
Në politikë “never say never” pasi është arti që bën të mundur vepra të pamundura. Për më tepër, çdo njeri e meriton një shans të dytë (“second chance” siç njihet).
Por Basha e pati shansin e dytë në 2017-ën dhe nuk reflektoi, por përkundrazi e dreqosi edhe me shansin e tretë në 2019-ën dhe të katërt në 2021-shin. Dhe a ishin djegia e shanseve nga paqartësia apo nga arsye të tjera?
Në 2017-ën, fill pas bisedimeve kokë më kokë me Ramën, mbylli çadrën dhe mori pjesë në bashkëqeverisje 5 mujore me Ramën, me gjasë me idenë e vijimit pas zgjedhjeve. Nxori “Lista personale Basha” në vend të listës së PD-së duke futur deputetë që nuk i njihte askush. Pas rezultatit zhgënjyes, thuajse 60% e Këshillit Kombëtar i kërkuan dorëheqje pas rezultatit turpërues. Në vend të dorëheqjes, reflektimit dhe garimit si i barabartë me kandidatë alternativ, zgjodhi “vetëngrirjen” dhe mbylljen e menjëhershme të procesit të zgjedhjes së kryetarit!
Pas zgjedhjeve të 2017-ës, në mbledhje kryesie të PD-së ju kërkua që të vinte dhe të pranonte gabimet. Shumica absolute nuk synonin dobësimin e Bashës, por duke folur troç dhe pranuar gabimet, të rikthehej besimi për të ardhmen. Por gabimet dhe egoja në vend që të shmangeshin, u përkeqësuan me vendime personale në 2019-ën dhe 2021-shin, qoftë me vendimin për mos hyrjen në zgjedhje, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, ku u mobilizuam për të ndaluar atë proces, por me një fjali të një diplomati amerikan Basha i tradhëtoi të gjithë strukturat që ishin mobilizuar për të zbatuar porosinë e tij, dhe deri në 2021-shin ku u përsërit “Lista Basha” me figura këpëratash të reja. Qartazi nuk flitet më për shans të dytë pasi ka djegur edhe të tretin, edhe të katërtin.
Por ka disa elementë shumë të rëndë dhe unikalë që e bëjnë kapitull të mbyllur.
1. Gënjeu trefishin e atyre që futi në lista për deputetë.
I premtoi mbi 200 personave se do i përfshinte në listën e PDsë për deputetë në 2017-ën, por natën e skadimit të afatit dërgoi vetëm një listë me 70 persona! Trishtim dhe falimentim pa kushte. Ndaj e mbushi me këpërata pjesën përtej 70 personave dhe të gjithë e dimë si përfundoi Parlamenti kur demokratët lanë mandatet.

2. Trasta me para si kriter për emrin në listë.
Në 2017-ën, në ditëlindjen e një ish demokrati pak ditë para shpalljes së listës për PD-në për deputetë, një ish deputet e tha troç se “ka çuar paratë aty ku duhet dhe do ishte patjetër në liste”. Kjo u tha publikisht mes dhjetëra demokratëve dhe u dëshmua e vërtetë pak ditë më pas, ndaj edhe kur erdhi momenti i mbushjes së Parlamentit pas djegies së mandateve, ai ish demokrati që në 2017-ën festonte ditëlindjen pranoi trastën bujare të Taulantit, pasi e dinte se nuk do mundej t’i ofronte trastën Bashës në ndonjë moment tjetër. Në mënyrë të ngjashme, një biznesmeni që donte të promovonte vajzën për deputete në 2017-ën, ju kërkua të financonte PD-në dhe ai çoi një shumë të madhe parash tek zyra e financës së PD-së. Kur doli lista, emri i vajzës së tij nuk figuronte në listën fituese dhe ai shkoi të pyeste, mori si përgjigje “Po ti ke ngatërruar zyrën ku duheshin depozituar”!
3. Kauzat e PD si gjobëvënie për biznesmenët.
Në disa raste deklaratat e shtypit nga PD u kthyen si gjobëvënie ndaj bizneseve. Kërkohej haraç që të mos kishte reagim nga PD-ja! Biznesmenë që kishin ndihmuar PD-në, por nëse ju dilte emri diku apo i ngacmonte qeveria, në vend që të kishin mbështetjen e PD-së, ata kërcënoheshin të paguanin te sekserë që mos i ngacmonte PD-ja!

4. Tradhëtimi pas shpine i ndihmueseve.
Pasi ju merrte paratë, disa muaj më pas ju kërkonte prapë para. Kërcënimi nënkuptohej. Por kur pa se disa prej tyre nuk e paguanin më pasi e panë si kartë të djegur, kur Berisha filloi Foltoret nëpër Shqipëri, Luli shkoi e i spiunoi te kukulla e Soros. Asnjë nga ata që thirrën në rrugën e Elbasanit nuk kishin ndihmuar Foltoren, ata thjesht kishin ndaluar pagesat për Lulin dhe ky i spiunoi se mendonte se po çonin paratë tek Berisha. Spiunimin e atyre që të kanë ndihmuar nuk e ka bërë as McGonigal dhe asnjë bandit tjetër. Këta biznesmenë janë gjallë dhe nuk e kapërdijnë dot këtë pabesi.
5. Viktimë apo peng i pazareve dhe parave me origjinë të dyshimtë?
Skandali McGonigal po çmend SHBA-të dhe po shkruajnë me mijëra artikuj në gjithë mediat botërore. Të gjithë po prisnim të reagonte ashpër Basha, si viktima kryesore e korruptimit të FBI për interesat e Ramës. Reagimi i tij ishte për gjynah. Një reagim i thatë se ai është në krah të Amerikës (edhe Rama, biles edhe McGonigal nuk thonë që janë kundër Amerikës!), por nuk guxoi as të përmendë në reagim as emrin e Edi Ramës dhe as të McGonigal! Tregues se pengmarrja e Lulit shkoi në shkallë ekstreme, aq sa për 1 javë të mos flasë asnjë fjalë (si Rama dhe Kim), dhe pastaj të mos përmendë dot asnjë emër për skandalin e tmerrshëm të korruptimit të FBI dhe kthimit të saj si polici private të Ramës. Ra peng dhe nuk reagon dot pasi duhet të tregojë se ku i mori 500,000 USD-të dhe pse përdori kanale ruse për t’i çuar në Amerikë.
Ndaj nuk është punë shansi i dytë, i tretë, apo i dhjetë. Ky njeri ra peng i pazareve me para të pista që zgjodhi vetë të bënte. Ky njeri tradhëtoi gjithë demokratët që i kishte në krah pasi donte veç lëpirës. Ky njeri u bë gjobëvënës dhe bëri para të madhe në opozitë, por nuk ndihmoi asnjë opozitar.
Ndaj sot del për foto, por jo për opozitë. Se ka vite që nuk proteston, se nuk thotë dot një emër për skandalin McGonigal, se ky gjithnjë fitonte edhe kur PD humbte.
Për fat të keq edhe sot ai askujt nuk i ka kërkuar falje për asnjë pabesi, ndaj dhe mund të jetë njeriu i vetëm në Shqipëri që nuk tregon dot një shok a një mik./ G.D
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli...
Kryetari “luksoz” i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që k...
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zytrtare në M...
Lulzim Basha, i cili dështoi si kryetar i Partisë Demo...
Ndonëse paguhet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ish-k...
Prej javësh po diskutohet për skandalin e ish-zyrtarit të ...
CNA.al raportoi ditën e djeshme se policia i kishte vënë s...
Ish-deputetja që dizajnon kravatat e Ramës, teksa ka konfi...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar një natë më parë, se nu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme ës...
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, dhe kryetari i ...
LZHK dhe Bindja Demokratike kanë zyrtarizuar koalicionin e t...
Deputeti me 362 vota i PL-së, Petrit Vasili, teksa ka reagua...
Brisida Shehaj, koordinatorja kombëtare për luftën kundër ...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar takimin me Mark Rossi...
Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës , Belind Këlliçi ka ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi dis...
Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë marrë përgjues nga...
Kryeministri Edi Rama ka folur pa dorashka dhe ka zbuluar ...
Partitë opozitare “Bindja Demokratike” dhe “Lëvizja për Zh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...