Fotot ekskluzive/ Faktet që nxjerrin zbuluar Veliajn
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj trumbeton fort në medi...
Ish-lobisti i Partisë Demokratike në Uashington, Nick Muzin pretendon se takimi mes liderit demokrat Lulzim Basha dhe Presidentit amerikan, Donald Trump në qershor 2017 është një nga arritjet e kompanisë së tij.
Lobisti që më parë ka përfaqësuar Partinë Demokratike në Uashington, Nicolas Muzin ka regjistruar një kompani të re lobimi, në faqen e internetit të së cilës e paraqet takimin midis Bashës dhe Trump si një nga arritjet e ndëmjetësimit të tij.
?Klientët tanë vijnë nga e gjithë bota, duke kërkuar të lidhen me vendimmarrësit në Uashington DC dhe të diskutojnë çështje të rëndësishme,? shkruhet në faqen e internetit të kompanisë. ?Stonington Global është krenare për sukseset tona të fundit,? shtohet aty, duke publikuar disa fotografi nga takimet e realizuara nga kompania ndërmjet klientëve të saj dhe liderëve amerikanë.
Një prej fotove tregon takimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha me Presidentin Donald Trump.
I pyetur nga BIRN, lobisti Muzin refuzoi të komentonte mbi pagesën e bërë nga PD për takimin mes Bashës dhe Trump, duke nënvizuar se ata e mbajnë punën që bëjnë për klientët e tyre konfidenciale.
?Siç mund ta kuptoni, ne e mbajmë konfidenciale të gjithë punën që bëjmë për klientët tanë,? tha Muzin. ?Por mund t?u them se ne jemi krenarë që kemi përfaqësuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, të cilin e konsiderojmë një yll në rritje dhe lider të ardhshëm të Europës,? shtoi ai.
Partia Demokratike gjithashtu refuzoi të komentonte mbi postimin e kompanisë Stonington Global, duke nënvizuar që marrëdhënia e saj me lobistin Nicolas Muzin kishte përfunduar.
?Partia Demokratike nuk komenton pretendimet e bëra për qëllime marketingu nga kompani dhe persona privatë, të cilat bëhen me qëllim tërheqjen e blerësve për shërbimet që ato shesin,? tha ajo nëpërmjet një zëdhënëseje.
?Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte dhe asnjë kontakt me zotin Muzin që prej qershorit të vitit 2017, kur ka mbaruar kontrata mes tyre,? shtoi ajo.
Basha u takua me Trump gjatë një vizite dy ditore në SHBA në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Pas kthimit në Shqipëri, kreu i PD-së tentoi ta kapitalizonte pa sukses takimin për mbështetje elektorale.
Kompania Stonington Global është themeluar nga Nick Muzin dhe Joe Allaham. Muzin ka punuar më parë si këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan, Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016. I edukuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit. Allaham është një biznesmen hebre i lindur në Damask dhe i lidhur me elitat vendimarrëse në Lindjen e Mesme.
Në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, Stonington Strategies ? kompania paraardhëse e Stonington Global e themeluar nga Muzin, lidhi dy kontrata për përfaqësimin e Partisë Demokratike në Uashington, të cilat kishin si qëllim t?i siguronin takime të nivelit të lartë me administratën amerikane.
Sipas të dhënave të deklaruara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA nga Muzin Capitol Partners ? kompania mëmë e Stonington Strategies, kontratat u lidhën nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin ?Biniatta Trade LP? dhe kapnin nje vlerë totale prej 675 mijë USD.
Ndryshe pretendon Partia Demokratike. Sipas raportit vjetor të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo e fundit deklaron se gjatë vitit 2017 në total ka shpenzuar 26.4 milionë lekë në konsulenca, nga të cilat Muzin Capitol Partners ka përfituar vetëm 3.1 milionë lekë (25,000 USD).
Diferenca mes raportimeve të Muzin Capitol Partners në Departamentin e Drejtësisë në SHBA dhe raporteve të dërguara na KQZ nga Partia Demokratike, e shtynë Prokurorinë e Tiranës në nëntor të hapte një hetim kryesisht ndaj kësaj të fundit për veprat penale të falsifikimit dhe mosdeklarimit-fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal./Besar Likmeta-Reporter.al
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj trumbeton fort në medi...
Orët Rolex janë disa nga orët më të njohura por njëkohësisht...
Nëse dy njerëz mund ta ëndërrojnë të njëjtën ëndërr, a do të...
Ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba në një postim në rrjetet socia...
Opozita ka vendosur të bojkotojë nesër punimet në Kuvend duk...
Plagosja me armë zjarri në zonën e Shënkollit, mesditën e so...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Shënkollit...
Gjashtëdhjetë e tre vjeçe, por duket se koha për Ornella Mut...
Partia Demokratike vijon të denoncojë planin e Bashkisë së T...
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ...
Një shtetas shqiptar ka vrarë veten, pasi iu refuzua leja e ...
Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, Manfred...
Një shtetas shqiptar 32 vjeçar, u përfshi në një sherr me nj...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një dalje për shtyp ...
Komisioni i Vettingut, është vënë në dyshime për korrupsion ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sëri...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së sotme në ...
Rajneesh, i njohur edhe si Acharya Rajneesh, Bhagwan Shree R...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sërish në lidh...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...