e grupit të tij./ REL
Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka liruar nga d...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje m...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka analizuar qënd...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nda...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me pezu...
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlam...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me nism...
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka deklaruar se Komisioni ...
Deputeti Dashnor Sula thotë se Shqipëria mban flamurin si ...
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, i ka drejtuar një let...
Gazetari Mentor Kikia, është shprehur se në PS mund të ket...
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për “Now me ...
Lulzim Basha, kandidati për kryetar i PD-së së vulës, ësht...
Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës për ish-minis...
Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, në konferencën e orga...
Të dielën, më 23 korrik, pritet të zhvillohen zgjedhjet pë...
Përfaqësues të Partisë Demokratike paraqitën raportin fina...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, shprehet s...
Lulzim Basha, personi i akuzuar nga politika për vilat që ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...