web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Forbes liston 20 vendet që duhet të vizitoni patjetër

5 Shtator 2018, 08:23, Aktualitet CNA

Revista Forbes ka publikuar një listë me 20 vendet më të bukura të botës, në bazë të etiketimeve të Instagram.

Në vendin e 20, kryeqyteti australian Sidnej

Një nga vizitoret më të shumta të kryeqytetit australian, Katie Frederick Jacobson, e cila e viziton rregullisht që nga viti 2009, shprehet se ja vlen të udhëtosh shumë për të arritur në një vend kaq të bukur. Ndër të tjera ajo shprehet se Sydney është një miks mes Neë York-ut dhe Londrës.

Në vendin e 19, Portland. Oregon

Oregon është vendi ideal për fotografët, me një pamje të mrekullueshme të parqeve natyrore, ujëvarave, liqeneve dhe maleve.

Në vendin e 18, Kuba

Kuba dallohet për arkitekturën dhe kulturën e saj. Është shumë e këndshme për sytë, të shohësh sesi është të jetosh nën rregullat e Fidel Kastros.

 

Në vendin e 17, Barcelona

Barcelona është si një fshat i madh. Shumë rrugë për këmbësorët, të cilat të ndihmojnë ti biesh rreth e qark qytetit. Gjithashtu ka shumë vende ku mund të relaksohesh dhe të shijosh një cocktail.

 

Në vendin e 16, Mexico City

Arkitektura dhe emocionet janë të ndërthurura më së miri në kryeqytetin meksikan. Mexico City është ai qytet që shndërrohet në atë që ti do.

Në vendin e 15, Izraeli

Kryeqyteti izraelit, Tel Avivi, është metropoli bashkohor i Mesdheut. Por ajo që të tërheq më shumë nga Tel Avivi nuk janë kafenetë apo restorantet, por njerëzit

Në vendin e 14, Filipinet

Ishujt në Filipine dallohen për formacionet e gurit, rërën e bardhë dhe detin e kristaltë.

Në vendin e 13, Tailianda

James Bond është personi që ka vizituar më shumë nga të gjithë Tailandën.Në Tailandë ka shumë vende që të rrisin kureshtjen për të eksploruar më tepër.

Në vendin e 12, Stambolli

Stambolli është vendi ku ëndrrat e çdo njeriu bëhen realitet.

Në vendin e 11 , Ishujt Bahamas

Ishujt Bahamas, njihen për shpellat nënujore fantastike

Në vendin e 10, Greqia

Greqi dallohet për arkitekturën dhe plazhet por një nga vendet, i cili spikat më së shumti është Santorini.

Në vendin e 9, Majemi

Majami ka të miksuar qytetin e shndërritshëm me plazhet relaksuese. Aty ndodhen hotele dhe restorante të mrekullueshme.

Në vendin e 8, Roma

Roma është absolutisht e mrekullueshme, nëse ju shkoni në Romë, duhet të ecni në këmbë për të zbuluar kalimet sekrete dhe kafen e këndshme.

Në vendin e 7, Londra

Nëse jeton në Londër për 1 vit rresht, do të ndihesh londinez. Londra është një qytet shumë i gjallë dhe i ngrohtë, veçanërisht gjatë Krishtlindjeve, ku atmosfera është e pabesueshme.

Në vendin e 6, Parisi

Parisi është nga ato vende që ti nuk do të rreshtësh së menduar pasi ta kesh vizituar. Mbase për kullën Eifel apo për ushqimet e mrekullueshme, por Parisi do të mbetet brenda teje përgjithmonë.

Në vendin e 5, Yosemite

Parku natyror i Yosemite nuk zhgënjen asnjëherë. Në mëngjes ai ka një pamje magjepsëse.

Në vendin e 4, San Francisko

Pavarësisht sesa udhëton, në San Francisko do të harrosh lodhjen dhe do të ndjesh relaksin.

Në vendin e 3, Los Angeles

Los Angelos dallohet për plazhet fantastike dhe njëri prej tyre është Manhattan Beach Pier.

Në vendin e 2, Venecia

Burano është një nga vendet me më shumë ngjyra që ju mund të shikoni në jetën tuaj. Nëse shkon aty të duket sikur ke hyrë brenda një kutie bojrash.

 

Në vendin e 1, New York City

Neë York City është një qytet që nuk fle kurrë dhe të ecësh në rrugët e tij, të duket sikur je i rrethuar nga njerëz nga e gjithë e bota.

 





Lajmet e fundit nga