“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka reagur pas ngjarjes së djeshme ku fasada e shkollës 9-vjeçare, “Papa Kristo Negovan”, në Ersekë.
Vokshi, në një deklaratë për mediat ka vënë në pah faktin se fasada e shkollës është rrëzuar pikërisht kur kryeministri Edi Rama ishte në Ersekë.
“Fasada e Rilindjes së Edi Ramës ra dje në Ersekë, në kohën kur ai po merrej pikërisht me fasadën dhe pikërisht në Ersekë.
Ndërkohë që kryeministri mbillte pemë në kodrat e qytetit, në qendër të Ersekës shembej fasada e shkollës 9-vjeçare, 'Papa Kristo Negovani'.
Falë Zotit, ngjarja, që mund të ishte dje një dramë, nëse fëmijë të shkollës mund të kishin qëlluar afër sipërfaqes së murit që u shemb, nuk rezultoi më shumë se një komedi. Për Ramën, por edhe për të gjithë zinxhirin drejtues të arsimit në Kolonjë”, theksoi ajo.
Vokshi ka përmendur edhe faktin se gjatë takimeve elektorale të Ramës, kanë marrë pjesë edhe mësues e drejtorë të shkollave, çfarë është në kundërshtim me ligjin.
"Të gjithë shefat e arsimit, për turpin e tyre, ishin në krah të Ramës. Disa qeshnin, ndërkohë që kryeministri bënte sikur mbillte pemë, ndërkohë që vetëm disa qindra metra më larg një pjesë e shkollës 'Papa Kristo Negovani' ishte shembur.
Siç do ta shihni në pamje, ishin dje me Ramën, në shkelje të ligjit, që ua ndalon arsimtarëve të bëjnë fushatë:
Zonja Zhaneta Prifti, përgjegjëse e Zyrës së Arsimit në Kolonjë.
Muharrem Doçi, drejtor i shkollës 'Papa Kristo Negovani', që u shemb.
Zonja Zamira Meto, drejtoreshë e gjimnazit 'Petro Nini Luarasi'.
Lopatën Ramës ia mbante drejtori i Ujësjellësit të Kolonjës, Enea Jorgji. Këtij të fundit i falet roli i shërbestarit, por arsimtarëve dhe drejtuesve të arsimit, në asnjë mënyrë. Ata janë në ato detyra për t’i shërbyer arsimimit dhe edukimit të fëmijëve të Kolonjës, jo për të qenë shoqërues të kryeministrit në aktivitete partiake, në shkelje të ligjit dhe të kodit etik.
Arsimi duhet të jetë i depolitizuar!
Por, kështu ndodh kur drejtoër dhe përgjegjës të arsimit, të bën jo përkushtimi, por animi dhe aktiviteti politik partiak.
Kështu ndodh kur mësuesit nuk janë më rilindësit e dikurshëm, sic mbajnë emrin shkollat e Kolonjës, 'Papa Kristo Negovani' dhe 'Petro Nini Luarasi', por 'rilindas' të Ramës dhe Partisë Socialiste.
Një thirrje për drejtuesit e arsimit në Kolonjë është që, t’i khehen vendit të punës për të cilin paguhen, jo nga partia, por nga taksat e kolonjarëve. Të shikojnë mbarëvajtjen e nxënësve dhe jo pemët elektorale të kryeministrit, që do bien me erën më të parë ashtu si muri i shkollës, e për këtë duhet hetimi i menjëhershëm.
Ajo që ndodhi dje ishte treguesi më i mirë se cfarë të ndodh kur në vend të bësh punë, bën sikur punon. Në vend të punosh për të ardhmen, punon për tremujorin e fushatës. Në vend që të merresh me thelbin, priresh nga fasada.
Thelbi i gjithë kësaj është arsimi. Jo fasada që ra dje, jo pemët që u mbollën dje, në një krahinë të Shqipërisë ku pemë ka, por nuk ka më as punë dhe as njerëz.
Organeve të drejtësisë u bëjmë thirrje të hetojnë tenderat për punimet e shkollës që u shemb duke rrezikuar jetën e fëmijëve”, tha ajo.
Ndër të tjera, deputeja e PD-së i ka bërë thirrje KQZ-së që “të marrë masa ndaj shkeljeve të djeshme në Ersekë, kurse publikut të hapë sytë para mashtrimit të përditshëm për të cilin paguhet me paratë e qytetarëve”./CNA.al
Kryeministri Edi Rama, bashkë me Zv/Kryeministren Belinda ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të ditës bo...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka deno...
Në vitin 2023, banorët e Tiranës kanë ende kërkesa baz...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me bluzat...
Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se kryemin...
Kandidati i PD-së së Alibeajt për Tiranën, Roland Bejk...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Mat, ku ...
Rrugë krejtësisht të amortizuara, çezma pa ujë, mbetje...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nga takimi elek...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të kishte gjëra q...
Kryeministri Edi Rama ka folur për përmbytjet duke e k...
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar kreun e Bashkisë...
Kreu i “Lëvizjes Bashkë” dhe kandidati për bashkinë e ...
CNA publikoi sot dokumenta që tregonin se kompania e k...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlli...
Frrok Gjini do të bëhet deputeti më i ri i Kuvendit. M...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Dashnor Sula është një nga deputetët e grupit të Enkel...
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë pasditen e sotme n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...