web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Përplasen katër mjete, raportohet për të lënduar

5 Shtator 2018, 09:10, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Rinasit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 tek kryqëzimi i fshatit Laknas.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër automjete, dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona, dy pasagjerë dhe një drejtues mjeti.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga